• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Republikanët kërkojnë shtyrjen e gjyqit ndaj ish-presidentit Trump/ McConnell: Prisni deri më 28 janar dhe…

by Java News
22/01/2021 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Republikanët në Senatin amerikan të enjten u kërkuan demokratëve të shtyjnë fillimin e gjyqit kundër ish-Presidentit Donald Trump deri në mes të shkurtit, për t’u dhënë kohë avokatëve të tij për të përgatitur një mbrojtje kundër akuzave për nxitje të protestës së dhunshme.

Kjo lëvizje erdhi pasi demokratët më herët gjatë ditës thanë se Dhoma e Përfaqësuesve mund të dërgonte që të premten në Senat akuzat, që u miratuan javën e kaluar në përgjigje të sulmit vdekjeprurës në Kapitol nga mbështetësit e ish-presidentit Trump.

Ish-presidenti republikan Donald Trump u largua nga zyra të mërkurën dhe udhëtoi për në vendpushimin e tij në Florida, disa orë para se të betohej demokrati Joe Biden.

Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell u kërkoi demokratëve që të prisnin deri më 28 janar për dërgimin e akuzave për t’i dhënë  Trump dy javë për të përgatitur mbrojtjen e tij ligjore. Zyra e udhëheqësit të shumicës në Senat, Chuck Schumer nuk iu përgjigj menjëherë një pyetjeje në lidhje me propozimin e senatorit McConnell.

Demokratët kontrollojnë Senatin me epërsinë më të ngushtë të mundshme, duke u mbështetur në votën e Nënpresidentes Kamala Harris për të thyer ndarjen në mënyrë të barabartë të votave 50-50, dhe gjithashtu kanë nevojë për bashkëpunimin e republikanëve për të çuar përpara shumë elemente të axhendës së Presidentit Biden, si dhe për të konfirmuar emërimet për Kabinetin e tij.

Trump është i vetmi president amerikan ndaj të cilit janë ngritur akuza dy herë, dhe gjyqi i tij në Senat do të jetë i vetmi që ka ndodhur ndonjëherë pasi një president është larguar nga detyra.

Një burim me njohuri për këtë çështje i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Dhoma e Përfaqësuesve mund të dorëzonte akuzën që të premten dhe numri dy i demokratëve në Senat,senatori Dick Durbin tha se ai e priste atë “në një ose dy ditë”. Në gjyqin e parë kundër  Trump, Senati filloi procedurat një ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve i dorëzoi akuzat.

Por senatorët republikanë thanë se ata kishin diskutuar nevojën për t’i dhënë ish-presidentit Trump kohë për një “proces të drejtë ligjor”, siç tha senatori John Cornyn.

“Nga sa kuptoj nga biseda e sotme, ai (gjyqi) nuk fillon deri diku në mes të shkurtit”, u tha gazetarëve senatori republikan Mike Braun.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve më herët të enjten në lidhje me kohën kur ajo do të dorëzonte akuzën në Senat. Senatori Durbin u tha gazetarëve se ende nuk ishte përcaktuar nëse Senati do të mbante një “gjyq të plotë me prova dhe dëshmitarë” apo një procedurë “të përshpejtuar”.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi javën e kaluar për ngritjen e akuzave ndaj Trump për nxitjen e sulmit vdekjeprurës të 6 janarit në Kapitol, një përpjekje e dështuar për të penguar certifikimin zyrtar të fitores së  Biden nga Kongresi.

Demokratët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe të mërkurën morën një epërsi të ngushtë në Senat, por të paktën dy të tretat e votave të Senatit me 100 anëtarë janë të nevojshme për të miratuar akuzat kundër  Trump. Do të nevojitej një votim i veçantë për ta bllokuar atë të kandidojë përsëri për një post zyrtar.

Presidenti Trump ka punësuar avokatin nga Karolina e Jugut, Butch Bowers për ta përfaqësuar atë në gjyqin e Senatit, tha të enjten një burim me dieni mbi këtë çështje.

Ndërsa republikanët kanë bërë thirrje për një shtyrje të gjyqit për t’i dhënë  Trump kohë për të përgatitur mbrojtjen e tij, disa demokratë gjithashtu do të favorizonin një shtyrje të gjyqit për të vënë në vijë axhendën dhe emërimet e Presidentit Biden.

Senatori Chris Coons tha se demokratët do të ishin të hapur për të konsideruar një shtyrje nëse bëhet përparim në konfirmimin e anëtarëve të Kabinetit të Preisdentit Biden.

“Ka dhjetra anëtarë të lartë të administratës që duhet të konfirmohen dhe meritojnë të konfirmohen”, tha senatori Coons për rrjetin CNN. “Nëse vazhdojmë të bëjmë përparim në atë drejtim, atëherë unë mendoj se ky është një hap i mirë. Nëse jo, shpejt do t’i gjeni demokratët e irrituar që do të këmbëngulin në fillimin e gjyqit (në Senat kundër ish-presidentit Trump)”, shtoi ai./VOA

g.kosovari

Next Post
Zjarr në një shtëpi të moshuarish/ Humbin jetën 15 persona lëndohen 11 të tjerë

Zjarr në një shtëpi të moshuarish/ Humbin jetën 15 persona lëndohen 11 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In