• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Republika e re e Ramës dhe dreka falas e Bashës!

by Shpëtim Nazarko
22/06/2017 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko/

Po e dëgjoja Bashën në Vlorë duke folur edhe një herë për republikën e re. Dikur, po në Vlorë, i gjendur para ca provimeve në matematikë, po i kërkoja ndihmë profesorit tim të vjetër. Nxënësi i shkëlqyer i njërit prej gjigantëve të historisë së shkencës, Enriko Fermit. Profesori m’i shpjegoi thjesht vështirësitë dhe unë zura t’i zgjidhja ushtrimet përmendësh. I gëzuar nga kjo arritje, fillova të merresha me problemat. Dikur profesori hodhi sytë në llogaritë e pafundme të numrave që kisha shkruar në fletore dhe përkundrejt habisë time që nuk më dilnin zgjidhjet që jepeshin në fund të faqes, më tha me qetësi: Shiko, Shpëtim! Përpara se të kërkosh ta zgjidhësh problemin, duhet ta shtrosh atë!

Mua më lejohej, si fëmijë, të ngatërroja gjërat, po një aspiranti për kryeministër, natyrisht që jo. Basha vërvitet nga një numër në një tjetër, po se ku është republika e re, nuk e di. Basha dhe Rama kanë ndërruar rolet edhe kësaj radhe.Basha duhet ta dijë se për këtë ka studiuar fundja në shkollë, se numri është pasojë dhe para tij duhen konceptet.

Në katër vjetët e Ramës, në të cilat Basha numëron vetëm fasada dhe palma të thara, vendi filloi refomën në drejtësi dhe atë të territorit. Vepra këto të munguara për 25 vjet dhe shenja të një republikë të re. Rama filloi reformën në arsimin e lartë dhe atë profesional. Edhe këto shenja të qarta për një republikë të re. Kërkon të bëjë Reformën Kushtetuese dhe më në fund të ndajë pushtetin nga shteti. Nuk është e vështirë të dallosh këto shenja gjatë gjithë fushatës së tij këto ditë dhe një qëllim që e ndjek me qartësi të plotë kudo ku flet. Të gjitha këto duhej të ishin inisiativa të atij që kërkon të bëjë republikë të re.

Po unë kam një plan-thotë Basha. Ka bekimin e amerikanëve dhe gjermanëve. Po për çfarë flitet në atë plan?

Do ta ndihmojmë fermerin me para në dorë, rreth 150 milionë euro në dorë çdo vit dhe 100 të tjera për kanalizime dhe ujitje etj., etj. Nuk është e vështirë, që nëse bëhet llogari këto njëzet e pesë vjet, të shihet se janë hedhur shumë para për bujqësinë, por gjendja gjithnjë e më keq përkeqësohej. Pothuajse çdo vit vendi përmbytej e përmbytet. Vërtet kështu ndihmohet fermeri?

Në Amerikë, atje ku Basha mendohet se ka marrë bekimin për planin e tij, pa bërë ndonjë gabim të madh, mund të thuhet se ky plan alla Basha nuk ekziston. Fermeri që ka tokën e tij në kadastër të regjistruar në bazë të klasit që ka toka e tij dhe po ashtu edhe shtëpia e për këtë merr kredi te bankat, bile dhe orientohet se çfarë duhet të mbjellë.

Pa bërë prapë ndonjë gabim, duhet të themi se ndihma më e madhe është që fshatarit t’i jepet tapia e rregullt e tokës dhe ajo e shtëpisë. Pra të funksionojë kadastra në përpikmëri. Është shenjë e qartë për atë që kërkon të ndërtojë republikën e re. E keni dëgjuar të flasë Basha për këto gjëra? Nuk thotë dot gjë, se do të përplaset me kundërshtarin e tij. Ai do t’i tregojë legalizimet, që në katër vjet të qeverisjes së tij, janë dhjetëra herë më të mëdha se ato që dha Basha dhe partia e tij për tetë vjet.

Po mund t’i tregojë edhe tapitë, që me gjithë ngadalësimin dhe të Ramës, janë prapë shumë më tepër se ato që dha Basha dhe partia e tij.

Basha nuk mund të flasë dot as për ujitjen apo ndihmën që u ka dhënë për tetë vjet fshatarëve. Po shihja zonën e Lushnjës, e vetmja që nuk u përmbyt vjet. Një rreth prej 400 km kanalesh vaditje e kullimi ka filluar të funksionojnë dhe zona më prodhuese e vendit, gati e dyfishoi eksportin. Është vepër e kundërshtarit të tij politik, që edhe këtu, ndryshe nga paraardhësit, dha një shembull precizioni.

Natyrisht, fshati, më shumë se subvencione me dy fidanë këtu e tre atje, siç bëri Berisha, kërkon gjëra të tjera nga ato që mendon Basha.

Do ta prish që ditën e parë ligjin për arsimin e lartë-thotë kryetari i PD-së. Me se do ta zëvëndësojë? Prapë do të rivendosë ato universitete që tmerruan të gjallë e të vdekur dhe prodhuan ata mijëra të papunë të sotëm. Se ata nuk i la pa punë Rama, por diplomat që në kapitalizëm vlejnë më pak se dikur në socializmin tonë, ku me një të tillë siguroje jetën. Po të kishte vërtet qëllim të mirë dhe për një republikë të re, Basha dhe partia e tij do ta pastronin me kohë Universitetin e Kamzës, apo ndoshta të vetmin që bota e ka njohur si të denjë për të qenë universitet. Po dhe për atë nuk flet dot. Kundërshtari i tij e pastroi dhe po i jep frymë të re. E për mua, ndoshta, është ndihma më e madhe që mund t’i japë fshatit për sot dhe për nesër. Prej aty dalin jo vetëm ata agronomët e veterinerët, por edhe manaxherët e rinj të agrobiznesit.

Në vend të koncepteve, Basha flet për numra dhe për dreka falas. Se çfarë lidhje kanë këto me republikën e re, vetëm ai e di.

Mund të fliste fare mirë për autonomi të universitetit, në një shkallë shumë më të gjerë sesa është. E kjo që ky i fundit, ashtu si në të gjithë botën, të krijojë mundësi për vetëfinancim, apo përkrahje më të vogël nga shteti. Po nuk e kam dëgjuar gjëkundi të flasë për autonomi. Kam dëgjuar numra, lekë dhe dreka falas për studentët. Është një shaka identike si ajo me abonetë e studentëve kur ishte kryetar bashkie dikur.

Mund të fliste për t’i dhënë fund shkollave që punojnë me dy turne, por nuk flet. Pasardhësi i tij në krye të bashkisë së Tiranës do t’i tregonte menjëherë gjendjen që la kur ishte vetë në krye të saj dhe do t’i thoshte se këto që flet nëpër mitingje nuk janë shenja për republikën e re.

Nuk ka bërë asnjë investim, veç palmave, dhe Lungomaren në Vlorë për katër vjet nuk e bëri dot. Unë e bëra për dy vjet Rrugën e Kombit. Natyrisht që me këtë mund të gënjejë veten. Rruga e Kombit, që do ende shumë për t’u bërë, kërkon shumë më tepër para sesa ka hedhur ai. Janë shumë ura që mungojnë dhe një cilësi e lemerishme ndërtimi që do të kërkojnë para po ashtu.

Siç e kam shkruajtur dhe më parë, Rruga Durrës-Rrogozhinë me një distancë rreth 35 km u bë për dhjetë vjet dhe u mbarua jo nga ai, por nga pasardhësi. Ajo Tiranë-Elbasan do shumë para të tjera dhe po ashtu Bajpasi i Fierit etj., etj. Po ky është një bilanc, që me gjithë borxhet që la, shkon te një miliard euro, po për këtë u dënua me votë.

Problemi vërtitet te konceptet dhe jo te numrat. Kur Rama kërkon timonin e shtetit, nuk tregon numra, por reforma. Dhe këtu duket se vërtet kanë ndërruar rolet. Për mua, jo. Rama është i qartë në qëllimet e tij për të ndërtuar një republikë të re, jo në fjalë, por në vepra. Pavarësisht rrethanave, me hir apo me pahir, ai i dha dorën PD-së, duke e nxjerrë nga fundi i humnerës.

E ka bërë për hesap të tij? Mundet. Por Rama llogarit zgjedhje të pakontestuara. Vetëm kjo e fut me qetësi në marrëdhënie me Evropën dhe e lejon më në fund vendin të marrë frymë. E jo vetëm kaq. Po bën të mundura dhe ato subvencionet që vijnë nga Evropa e jo vetëm për fshatin. Vetëm kjo manovër e lejon për herë të parë në historinë 100-vjeçare të shtetit të bëjë një reformë kushteuese, që të mos e jetë e kontestueshme nga palët.

Është shenja më e mirë që po kërkon të ndërtojë një republikë të re. Dhe këtë jo me numra, por me koncepte që i ndjek me një përpikmëri absolute. I bindur se numri është pasojë. Dhe përsëri ndodh një gjë e çuditshme. Basha, ashtu si Berisha, megjithëse është jurist, duket si piktor, ndërsa Rama si jurist.

Ngatërrim rolesh? Jo, qartësi në qëllime, të cilat te njëri mungojnë dhe tjetri i kërkon parreshtur.(Konica.al)

 

Next Post
Çudira nga fushata/ Kandidati i PD në Shkodër, Gurakuqi, citon Qemal Stafën dhe e ngatërron me Migjenin

Çudira nga fushata/ Kandidati i PD në Shkodër, Gurakuqi, citon Qemal Stafën dhe e ngatërron me Migjenin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In