• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reportazh nga Golemi: Si janë kushtet dhe si i kalojnë ditët familjet e prekura nga tërmeti

by A R
05/12/2019 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatjon Baze – Golem

Mëngjesi i 26 nëntorit, nuk ishte një zgjim i zakonshëm në Shqipëri, pasi një pabesi e natyrës rreth orës 04:00, bëri që një tërmet 6.4 ballësh të godiste vendin tonë, duke shkaktuar 51 viktima dhe qindra të plagosur. Ishtë një mëngjes i frikshëm dhe trauma e shkaktuar nga ai tërmet i tmerrshëm ishte mjaft e madhe.

Fëmijët që duhet të përgatiteshin për në shkollë, në ato orë dramatike duhet që të braktisnin shtëpitë e shkatëtrruara dhe të flinin nëpër makina. Edhe prindërit e tyre nuk do të përgatiteshin për të shkuar në punë, por do të duheshin të kujdeseshin për fëmijët e tyre – ndërkohë që përveç kësaj iu duhet që të braktisnin shtëpitë me gjithçka ç’kishte brenda, pasi shanset për të qëndruar aty ishte e pamundur.

Pas fjetjeve disa ditë nëpër çadra, qeveria shqiptare në bashkëpunim me pronaret e hoteleve, kanë arritur një marrveshje që çdo familje, që shtëpia apo pallati i ka dal i pabanueshëm, apo që janë ende në proçes verifikimi të strehohen përkohësisht në hotele – ku do të kenë të përfshira, ushqimin në mëngjes, drekë dhe darkë, të gjitha të mbulura nga shteti.

Aty janë të pranishëm gjithashtu edhe infermierët për çdo rast emergjence që mund të ketë ndonjë person. Një pjesë e madhe e banorëve të prekur nga tërmeti janë akomoduar në disa prej hoteleve kryesore të plazhit të Golemit.

Por, si janë kushtet dhe si e kalojnë ditët familjet dhe fëmijët që janë akomodur në këto resorte?

Në një vëzhgim të kryer nga Gazeta TemA, banorët shprehen mjaft të kënaqur me shërbimin, ushqimin, dhe kushtet, që kanë tashmë përkohësisht në “shtëpinë” e të tyre të dytë.

Por, meraku i tyre me të drejtë është e ardhmja se si do tu zgjidhet ky problem që u ka ndodhur nga kjo fatkeqsia natyrore dhe mendja e tyre qëndron tek banesat e prishuara nga tërmeti.

“Falenderojmë stafin e “Hotel Bonita”. Gjithçka deri më tani ka qënë shumë mirë. Mikëpritja nga të gjithë punonjësit është e mrekullueshme. I falenderoj shumë”, shprehen Taulanti nga Golemi, i cili është një nga të strehuarit në hotel, pasi pallatit të tij i është vendosur shiriti deri në verifikimin e plotë, nëse do të rikonsrtruktohet apo do të shëmbet.

“Asgjë nuk na mungon. Dhomat janë të mira. Gjithashtu dhe pritja që na është dhe ambienti ku po qëndrojmë janë shumë të mira”, shprehet Shpëtimi që është akomoduar në hotel bashkë me bashkëshorten e tij.

“Deri më tani jemi mirë, nuk kam për çfarë të ankohem. Por, me mendje jam ende tek shtëpia. Nuk e dim ende se çdo bëhet me atë shtëpi. Nuk e di si do na e zgjidhin”, tha Vjollca që është në ankth se si do jetë fati i pallatit ku ajo ka banuar, për të cilin siç tha ajo ende nuk dihet akoma nëse do t’i prishet apo të rikonstruksohet.

Megjithatë, vemendja kryesore është tek fëmijët, të cilët duhet ta harrojnë sa më parë atë ditë. Dhe këtu është menduar që për ta të ketë disa aktivitete.

Çdo ditë në hotele organizohen, festa dhe lojra të ndryshme ku fëmijë argëtohen me njëri-tjetrin, për t’ua hequr mendjen nga tërmeti.

Pas tërmetit të 26 nëntorit sipas shifrave jane rreth 3975 qytetarë të akomoduar në strukturat hoteliere për qarqet Lezhë dhe Durrës.

Gjithashtu, kryeministri Rama ka premtuar se “Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë dhe në vend të tyre, duhet të sjellë edhe disa parqe të kujtesës së kësaj tragjedie”.

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverise, Rama tregoi tre pikat ku do të ndërtohen lagjet e reja –  ku sipas tij do jenë lagje model, miks dhe jo ‘geto’.

https://www.javanews.al/wp-content/uploads/2019/12/getfvid_79656584_613504532724051_7172225759434506240_n.mp4
Next Post
Pacolli, me Ramën: Të gatshëm për të kontribuar për të plagosurit dhe strehimin

Premtimi i Pacollit në Krujë: Do të ndërtoj 45 apartamente për tre muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

September 29, 2026
U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

September 29, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“Duan të mos kandidoj në zgjedhje”, akuza e Salianjit: Teatër në Kushtetuese, vendimi është marrë

September 29, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

September 29, 2026
Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

September 29, 2026
Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

September 29, 2026
Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

September 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 30 Shtator 2026

September 29, 2026
Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

September 29, 2026
12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com