• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

REPORTAZHI/ Çfarë mendojnë korçarët për “Rilindjen Urbane” dhe cilat janë kërkesat e tyre

by Java News
22/06/2017 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Qyteti i Korçës si dhe Voskopoja janë përfituesit kryesorë të fondeve të qeverisë qendrore për “Rilindje Urbane”, dhe Partia Socialiste shpreson se të 23 milionë eurot e hedhura do të mund të konvertohen në më shumë mbështetje në zgjedhjet e 25 qershorit. Megjithatë, një pjesë e banorëve të Korçës, ndonëse lavdërojnë investimet, shprehen se qyteti ka nevojë gjithashtu për vende pune dhe shërbime arsimore.

Nga Dhorjela Çule

Në Pazarin Historik të Korçës, të 516 milionë lekët e hedhura nga qeveria qendrore kanë krijuar një mjedis të këndshëm për të pirë një kafe dhe për të tërhequr turistët. Fasadat e çatitë janë rinovuar tërësisht, sheshi është restauruar. Megjithatë, shumica e dyqaneve në Pazarin e Korçës janë të mbyllura ndërsa një qendër tregtare e ndërtuar vite më parë aty pranë është pothuajse gjatë të gjithë kohës bosh.

Korça është qyteti që ka përfituar më shumë nga programi i qeverisë i quajtur “Rilindja Urbane”, një projekt i debatuar që përmirësoi rrugët e fasadat e shumicës së qyteteve të vendit, historike ose jo, për të krijuar atë që kryeministri Edi Rama e quan “energji pozitive”, por që opozita e kritikon si “prioritet të gabuar”.

Të njëmbëdhjetë projektet e Rilindjes Urbane në qytetin e Korçës dhe në Voskopojë kanë kushtuar bashkarisht mbi 3.1 miliardë lekë (rreth 23 milionë euro). Sheshet dhe bulevardet janë rikonstruktuar, bashkë me Muzeun e Artit Mesjetar, i cili ka marrë një ndërtesë të re.

Banorët e Korçës me të cilët foli BIRN, e lavdërojnë punën e kryer dhe në përgjithësi u pëlqen mjedisi i ri urban i krijuar, megjithatë, një pjesë e tyre argumentojnë se qyteti vijon të mbetet i varfër, vendet e punës janë të pakta dhe pagat janë të ulëta.

Qyteti i Korçës dhe zonat përreth kanë përjetuar rënie të ndjeshme të popullsisë, pjesërisht për shkak të migrimit dhe emigrimit dhe pjesërisht për shkak të lindshmërisë së ulët.

Korça ka aktualisht 9,500 vetë të punësuar në administratën publike dhe 13 mijë vetë të punësuar në sektorin privat jobujqësor. Instituti i Statistikave vlerëson se Qarku i Korçës ka aktualisht 220 mijë banorë dhe këto 23 mijë vende pune në shtet dhe privat janë shumë të pakëta në krahasim me nevojat e qarkut. Vetë qyteti i Korçës ka pësuar një rënie jo të vogël të popullsisë, ndërsa kushtet e vështira ekonomike kanë lënë pas shtëpi të vjetra pa mirëmbajtje ose drejt rrënimit.

Partia Socialiste ka pasur një avantazh të lehtë në vota por jo në mandate deputetësh në Korçë në zgjedhjet e vitit 2009, ndërsa Korçarët ndryshuan drejtim më 2013, duke ulur votat për PD-në dhe duke rritur votat më shumë për LSI-në se sa PS-në, duke i hequr përfundimisht një mandat të djathtës për t’ia dhënë LSI-së.

Partia Demokratike përballet kësaj here në Korçë edhe me një lloj kryengritjeje të një pjese të bazës së vet lokale, e cila është e mërzitur për shkakun se deputeti jetëgjatë i Partisë Demokratike Ridvan Bode, i cili ka një grup ndjekësish në zonën e Devollit, nuk gjendet më në listat e kësaj partie, gjë që ka vënë në rrezik një pjesë të votave. Devolli dhe Pogradeci janë dy nga bashkitë e pakta që demokratët arritën të fitonin në zgjedhjet për pushtetin vendor në vitin 2015. Korça ka gjithashtu një mandat më pak se sa në vitin 2013.

Korça është një prej qyteteve më të prekura nga investimet e “Rilindjes Urbane”. Investime të dukshme të cilat kryesisht janë fokusuar tek fusha e turizmit dhe që janë parë me perspektivën e rritjes së të ardhurave dhe përfitimeve por nga ana tjetër edhe investime që prekin përditshmërinë e qytetarëve. Pjesa më e madhe e tyre kanë përfunduar ndërsa një pjesë investimesh janë në vazhdim.

“Një pjesë e këtyre investimeve janë të bukura vizualisht dhe gjenerojnë të ardhura por nuk mund të themi se i prekin të gjitha kategoritë shoqërore në qytet. Ka një përfitim nga turizmi në Korçë dhe me sa di unë shifrat janë në rritje por nuk mund të themi se turizmi është në nivelin maksimal,” thotë Guri Haxhillari, një i ri aktivist korçar. “Unë personalisht i shfrytëzoj disa prej tyre dhe i shijoj por mendoj se duhet bërë diçka më tepër për të rritur ekonominë e qytetarëve të Korçës,” shtoi ai.

Investimet sipas Haxhillarit janë diçka e mirë për gjithsecilin por ato duhen mirëmenduar. “ Nëse një investim prek një grup njerëzish dhe përjashton disa të tjerë, mendoj se dikush duhet ta shohë në një kënd tjetër, të bëjë më shumë përfitues,” tha ai.

“Nëse nga rikonstruksioni i një parku apo lulishteje përfiton çdo qytetar, nga investimet ku ka mundësi punësimi duhet të ketë më shumë hapësira, të jenë më gjithpërfshirëse. Megjithatë them se për qytetin ku unë jetoj këto investime janë të mira. Ka hapësirë për më mirë gjithmonë,” përfundoi Haxhillari.

Juljan Becolli aktualisht vazhdon studimet Master në kryeqytet por e sheh Korçën si qytetin ku do të rikthehet pas studimeve me shpresën për të gjetur një hapësirë punësimi. “Dua të kthehem në Korçë pasi të diplomohem, shpresoj do ta gjej një vend pune”.

Demiri, një pensionist 71 vjeçar, thotë se qyteti është sot shumë më i bukur nga sa ka qenë më parë. “Kemi kaluar kohë të vështira, shkelnim dhe’, baltë, ujë nuk kishim, rrugë jo. Për këtë e respektoj qeverinë sepse ka bërë shumë për ne dhe do ta mbështes,” tha ai.

“Tani për mua duhet të na rritin edhe pak pensionin sepse ana ekonomike është i vetmi shqetësim për mua dhe besoj edhe për çdo pensionist,” Demiri shtoi.

Por Jorgena, një grua dhe nënë, thotë se investimet, sido që të bukura dhe të realizuara mirë, nuk janë prioritare krahasuar me nevojat e jetës së përditshme të qytetarëve.

Të qenit grua dhe nënë të bën t’i shohësh ndryshe gjërat, me prakticitet dhe funksionalizëm. Për Jorgenën investimet sigurisht I vlejnë një qyteti dhe banorëve të tij.

“Ndërtimi i një çerdheje në qytet, me qëllim rritjen e kapacitetit të vendeve por edhe për sa i perketet cilësisë së kushteve do të ndikonte drejtpërsëdrejti te familjet korçare por edhe në rritjen e vendeve te punës,” tha ajo.

“Do të ishte në të mirë të korçarëve që investime të tilla të mundësojnë hapjen e vendeve të punës të qendrueshme për qytetarët e qytetit tonë dhe jo për firmat e ndërtimit që vijnë nga Tirana dhe ofrojnë disa vende pune të përkoheshme,” shtoi jorgena.

Investimet e Rilindjes Urbane në Korçë

· Restaurimi dhe Rivitalizimi i Pazarit të Vjetër të Korçës- 516 mln

· Muzeu i Artit Mesjetar – i përfunduar 243.4 mln lekë

· Rikonstruksioni i Bulevardit “Fan Noli”- i përfunduar 1.4 mln euro

· Rikonstruksioni i Teatrit “Andon Zako Cajupi”- i përfunduar 248 mln lekë

· Rimodelimi i Parkut “Rinia”- i përfunduar 303 mln lekë

· Kompleksi Multifunksional “Sportiv dhe Kulturor” – 565 mln lekë dhe Zona Sportive 368 mln – vazhdon

· Rikonstruksioni i sheshit para teatrit- i përfunduar 241 mln lekë

· Rikonstruksioni i sheshit të Xhamisë “Iljaz Bej Mirahori”- I përfunduar

· Rikonstruksioni i rrugës “Don Gjon Buzuku” dhe sheshit të Poliklinikës- i përfunduar 81 mln

· Qendra polifunksionale e shërbimeve kreativitetit dhe kulturës, (Bashkia e Re e Korçës, Bibliteka e re dhe Qendra e Artit dhe Kulturës) – vazhdon 372.8 mln

· Voskopoja- vazhdon, 362.9 mln leke

BIRN

ma.me

Next Post
Vrasja e 40-vjeçarit në Vlorë, prangoset një prej autorëve, tjetri në kërkim

"I pashë në sy vrasësit" çfarë deklaroi gruaja e tropojanit që u vra në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

January 5, 2026

SONDAZHI / Partitë e mëdha në rënie, por PS mbetet maxhorancë! 24 % do të votonin një parti të re

January 5, 2026
“Edhe unë në listën e non gratave nga Greqia”, reagon sërish Aulon Kalaja: Nuk më ndalojnë të jem patriot për atdheun tim

Kalaja: Politikanët shqiptarë spiunonin njëri-tjetrin në Ambasadën e SHBA-së

January 5, 2026
Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

January 5, 2026
“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

January 5, 2026
“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

January 5, 2026
Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

January 5, 2026
Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In