• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

REPORTAZH/ Me nxënësit që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë

by A R
03/02/2018 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse nuk dëgjojnë e nuk flasin, këtë nxënës kjo nuk i pengon se qeni duarartë.

“Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë” është i vetmi në Shqipëri ku aktualisht edukohen falas nga shteti 95 nxënës të ardhur që nga gjithë vendi, nga 6 deri në 19 vjeç.

Pasi përfundojnë shkollën 9-vjeçare, shumica kthehen nëpër familjet e tyre.

“Nuk ka arsim të mesëm specifik për këtë kategori fëmijësh në Republikën e Shqipërisë. Unë i referohem vitit të kaluar, nga 16 nxënës që mbaruan klasën e 9, 3 vazhdojnë arsimin e mesëm në lice, ndërsa 1 në arsimin e përgjithshëm në Dibër. Ndërsa 12 të tjerët nuk e vazhdojnë arsimin e mesëm”, shprehet Azbije Ramaj, drejtoreshë e IND.

Në shkollën artistike “Jordan Misja” ndodhet edhe Shqiponja, 17-vjeçarja nga Elbasani. Është nga të paktat që po merr arsim të mesëm, kjo falë përkushtimit të stafit pedagogjik të liceut, pasi kuadër ligjor nuk ka.

“I jam nënshtruar një konkursi njëlloj si bashkëmoshatarët e mi që dëgjojnë. Ne i zhvillojmë të gjitha lëndët, Gjuhë, Matematike, Histori. Piktura realizohet 4 orë në javë. Unë kam shumë vështirësi që të komunikoj edhe me shoqet e mia edhe me mësuesit, pasi unë kam nevojë për interpret. Në shkollë nuk ka aktualisht interpret. Mësimi realizohet përmes të folurës nga ana e mësuesve. Më mungon shumë dhe është shumë i domosdoshëm. Unë mbaj shënime në pjesën më të madhe, me ndihmojnë edhe shoqet e mia që dëgjojnë. Unë nuk dëshiroja të rrija në shtëpi ashtu siç kanë ndenjur shumë moshatarë të mi. Unë dua të ndjek universitetin. Më pëlqen shumë dhe në të ardhmen shpresoj ta realizoj. Mendoj se nëpërmjet një edukimi të mirë të krijoj mundësi punësimi në të ardhmen”, shprehet 17-vjeçarja.

Përveç Shqipes, në lice studiojnë edhe 6 persona të tjerë që nuk dëgjojnë e nuk flasin. Shqipja, Ejona dhe Pëllumbi, vërtetë që flasin me shenja, por dëgjojnë me zemër. Dy janë shenjat e preferuara të Shqipes që ka një karakter që ja përshkruan më së miri emrin që ka.

“Shenja ime e preferuar, kur kam qenë e vogël ka qenë kjo (tregon me dorë për flokë të shkurtër), sepse kam patur flokë të shkurtër. Tani që jam rritur, shenja ime e preferuar është kjo (tregon shqiponjën), pasi të gjithë shokët më identifikojnë me të”, thotë Shqipja.

Por si e shikon të ardhmen vajza që vetëm mëshirën nuk e duron dot?

“Unë do të rri beqare, nuk martohem. Nuk dua të lind fëmijë që dëgjojnë, ndërsa unë nuk flas”, thotë Shqiponja.

Në gjithë Shqipërinë janë 39 mijë persona që nuk dëgjojnë fare ose pjesërisht. Ndërkohë që në vend janë vetëm 6 interpretë të licencuar që kurrsesi nuk mjaftojnë për gjithë shkollat në vend. Drejtoresha e Institutin e Nxënesve që nuk Dëgjojnë, zonja Azbije Ramaj tregon se kanë kohë që i kanë paraqitur Ministrisë se Arsimit një projekt. Me keqardhje, ajo përmend faktin që ne nuk krahasohemi dot as me Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi.

“Ne kërkojmë të hapet shkolla e mesme brenda institucionit tonë meqë ne e kemi infrastrukturën për t’u hapur shkolla e mesme që ky edukim bazë të mos stopohet me përfundimin e klasës së 9, por të vazhdojë deri në klasën e 12. Që fëmija 20 vjeç të shkojë në qytetin e vet, të konkurrojë me bashkëmoshatarët e vet, të ketë një certifikatë që të jetë i aftë për punë, të mos i bëhet barrë familjes as sot e as kurrë”, shprehet Azbije Ramaj, drejtoreshë e IND./TCh

Next Post
Niveli i ujit mbi urën e Viroit, bllokohet rruga e Gjirokastrës

Niveli i ujit mbi urën e Viroit, bllokohet rruga e Gjirokastrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

March 31, 2026
VIDEO/ “Dardanët”, një hap larg Kupës së Botës, rrugët e Prishtinës “ziejnë” nga tifozët

VIDEO/ “Dardanët”, një hap larg Kupës së Botës, rrugët e Prishtinës “ziejnë” nga tifozët

March 31, 2026
BE-ja përgatitet për një krizë të zgjatur energjitike

BE-ja përgatitet për një krizë të zgjatur energjitike

March 31, 2026
Homeland Justice pretendon sulm kibernetik, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme mohojnë prekjen e sistemeve

Homeland Justice pretendon sulm kibernetik, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme mohojnë prekjen e sistemeve

March 31, 2026
Kapllani: Polonia shfrytëzoi momentet, Shqipëria jo. Loja e Silvinjos na dërgoi në Europian dhe për pak në Botëror

Kapllani: Polonia shfrytëzoi momentet, Shqipëria jo. Loja e Silvinjos na dërgoi në Europian dhe për pak në Botëror

March 31, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Për tuafët, që besojnë tek “përçarja” e PS

March 31, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

March 31, 2026
“U morën vetëm me çfarë i thashë unë njërës”, Rama komenton debatet në PS: E pabesushme me çfarë merreni, njerëzit kanë halle të tjera

“U morën vetëm me çfarë i thashë unë njërës”, Rama komenton debatet në PS: E pabesushme me çfarë merreni, njerëzit kanë halle të tjera

March 31, 2026
Rama: Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e balancuar

Rama: Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e balancuar

March 31, 2026
Moti drejt fenomenit të pazakontë! Ekspertët: Mund të kemi një “Super El Niño” gjatë verës

Moti drejt fenomenit të pazakontë! Ekspertët: Mund të kemi një “Super El Niño” gjatë verës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In