Kreu i PD-së Lulzim Basha, këtë të hënë i ka zhvilluar takimet e tij elektorale nëpër rrugët dhe lokalet e Tiranës, ku ka takuar një sërë qytetarësh e simpatizantësh.
E teksa Basha zhvillonte një takim në një lokal të Tiranës, një grup qytetarësh i kanë bërë një surprizë, meqenëse sot është dhe ditëlindja e tij.
Ata i kishin përgatitur një festë surprizë dhe një tortë, në të cilën mbishkruhej: “Republika e Re.”
Më poshtë video e surprizës për ditëlindjen e 43-të të liderit të opozitës. /b.d










