Në emisionin “Kjo Javë” në News24 kanë ardhur edhe dëshmitë e infermierëve dhe pacientëve me COVID-19. Gazetarja Nisida Tufa ka qenë sot në urgjencën e Spitalit Infektiv ose ndryshe COVID 1 ku ka parë çfarë ndodhme mbërritjen e pacientëve.
“Pacientët vijnë në gjendje të rëndë. Kemi një menaxhim të mirë, e lodhshme për stafin por është trajnuar për këtë punë”, tha ajo.
Po kështu ka ardhur dhe zëri i pacientëve, disa prej tyre të përmirësuar ndjeshëm pas mbërritjes në spital.
Mjekja Esmeralda Meta pohoi se ka aparatura të mjaftueshme për të siguruar të gjitha pacientët që vijnë tek COVID1. Sipas saj, situata është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm.
Një tjetër paciente tha se gjendja filloi t’i përkeqësohej menjëherë dhe iu drejtua spitalit.
“Jo kam shumë besim tek bluzat e bardha, se sa do reagojnë e dinë ata”, tha ajo.
Infermier Urimi tregoi se në urgjencë merren të gjitha të dhënat e pacientit, shenjat që kanë për sëmundjen apo mosha. “Punojmë me sistem 8 orarësh. Numri i urgjencave në ditë është i ndryshëm”, tha ai.
Kryeinfermiere Suzana shpjegoi se një infermier është për dy shtretër, pra dy pacientë dhe kjo ndarje është në të tre turnet.
Mjekja Esmeralda meta tregoi se mjeku primari bën një ndarje të mirë të detyrave për mjekët dhe infermierët. Ajo tha se janë dhe mjekët reanimatorë në dispozicion të çdo rasti.