• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI zhvishet nga përgjegjësia për qeverisjen: Me Ramën nuk bëjmë më koalicion

by Java News
12/06/2017 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka folur për marrëveshjen PS-LSI, duke e cilësuar se ka qenë parimore, programore, dhe jo për tepsi dhe timon. Luan Rama akzuoi kryeministrin se po fsheh përgjegjësinë si kryetar i qeverisë.

“Rama po fsheh përgjegjësitë si kryetar i qeverisë. Marrëveshja e 1 prillit është dokumenti mbi të cilin u krijua bashkëqeverisja me PS. Nuk ishte marrëveshje për tepsi as për timon, as për koncesione as për kanabizimin e vendit. Ishte një marrëveshje parimore për t’I dhënë vendit qeverisje të stabilizuar dhe të mire”, tha Luan Rama.

Luan Rama lexon disa prej pikave të marrëveshjes. Ai pyet kryeministrin se në cilën reform është bërë LSI pengesë. Ai tha se LSI ka iniciuar dhe ka mbështetur reformat më të rëndësishme të vendit duke mos u bërë pengesë.

“Marrëveshja parashikonte; 1. Bashkëpunim strategjik, programor dhe politik mes PS dhe LSI për të ndërtuar Shqipërinë Evropiane për mirëqeverisjen. 2. Vullnet për të garantuar kohezionin e koalcionit dhe konsensus për të garantuar pavarësinë e insitucioneve dhe depolitizimin e administratës. Ramë dakord për consensus të brëndshëm” tha Luan Rama.

“Ku e ka penguar LSI Kryetarin e rilindjes, në cilin aspekt të qeverisjes? Ça reforme mori kryetari i rilindjes dhe LSI iu bë pengesë. Kemi iniciuar dhe mbështetur reformat për mirëqeverisje“, tha Luan Rama.

Rama ka faturuar ndaj Partisë Socialiste disa prej dështimeve të qeverisë duke e quajtur liderin e PS-së si të vetmin fajtor. Ai sulmoi kryeministrin duke thene se derdellit dhe i kerkon te tregoje se ku jane shushunjat.

“Ca reforme tjetër ka penguar LSI kryetarin e rilindjes që dërdëllit gjithë ditën. Pse nuk i tregon Rama ku janë shushunjat. Të thojë se në cilin sector të hipotekës. Në qytetet kryesore tatimet drejtohen nga PS. Ku janë shushunjat? Ka ca policë blu dhe disa drejtorë blu si bashkëpërgjegjës në kanabizimin e vendit. A mban përgjegjësi kryetari i rilindjes? Po në sistemin doganor ku doganierë të manipuluar manipulojnë skanerat dhe lejojnë kalimin e drogës, kush ka përgjegjësi. Lëri manovrat për të manipuluar opinionin. Sistemi ka probleme dhe është i kanabizuar dhe i inkriminuar sepse për 4 vjet më radhë në krye të tij ishte kryetari i rilindjes“, tha Luan Rama.

Nekryetari i LSI i beri thirrje kryeministrit te ulen perballe per te nxjerre pergjegjesite.

“Hajde të ulemi ballë për ballë shqiptarëve dhe të nxjerrim përgjegjësitë. Ne nuk i ikim përgjegjësisë”, tha Luan Rama.

Ai paralajmëroi se nuk do të ketë koalicion pas zgjedhjeve me Partinë Socialiste. Sikurse tha Luan Rama: Do ta ndihmojmë kryetarin e Rilindjes që të mos jetë më kryeministër.

Next Post
Përse dhe çfarë kemi nevojë të dëgjojmë?

Përse dhe çfarë kemi nevojë të dëgjojmë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

September 27, 2026
WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

September 27, 2026
Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

September 27, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Rama mbërrin nga SHBA sot në orën 13:00, mediat: Çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas

September 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Edhe fundi e ka një erë…

September 27, 2026
GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

September 27, 2026
Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

September 27, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Euro bie, çmimet jo”/ Braçe denoncon supermarketet: Blejnë më lirë, na shesin shtrenjtë! Të taksohen mbifitimet

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com