• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reshjet në Shkodër, prefekti: Çdo gjë është normalizuar

by A R
23/07/2018 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata në qytetin e Shkodrës pas reshjeve të dendura lokale të rëna mesditën e sotme të cilat shkaktuan edhe përmbytje, tashmë është normalizuar.

Prefekti i Shkodrës, Çesk Millja gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), sqaron se situata në këtë qytet pas reshjeve është normalizuar dhe se institucionet e linjës janë në gatishmëri për çdo lloj rasti.

“Në përballimin e kësaj emergjence u angazhuan të gjitha strukturat. Shira të tillë ndodhin dhe janë të paparashikueshëm, i vetmi problem që patëm ishte te spitali, ku së bashku me forcat e zjarrfikëses morëm masat menjëherë duke zgjidhur problemin. Në këto momente çdo gjë është normalizuar. Shansi për qytetin e Shkodrës ishte që shiu edhe pse ishte i dendur duke rënë në formë breshëri, nuk u shoqërua nga erëra të forta ashtu si në disa qarqe të tjera të vendit, duke na lehtësuar mjaft punën”, – theksoi prefekti Millja.

Në fjalën e tij prefekti u ndal edhe tek efektet pozitive qe pati rënia e këtij shiu. Edhe pse me një dozë tepër të lartë, shiu i rënë në Shkodër i ka dhënë një ndihmë fermerëve të këtij qarku si dhe në mbrojtjen ndaj zjarreve, të cilat shpeshherë shkaktohen nga temperaturat e larta që përfshijnë vendin tonë.

“Për bujqësinë mund të them që ka qenë një gjë e mirë, ashtu edhe për parandalimin e zjarreve. Gatishmëria ka qenë në nivelet e duhura e institucionit të prefektit me forcat e ushtrisë. Jemi në gatishmëri për të përballuar çfarëdolloj situate nëse do të ketë një të tillë, do të jenë forcat e zjarrfikëses, të ushtrisë dhe të gjitha institucioneve të linjës. I pyetur nëse reshjet e shiut të cilat shkaktuan përmbytje të vogla në Shkodër kanë shkaktuar dëme ekonomike në këtë qark, prefekti Millja theksoi se deri tani në këtë zonë nuk është konstatuar një gjë e tillë. /b.d

Next Post
FOTO ILUSTRUESE

Po kulloste bagëtitë, rrufeja vret 22-vjeçarin në Lazarat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Kazerma e GJKKO-së së Shkallës së Parë duhet bojkotuar komplet!

September 19, 2026
Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com