• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Reshjet e dendura të shiut, nisin përmbytjet e para në vend

by A R
06/01/2016 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas situatës së rënduar nga reshjet e shiut dhe dëborës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është ndërhyrë në disa akse rrugore, për të siguruar qarkullimin rrugor. ARRSH thekson se ka ndërhyrë në aksin rrugor Fushë Arrëz- Gjegjan- Miredite, pasi kishte patur probleme të shkaktuar nga shembjet e dheut.

Kukës, rrëshkitja masive e dherave bllokon rrugën në fshatin Lojme

Ndërkohë në kukës, në fshatin Lojme ka patur rrëshkitje të dherave dhe gurëve që kanë bërë që rruga të bllokohet. Mesimi ne Lojme sot nuk eshte zhvilluar per shkak te sigurise teknike ne shkollen ekzistuese. Ne bashkepunim me Njesine Administrative Zapod po punohet per sigurimine ambienteve te tjera te perkohshme per mesim. Ne qytetin e Kukesit punonjesit e sherbimeve po punojne per mbajtjen nen kontroll te pusetave e rrjetit te kanalizimeve per ujrat e bardha e te zeza.

Jane marre masat e nevojshme per eleminimin e nje defekti ne rrjetin e kanaleve te ujrave te zeza ne kryqezimin prane obeliskut te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ( ish kendit te kuq).Ka problem te furnizimit me energji elektrike ne disa fshatra te Njesise Administrative Malzi,per shkak te akullit ne rrjetin e tensionit te mesem e te ulet. Eshte vene re shtim I prurjeve ne ujsjellesin e Kukesit dhe po koordinohet per shtimin e orarit per furnizim me uje te qytetit.

Lezhë, Probleme në Zadrimë e Torovicë, rrezik përmbytje në fshatin Spiten

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona në Zadrime dhe Torovicë. Si pasojë e shirave të dendur rrezikohen të përmbyten disa banesa në fshatin Spiten në Lezhë. Lidhur me situatën ka reaguar Prefektura e Lezhës, duke theksuar se deri më tani situata është nën kontroll, dhe po merren masat e nevojshme për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes. Nga Prefektura e Lezhës sqarojnë se hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë. 

Bllokohen dy fshatra në fushë­bulqizë nga dëmtimi i rrugës

Reshjet e rrëmbyera të shiut kanë shkaktuar fryrjen e përrenjve në Bulqizë, të cilët kanë dalë nga shtrati. Si pasojë është dëmtuar rruga në Fushë Bulqizë, duke bllokuar dy fshatra, Kocaj 1 dhe Kocaj 2. Nga reshjet e dendura janë dëmtuar edhe dy banesa.

Bulqizë, del nga shtrati Zalli i Thatë, rritet niveli i HEC-it të Fierzës

Ndërkohë, në Bulqizë raportohet dalja nga shtrati i Përroit Zalli i Thatë, ujërat e të cilit kanë bllokuar dy fshatra në Fushë-Bulqizë. Reshjet e ditëve të fundit kanë nisur të japin efektet e para në kaskadën e Drinit. Autoritetet njoftojnë se ka një rritje të lehtë të nivelit në Hidrocentralin e Fierzës si pasojë e shtimit të prurjeve të lumit. Pak ditë më parë, KESH njoftoi ndërprerjen e prodhimit të energjisë në këtë HEC si pasojë e rënies së nivelit të ujit në pikën kritike.

Next Post

Bojkoti i PD, Braçe: Berisha e Basha nuk duan reformë në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

March 21, 2026
SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In