• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare, në fokus diskutimet mbi problematikat e ngritura nga qytetarët

by A R
02/03/2026 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur pasditen e sotme në seancën e radhës plenare, me fokus diskutimet mbi problematikat e ngritura nga qytetarët gjatë “javës së gjelbër”. Në qendër të debateve kanë qenë dy çështje me ndjeshmëri të lartë publike të ngritura nga deputeti socialist Erion Braçe: bllokimi i një investimi rrugor në kryeqytet për shkak të moszbatimit të kontratave nga nënkontraktorët e OST-së dhe ngërçi me skemën e re të kompensimit të pensioneve.

Shqetësimi i parë i ngritur nga deputeti lidhet me bllokimin e punimeve në një aks qendror në Njësinë nr. 5 (Selitë), i cili lidh zonën me Unazën e Madhe të Tiranës. Ndonëse rruga ka dy vite që ka nisur, përfundimi i saj ka mbetur peng i projektit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) për linjën ajrore dhe nëntokësore të qarkut të dyfishtë Tirana 2 – Rrashbull.

Braçe denoncoi braktisjen e punimeve nga dy kompani nënkontraktore që në muajin janar, duke bërë të pamundur respektimin e afatit të përfundimit të kontratës, i cili skadon më 9 mars 2026. Kjo zvarritje ka lënë rrugën të hapur, duke penalizuar rëndë komunitetin dhe veçanërisht nxënësit.

“Ajo që mua më shqetëson është që dy kompani nënkontraktore të OST kanë lënë punën që në janar. Ndërkohë që kanë ngelur edhe 7 ditë nga sot, nuk ka shans që vepra të përfundojë. […] Shqetësimi është shumë i madh, pasi në krah rrugës është shkolla ‘Murat Toptani’. Të gjithë fëmijët e Selitës shkojnë në këtë shkollë dhe nuk e kanë gëzuar ndërtimin e kësaj shkolle sepse kalojnë në baltë,” u shpreh Braçe në foltoren e Kuvendit.

Një tjetër problematikë madhore e ngritur në seancë ishte zbatimi i vendimit të qeverisë për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve, pjesë e paketës së Buxhetit 2026. Ky vendim, i cili synon të mbështesë pensionistët me të ardhura të ulëta dhe të mesme me shtesa nga 600 deri në 1800 lekë në muaj, ka lënë jashtë një numër të lartë përfituesish.

Sipas deputetit Braçe, pas dy muajsh nga hyrja në fuqi e skemës, rezulton se „rreth 81 mijë pensionistë nuk e kanë përfituar këtë kompensim, për shkak të mungesës së vetëm disa ditëve pune të paplotësuara në vjetërsinë e tyre“.

Ekonomi dënon dhunën në protestën e PD: Dëmton imazhin kombëtar

Gjatë seancës së sotme plenare, deputetja e PS, Milva Ekonomi, dënoi aktet e dhunës në protestën e 28 shkurtit të thirrur nga opozita, duke theksuar se ato cenojnë rëndë stabilitetin dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Ekonomi u ndal veçanërisht te sulmi ndaj “Vilës 31” (ish-rezidenca e diktatorit), e cila tashmë shërben si një qendër arti, duke e cilësuar shkatërrimin e saj të papranueshëm. Teksa u bëri thirrje organizatorëve të distancohen nga dhuna, deputetja apeloi për rikthimin e debatit politik në rrugë institucionale, pasi qytetarët presin funksionim të shtetit dhe jo konflikte të fabrikuara.

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, deputetja e PD, Alolli: Juglindja e izoluar, goditje për ekonominë

Izolimi i zonës juglindore të vendit pas shembjes në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas ka qenë në qendër të fjalës së deputetes së Partisë Demokratike, Ledina Alolli, gjatë seancës së sotme plenare. Ajo theksoi se bllokimi i kësaj arterie kryesore ka shkëputur qarkun e Korçës nga pjesa tjetër e vendit, duke sjellë pasoja të rënda për qytetarët.

Sipas ligjvënëses së opozitës, kjo ndërprerje u ka përmbysur normalitetin e jetës banorëve dhe bizneseve të disa bashkive.

“Në këto momente e gjithë juglindja e vendit është e bllokuar. Kjo ka sjellë problematika të mëdha në ekonominë e banorëve të qarkut Korçë,” deklaroi Alolli nga foltorja e Kuvendit.

Gjatë fjalës së saj, deputetja ngriti akuza se shembja e rrugës nuk është pasojë e faktorëve natyrorë, por e shkeljeve të rënda teknike dhe mungesës së standardeve në ndërtim, të cilat ajo i cilësoi si produkt të korrupsionit. Ajo paralajmëroi gjithashtu se devijimi i qarkullimit po rrit kostot e transportit për bizneset dhe po i shkakton humbje të konsiderueshme sektorit të turizmit në një moment kyç për ekonominë e rajonit.

Bozdo denoncon gjendjen e infrastrukturës në Kuçovë: Rruga Goraj-Velagoshtë, e lënë në harresë që nga 2012

Infrastruktura rrugore në Bashkinë e Kuçovës dhe vështirësitë me të cilat përballen banorët për të marrë shërbimet bazë, kanë qenë në qendër të fjalës së deputetit të Partisë Demokratike, Enno Bozdo, gjatë seancës plenare të kësaj të hëne.

Në fjalën e tij, ligjvënësi i opozitës u ndal në mënyrë të veçantë te segmenti rrugor Goraj–Velagoshtë. Sipas Bozdos, ky aks ka mbetur i papërfunduar prej më shumë se një dekade, konkretisht që nga viti 2012, dhe nuk ka njohur asnjë investim apo përmirësim nga qeverisja qendrore apo lokale, pavarësisht premtimeve të dhëna ndër vite.

Gjendja e amortizuar e rrugës, sipas deputetit demokrat, po shkakton pasoja të rënda sociale për komunitetin. Ai theksoi se degradimi i aksit bën të pamundur kalimin e automjeteve të larta dhe izolon banorët, duke i penguar ata të kenë akses të shpejtë dhe të sigurt në shërbimet jetike, si ato arsimore dhe shëndetësore.

“Banorët kërkojnë shërbime minimale në nivel lokal, duke përfshirë rrugët që lidhin qendrën e bashkisë me njësitë administrative. Disa segmente, si rruga Goraj–Velagoshtë, janë në gjendje të mjerueshme dhe pamundësojnë jetën normale në zonë,” deklaroi Bozdo nga foltorja e Parlamentit.

Deputeti ngriti si shqetësim edhe mungesën e reagimit institucional. Ai vuri në dukje se banorët e zonës kanë dalë shpeshherë në protesta për të kërkuar të drejtat e tyre, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje të efektshme nga autoritetet lokale të Kuçovës.

Në përfundim të fjalës së tij, Bozdo kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve përgjegjëse për t’i dhënë zgjidhje këtij ngërçi dhe për të garantuar një infrastrukturë të sigurt për qytetarët.

Deputetja Kushi: Fillon indeksimi i pagave për mbi 36 mijë arsimtarë, ja kush përfiton shtesën

Mësuesit dhe punonjësit e sistemit arsimor në të gjithë vendin do të përfitojnë një rritje dhe indeksim të pagave, i cili ka hyrë zyrtarisht në fuqi që nga 1 janari i këtij viti. Detajet financiare të këtij vendimi u bënë të ditura nga Zv.kryetarja e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Evis Kushi, gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Sipas sqarimit të Kushit, paketa e re financiare për arsimin ndahet në dy shtylla kryesore: një indeksim të përgjithshëm për të gjithë dhe një shtesë specifike për fashat e pagave të mesme.

Ndryshimet konkrete përfshijnë rritje me 2.5% për të gjithë punonjësit e sektorit të arsimit, pa përjashtim. Një rritje fikse prej 3,000 lekësh në muaj për të gjithë ata arsimtarë që aktualisht kanë një pagë nga 58,000 deri në 74,000 lekë.

Për kategorinë e dytë (që përfiton edhe indeksimin edhe shtesën fikse), rritja e përgjithshme e pagës arrin në nivelin 5.17%.

Nga zbatimi i këtij vendimi, sipas shifrave zyrtare, do të preken drejtpërdrejt 36,390 punonjës të sistemit arsimor në Shqipëri.

“Të dashur kolegë, ky nuk është vetëm një vendim me efekt financiar, por është edhe një mesazh për të gjithë ata që edukojnë brezin e ri, se në çdo rritje pagash, do të përfitojnë edhe ata,” deklaroi Kushi nga foltorja e Kuvendit.

Përtej rritjes financiare, Zv.kryetarja e Komisionit të Edukimit dha një lajm të rëndësishëm edhe për një kategori specifike mësuesish që kanë hasur pengesa burokratike në karrierën e tyre. Ajo paralajmëroi sjelljen e një nisme të re ligjore në Kuvend, e cila synon t’i japë zgjidhje përfundimtare shqetësimit të mësuesve që janë diplomuar dhe punësuar përpara nisjes së zbatimit të sistemit të Bolonjës në arsimin e lartë shqiptar.

Next Post
KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita shtetërore e Xi Jinping në SHBA, presidenti kinez mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump dhe Melania (VIDEO)

Vizita shtetërore e Xi Jinping në SHBA, presidenti kinez mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump dhe Melania (VIDEO)

September 24, 2026
BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut -

BE propozon zhbllokimin e 4,2 miliardë eurove për Hungarinë

September 24, 2026
“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

September 24, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Kodi Penal/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

September 24, 2026
Qeveria nis skemën e re të financimit për bizneset, aplikimet për kredi të butë hapen më 1 korrik

Programi i strehimit brenda vitit, 4 mijë kredi të buta për familjet e reja dhe 3 mijë subvencione për qiranë!

September 24, 2026
“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

September 24, 2026
Nigel Farage ‘befason’ përsëri: Të huajt që vrasin ose përdhunojnë në Britani do t’i dërgojmë në burgje në Kosovë!

Bie mbështetja për Nigel Farage në Britani, partia e tij renditet e treta pas laburistëve dhe konservatorëve!

September 24, 2026
Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

September 24, 2026
Babai i terroristit të Banjskës, dëshmia: Ja sa para merrte im bir nga “Mbrojtja Civile”

BE reagon në trevjetorin e sulmit në Banjskë: Serbia të nxjerrë menjëherë para drejtësisë përgjegjësit!

September 24, 2026
“Po dëmtohet institucioni i SHISH”- Nikoll Lesi për publikimin e mesazheve të Vlora Hysenit: Nuk mundet që i gjithë kazani i SPAK të dalë në publik!

“Po dëmtohet institucioni i SHISH”- Nikoll Lesi për publikimin e mesazheve të Vlora Hysenit: Nuk mundet që i gjithë kazani i SPAK të dalë në publik!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com