• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reshjet e shiut, Meta flet si i huaj: Asnjë zyrtar i lartë nuk ka dalë në terren, shteti të ngrihet në këmbë

by A R
08/01/2021 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa Forcat e Armatosura kanë dyfishuar kapacitetet në ndihmë të banorëve dhe kanë evakuuar dhjetëra prej tyre, Presidenti ka kërkuar që strukturat shtetërore të angazhohen për të siguruar që përmbytjet të shkaktojnë sa më pak dëme.

Në një postim në mediat sociale, Ilir Meta “harron” se është President dhe kryetar i FA-ve dhe deklaron se “shteti duhet të ngrihet në këmbë” dhe se asnjë zyrtar i lartë nuk ka komunikuar me popullatën në terren. Ai shton se nuk po merret parasysh alarmi nga Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit mbi rrezikun e përmbytjeve në vend.

“Ende sot, asnjë zyrtar i lartë shtetëror nuk ka komunikuar zyrtarisht me popullatën për ta informuar mbi masat e marra për përballimin e kësaj situate të vështirë. Qytetarët meritojnë të informohen me transparencë dhe këtij detyrimi kushtetuese nuk mund t’i shmanget askush!

Sipas të dhënave nga terreni, me qindra hektarë tokë rezultojnë të përmbytura në Qarqet Tiranë, Shkodër, Lezhë, Krujë, Fier, Gjirokastër e Sarandë, dhe vetëm në Durrës, raportohen nga autoritetet mbi 410 hektar tokë nën ujë”, shkruan Meta.

Teksa liston zonat që kanë më shumë probleme nga prurjet e ujit thotë se  kanë dalë në pah dhe abuzimet që janë bërë me investimet për rrjetet kulluese.

“Problematika të mëdha janë konstatuar lidhur me mospastrimin e kanaleve kulluese të Ujrave të Larta, si dhe mosvënia në punë me kapacitet të plotë, të të gjithë hidrovorëve. Në akset kryesore rrugore, raportohen rrëshqitje dherash, ndërkohë që prezenca e kompanive me detyrime kontraktore me Autoritetin Rrugor Shqiptar, lë për të dëshiruar”, shton ai.

Më tej ai bën thirrje qeverisë, ministrive përgjegjëse, Prefekturave dhe Bashkive, të marrin menjëherë dhe pa vonesa të justifikuara, të gjitha masat e duhura për të garantuar mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronave të qytetarëve.

“U kujtoj ministrive, që kanë detyrime kushtetuese dhe ligjore për Mbrojtjen Civile, sipas fushave të përgjegjësive, të dëshmojnë përgjegjshmëri dhe angazhim konkret në këtë drejtim.  U bëj thirrje Prefektëve dhe Kryetarëve të Bashkive në zonat me rrezik të shtuar, të mbledhin menjëherë Komisionet e Mbrojtjes Civile dhe të angazhojnë në terren të gjitha strukturat operacionale për minimizimin e pasojave të përmbytjeve”, shkruan Presidenti.

 Në fund ka një thirrje dhe për Prokurorinë dhe i kërkon që të shikojë me vëmendje çdo raste të shpërdorimit të detyrës nga funksionarët publikë.

/a.r

Next Post
Zgjedhjet e reja/ Albin Kurti pretendon se do marri 65 deputetë dhe ta formojë vetë qeverinë

Albin Kurti do të kandidojë për deputet, vendimi përfundimtar do të merret nga Këshilli Gjyqësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rebelët Huthi sulmojnë Arabinë Saudite, dronët e raketat shkaktojnë 73 të plagosur

Rebelët Huthi sulmojnë Arabinë Saudite, dronët e raketat shkaktojnë 73 të plagosur

September 8, 2026
Champions League/ Barcelona kërkon fitoren në start, pritet spektakël në Liverpool-Atletico

Champions League/ Barcelona kërkon fitoren në start, pritet spektakël në Liverpool-Atletico

September 8, 2026
Zjarri djeg edhe varrezat në Ungrej të Lezhës, deputeti Gjekmarkaj publikon pamjet dhe kërkon ndërhyrje urgjente: Po rrezikohen banesat!

Riaktivizohet zjarri në Lezhë, mbi 5 vatra aktive

September 8, 2026
Kuvendi miraton dekretin, Klodjana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë me 79 vota pro

Kuvendi miraton dekretin, Klodjana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë me 79 vota pro

September 8, 2026
“Të pezullohen ndërtimet gjatë sezonit turistik”, Balla: Yjet e hoteleve, jo me vetëshpallje të pronarëve

“Prania Besnike”, Balla: Partia nuk bën shtet, deputeti s’bën favore

September 8, 2026
Berisha takon një kongresmen, PD: I tregoi për korrupsionin dhe trafikun e drogës nga Shqipëria

Berisha takon një kongresmen, PD: I tregoi për korrupsionin dhe trafikun e drogës nga Shqipëria

September 8, 2026
PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla: Modifikoni kërkesën; Bardhi: Keni frikë…

“Keni noterizuar plaçkitjen e vendit”/ Balla i përgjigjet Bardhit: Fillim i mbarë kur opozita voton projektligjet tona

September 8, 2026
Berat/ Grabitje spektakolare! Hajdutët përlajnë 200 milionë lekë në kasafortat e biznesmenëve

Berat/ Grabitje spektakolare! Hajdutët përlajnë 200 milionë lekë në kasafortat e biznesmenëve

September 8, 2026
FOTOLAJM / U largua nga PS, Marjana Koçeku ulet pranë deputetëve të PD-së

FOTOLAJM / U largua nga PS, Marjana Koçeku ulet pranë deputetëve të PD-së

September 8, 2026
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Përse dështoi Reforma në Drejtësi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com