• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reportazh, rrugëtimi i 40 vajzave kosovare për në Siri (VIDEO)

by A R
01/12/2015 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Zhegër të Gjilanit e njohin me emrin Merita, por në Siri ajo quhet Ummu Hamzaa. Merita Aliu ka 5 muaj që ka braktisë Kosovën, për të marr rrugën për në Siri. Në mëngjesin e 1 Korrikut, 27 vjeçarja kishte dal nga shtëpia e saj, me vetëm një qante në dorë, pa i treguar askujt se për ku është nisur. Familjar të Meritës, të cilët nuk dëshirojnë të flasin për media, prapa kamerave thonë se më hallall do të bënin ta mbyllnin atë në burg, se që ka shkuar atje.

Merita, e ndarë nga burri i saj në Kosovë, dhe e martuar sërish në Siri, përshkruhet si një vajzë e qetë. Ditëve para se të nisej ajo vazhdimisht kishte komunikuar me një shoqe nga Prishtina e cila dyshohet se ndodhet në Siri bashkë me fëminë e saj, pasi burri i është vrarë atje. Kjo e fundit dyshohet se ka qenë edhe iniciatorja e nisjes së Meritës për në Siri. Në faqen e saj në rrjetin social Facebook ajo ka ndryshuar identitetin dhe tashmë njihet me emrin Ummu Hamzaa.  Familjarët tashmë kanë humb të gjitha shpresat që do ta shohin edhe një herë vajzën e tyre. Merita nuk është e vetmja vajzë që ka marrë një rrugë të tillë. Kjo dukuri tashmë ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, janë plotë 40 shtetase kosovare që në periudha të ndryshme kanë udhëtuar apo gjenden në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak. Deri më tani institucionet e sigurisë nuk kanë informacione për ndonjë shtetase të Kosovës të ketë humbur jetën në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak.

Por si arrin propaganda e këtyre grupeve, deri tek vajzat në Kosovë. Sociologja Sibel Halimi thotë se janë pikërisht rrjetet sociale, ura lidhëse e rekrutimit të tyre.

Policia thotë se shumica dërmuese e grave që udhëtojnë për në zonën e konfliktit, udhëtojnë së bashku me bashkëshortin e tyre, por edhe fëmijët nëse kanë. Po ashtu edhe ato të cilat kanë udhëtuar të vetme, pas arritjes së tyre në zonën e konfliktit apo edhe më parë kanë lidhur martesë, kryesisht me persona nga Kosova dhe Rajoni të cilët gjendeshin në zonën e konfliktit.

Rruga përmes të cilës ato arrijnë në zonat e konfliktit, nuk është më aeroporti i Prishtinës, por kufiri me Maqedoninë, ku përmes aeroportit të Shkupit nisën për në Stamboll, për të arritur më pas në cakun e tyre. E nuk janë vetëm shkaqet ekonomike, arsyeja e vetme e bashkimit të këtyre vajzave në zonat e konfliktit.

Ndryshe krahasuar me vendet e rajonit Kosova prinë me numër të pjesëtareve që marrinë pjesë në luftërat atje. Kjo dukuri bëhet edhe më shqetësuese kur kihet parasysh fakti se Kosova është ambient shumë më i mirë për tu rekrutuar të rinjtë, për shkak të papunësisë, izolimit dhe mos perspektives së të rinjve. Vetëm javën e kaluar Policia e Kosovës parandaloi shkuarjen në Siri edhe të një vajze tjetër nga vendi ynë. 20 vjeqarja Nora Zuzaku ishte nisur bashkë me të dashurinë e saj, por u ndalua nga autoritetet e sigurisë në Turqi, për tu kthyer sërish në Kosovë. Një gjë të tillë autoritetet e sigurisë së Kosovës nuk kanë arritur ta bëjnë për 40 vajza të tjera të cilat nuk dihen nëse do të kthen gjallë ndonjëherë nga atje.

Express

Next Post

Arabia Saudite me ndërtesë 1 kilometër të lartë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In