• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Republika e Heshtjes – Letër studentit që më pandehu enverist

by Adrian Thano
14/09/2025 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adrian Thano

Pas shkrimit mbi atë që ka ndodhur me ne pas ’90-s, mora një mesazh të gjatë nga një student shqiptar në Londër, bir i një familjeje të përndjekur gjatë komunizmit, sot familje e rëndësishme e biznesit.

“Gabimi yt” – më shkroi ai, “është se i ke vënë në një peshore Enverin dhe Demokracinë”.

Unë po flisja për hipokrizinë, jo për Enverin. Për pasojat e një demokracie pa moral, ku njerëzit nuk burgosen si në diktaturë, por i vetëburgos heshtja e së vërtetës. Ku ngjitesh jo nga merita, por nga mënyra se si tund kokën, si përshtatesh pa dinjitet, si e ushqen mediokritetin përreth, derisa bëhet normë e padiskutueshme.

Kam shkruar se kjo është një tjetër lloj diktature. Edhe më tinzare se ajo që lamë pas. Në fund ta merr po njësoj lirinë.

Kam shkruar se partitë tona politike janë sot laboratorë të rrezikshëm të konformizmit dhe servilizmit. Brenda tyre kultivohet një model që më pas helmon gjithë shoqërinë.

Shikoni videot nga aktivitetet e tyre publike: rreshtime plastike, fytyra të lëmuara e të kuruara me kujdes që fshehin hipokrizi, mediokritet dhe një vetëkënaqësi boshe që ushqehet jo nga vlera reale, por nga afërsia me pushtetin. Janë maska të një loje pa dinjitet, ku e vërteta është shpallur “non grata”.

Dhe kur e vërteta vritet nuk ka nevojë për Diktaturë. Vetë heshtja ka bërë punën e saj.

Kur flas për “heshtje”, nuk e kam fjalën për mungesën e llapjes së përditshme politike, përkundrazi. Zhurma është e tepruar. Ajo që mungon është heshtja që lind nga mendimi, reflektimi, vetëkritika. Heshtja e njeriut që ndalet dhe pyet veten. Kjo është heshtja që nuk dëgjohet më. Dhe ky është problemi.

Sot heshtin ata që nuk duan të humbin çfarë kanë. Servilosen ata që duan të fitojnë diçka. Bashkë, kanë ndërtuar një regjim të qetë, pa plumba, por me shumë kapje. Gara është fiktive. Fjala, e kontrolluar. Bindja, e shitur. Asnjë nuk ngjitet, nëse nuk ka përkulur më parë kurrizin.

Heshtësit i sheh në krah të çdo lideri që u siguron një vend në listë, një post të qetë, një përfitim të vogël. Janë pragmatistët e dinjitetit të humbur, që kanë mësuar si të mbijetojnë dhe që të vërtetat i thonë vetëm kur u preket interesi. Edhe kjo, me raste.

Kategoria tjetër, më e zhurmshme dhe më e zellshme, është ajo e admiruesve me regji, të mahniturit e përhershëm, që qeshin me batutat e liderit si me ndonjë thënie të Aristotelit, që duartrokasin me një përkushtim që do ta kishte zili edhe Koreja e Veriut. Këta janë puthadorë me orar të plotë, ose lavdërues me pagesë, që nuk binden nga bindja, por nga përllogaritja.

Së bashku, janë motori i palëvizshëm i një politike që ka ndaluar në kohë: njëra palë hesht për të mbijetuar, tjetra lavdëron për të përfituar. Të dyja shërbejnë për të ruajtur fronin e një pakice që s’e lejon askënd të rritet. Veç nëse është i përkulur.

Në republikën e heshtjes, fjala nuk të çon larg. Por partitë duhet të jenë forume të mendimit, jo instrumente të përuljes kolektive. Një parti, apo një vend, që është ndarë nga fjala, është ndarë nga vetja. Dhe për fat të keq, pjesa tjetër e shoqërisë ka zgjedhur ikjen, largimin ose mospërfilljen, që është forma më e re e dorëheqjes morale.

Që të kthehem te biseda me studentin: Nuk jemi thjesht në një demokraci të kapur. Jemi në një shoqëri të dorëzuar, ku heshtja, gënjeshtra dhe servilizmi nuk janë më strategji personale, por vlera të reja kolektive.

Si mund të quhet një sistem ku veset ngrihen mbi moralin, mbi të drejtën, mbi shoqërinë?

Më shkruaje se “është krijuar një elitë e re”. Ndoshta, por nëse e ke fjalën për këtë elitë që arrij të shoh unë, kjo nuk e sfidon kurrë pushtetin. Ajo e justifikon, e admiron dhe nëse duhet, e imiton. Dhe nëse kjo nuk na duket tragjike, është sepse jemi bërë pjesë e saj më thellë se sa guxojmë ta pranojmë.

Analizoje këtë si fillim dhe eja më pas të flasim për ndryshimin e vërtetë, jo thjesht për ndërrimin e roleve brenda të njëjtës skenë.

Next Post
Spektakli mbi Vatikan, 3 mijë dronë formuan portretin e Papa Françesku!

Spektakli mbi Vatikan, 3 mijë dronë formuan portretin e Papa Françesku!

Comments 1

  1. Anonymous says:
    6 months ago

    Cila eshte zgjidhja se askund nuk e lexova ne shkrimin fuaj

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

March 2, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

March 2, 2026
Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

March 2, 2026
KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

March 2, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare, në fokus diskutimet mbi problematikat e ngritura nga qytetarët

March 2, 2026
Deklaratat e Ramës për kontrollin e territorit, Bardhi: Nga satelitët fantazmë tek dronët luftarakë, i njëjti mashtrim si në 2022

Molotovët në Vilën 31, Bardhi si Berisha: S’e dinim që ishte nën menaxhimin e fondacionit francez

March 2, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

March 2, 2026
Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

March 2, 2026
Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

March 2, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla-opozitës: Kur SHBA godiste Iranin, ju i vinit zjarrin godinave

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In