Nga Justin Meçe*
Në Bulevardin e madh perpara Kryeministrise nje çader e madhe mbledh brenda barkut të saj të gjitha dialektet, racat, shtresat, veset dhe virtytet e nje shoqërie ne tranzicion.
Nëpër cepat e çadrës ka filluar, ndonëse është ende dita e dytë, të ndihet një erë e lehtë amoniaku, që tregon se natën vonë protestuesit përtojnë të shkojnë më larg dhe ja fusin shurrës, por prania e shurrës nuk është se zbeh ëndrrën e tyre për një Shqipëri të lire, siç të përgjigjen, po ti pyesësh.
I kanë vënë dhe emrin “Çadra e Lirisë”, s’dihet pse ashtu, siç shumica prej tyre nuk e dinë se për ç’qëllim ju kërkohet të sakrifikohen.
Ne fakt, emërtimin “Çadra e Lirisë” ja vuri Sali Berisha, me sa duket qyshkur u hap kjo moda që pasuritë të vihen në emër të grave.
Ja p.sh dhe mitingun e ditës kur u vendos çadra, nuk ngurroi ta quajë se ky është një revolucion. Si njeri që operon me gjysëm të vërteta, ai e di më mirë se kushdo si një leninist i lexuar, se revolucioni është kur elitat përmbysen dhe jo kur thjesht nderrohen kalorësit. Nje revolucion e çon dhe atë dhe Xenin e tij atje ku s’ta merr mëndja, por revolucion me Saliun dhe Shkëlzenin s’ka dhe s’mund të ketë.
Çadra është një ambient i gëzuar gjithsesi. Kënge, valle, aheng dhe më pas edhe ndonjë orgji e vogël mund të dalë gjatë ditëve, por tani për tani gjërat janë nën kontroll.
Paraditeve sidomos drejtuesit mundohen ta zhvillojnë protestën sipas nje regjie, duke u munduar te shmangin britmat egërsirore. Paradite jo kushdo mund të flasë, janë të caktuar njerëzit, të ftuarit dhe të paftuarit. Duhet të japin imazhin se janë mjaftueshmërisht të kulturuar sa pert ju ribesuar edhe njëhërë pushtetin, ky ëshë qëllimi final.
Zor se mund t’i shkonte kujt më mirë se çadrës në bulevard kjo thënie. Ditën ajo është një vend i kultivuar ku mbahen fjalime me fjalë të mëdha, po sa bie nata atëherë eja të shohësh lëvizjen çadriste se ç’aheng bën e sa argëtohet.
Çadra e madhe ngjan me nje disko verore ne keto orë që s’bën gjumë deri në agim. Alkool, hashash, pica, qofte, birra. Ç’të të dojë zemra.
Kënga e Baftjarit, të Ylli Bakës, që dehet me raki Skrapari, i jep ritëm dhe e bën çadrën një karaoke me nuancë politike. Pastaj intermexo herë pas here dixheji fut atë këngën “O moj Serbi, o murin ta plasa, se këtu i thojne more, Lulzim Basha”. Dhe kjo behët periodikisht si për t’ju edukuar shijet të pranishmëve dhe t’ju kujtojnë kush është shefi. Vetë Luli, sa herë këndohet kjo këngë bën sikur se ka mëndjen, sikur bisedon per diçka tjeter me Salianjin qe si ndahet. Ka dyshimin se Doktori po dëgjon.
Nga darka as Ristani s’është më ai i paradites, i kapsalliten sytë, ndersa Ed Halimi e ka një fytyre të vrerosur, sepse numëron me mënd se sa cope qofte kane marrë nga fast food-i i tij sot.
-Na falimentuan fare mor burre, thotë më vete. Si do vejë kjo punë.
Ka dy kategori brenda çadrës. Një kategori të veshur sport, por mirë dhe me rroba të shtrenjta, dhe këta janë ish- drejtorë, doganierë, shefa policie tatimorë, qe i qajne hallin fukarasë dhe nje kategori tjeter të veshur keq, me këpucë të vjetra, që shpesh kanë dhe mungesa dhëmbësh, që jua vë në pah çdo buzëqeshje, të cilët qajne hallin e të parëve që mbetën pa ofiqe, pa ata bëjnë si bëjnë, janë mësuar me varfërinë.
Njëri prëj tyre, një mik i ngushtë i Shkëlzen Berishës, qe ka marrë zvarrë tatimet në kohe të vet, i thotë gazetares se njerëzit s’kanë bukë të hanë, s’kanë të vishen, po mazallah se ja fal xhupin nje fakiri ne krah që po pret gozhdë, ngaqe është veshur hollë.
-Po ti ç’ne këtu e pyesim, ku të është shkelur liria?
-Ca liri! Unë tek “Partizani i panjohur” e kam shtyrë, kam 20 vjet. Dolen këta që na paguajne ditën e punës dhe erdha. Ja, kaq e thjeshte është.
Më tej, një djalë, rreth 35 vjeç, me theks jugor, çka janë si të rrallë në këtë çadër laçjanësh dhe tropojanësh, që bajnë be me nanë e motër se do ja kpusin kryt krejt Ed Ramës.
-Une moj motra. Po dhe unë si të tjerët, për demokracinë. Pastaj nën zë thotë.
-Tani jemi pushim. Hashashi u vol, po na mbeti ne shtëpi. Këta pisat e cuan 100 mijë lekë kilen. Po dalim me humbje. Dhe ti më thua pse del në protestë. Po ka gjëmë më të madhe se kjo që më ka bërë Ed Rama mua..?
Të ftuarit dhe të paftuarit e çadrës
Të ftuarit që vijnë këtu janë mjaft të rrallë. Jo se e duan Edi Ramën, por se nuk kanë ç’tju thonë dhe këtyre qe kërkojnë qiqra në hell. Doktori ka thënë vetë që demokracia është çështje numrash atehere kur blinte ne tregun e gjese se gjallë Kastriot Islamin dhe po qe kështu, ky numrat i ka. Por regjia e protestës i ka ndarë të ftuarit nga 2 në ditë dhe ndonjë tjetër që vjen si rastesisht.
Ditën e pardjeshme ishte Shkullaku, të cilit fjalimin e forte anti-qeveritar ja pordhi krejt pyetja budallaqe e nje pjeshke aty ne çadër, e cila e quajti zoti Shullazi dhe me të qeshurat që vijuan, askush nuk mbajti mënd ç’tha Shkullaku e nëse pyetja që ju bë qe për qeverinë apo për hotel Vollgën në Durrës.
Pastaj foli Sonila, të cilën as e merr vesh njëri kur flet, as mundohet ta kuptojë.
Dje çadrën ka vendosur ta nderojë më praninë e tij vetë Besnik Mustafaj. Shumica aty ja thonë emrin Besniki, kurse një pjesë e çadristëve e presin me dyshim, se është prishur me Doktorin.
Gjysma e PBB ne parkingun e SHQUP-it
Mund ta thuash pa frikë se gati gjysma e prodhimit të brëndshëm bruto të kësaj Republikës së telendisur shqiptare eshte sa vlera e veturave qe janë parkuar në parkingun e Shqupit.
Makina tejet luksoze dhe te shtrenjta, benza sheikësh që turpërojnë markën kur e shikon se kanë pronarë Flamur Nokën apo Ristanin.
Na qëlloi të jemi afër parkingut ne kohën kur në protestë po ndërroheshin turnet. Grida me nje Porshe te bukur parkoi dhe po fshinte rimelin me nge para pasqyrës. Hoqi këpucët e shtrenjta me take dhë veshi në vënd të tyre atlete Nike. Vari pallton e gjatë të zeze dhe veshi një xhup. I hodhi një sy të fundit vetes në tërësi për t’u bindur nëse dukej aq e varfër sa ja donte detyra për sot dhe duke ikur shtypi çelësin në distancë.
Tre Benz-a më tutje, nje nga keto vajzat e reja që japin vazhdimisht deklarata, po bënte të kundërtën e Gridës, pasi sapo e kishte lënë turnin. Hoqi rrobat e çadrës, fshiu me letër me antiseptic duart gjithandej dhe i futi nje spary me erë të mirë gati gjithë trupit si gjysmë me inat, sikur donte të thoshte: Kemi marrë eren e atyre kafshëve tek çadra.
Të gjithë këtu tek ky parking bëjnë diçka për t’u dukur ata që s’janë. Kush merr turnin përpiqet të duket i varfër, kush e le kërkon ta lërë varfërinë larg si sëmundjë ngjitëse.
Këta janë udhëheqësit e nesërm, qe pasi të kalojnë nga sita e Zenit dhe e Argitës, do jenë deputetë, ministra, drejtorë. Për këta bëhet dhe revolucioni, sic thotë ai burri, se ata varfanjakët qe hanë gratis në çadër ashtu kanë për të qene edhe pas revolucionit të Zenit.
Më shumë se më udheheqës të ardhshëm, këta njerëz pa staturë ngjajne më një grup djemsh qe vijne çdo mëngjes nga Elbasani, zhvishen poshte urës, fshehin këmbën në pantallona t’ju duket si e prerë dhe shpërndahen nëpër kryqëzime për të lypur para. Në mbrëmje shkojnë prapë poshtë urës, zhveshin zhelet, veshin rrobat e tyre dhe shkojne me taksi ne Elbasan per te ardhur të nesërmen sërish.
Abi nuk e do hymnin e flamurit
Abi, sic i flasin cadristet, Jamarbër Malltezit, burrit de jure te Argitës, dje mbërriti tek cadra me kërshërinë e atij qe vjën të hedhë një sy ç’bëhët më pronat e familjes.
Abi s’është më ai Abi i dikurshëm që vetëm skuqej po ti flisje. Ai ka një ngutje të ndryshojë opinionin e derisotëm që kanë njerëzit për të, si burrë i dhunuar, dhe ka filluar jep mënd edhe kur s’ja kërkojnë.
Ka kapur nje reportere të një TV dhe brockulliti pa fund për domosdoshmërinë e protestës, dhe që Ed Rama duhet te bejë mirë llogaritë, se tani ka dhe Abin kundër.
Por më perla ishte kur i bënte vërejtje organizatorëve: “Këta s’duhet të venë gjithë ditën himnin e flamurit. Protesta do gjallëri. Duhen vene kenget e Bob Marlit”.
Mirë e ke po duhen shoqëruar me dicka ato të shkreta këngë, se Bobi si këndonte më të thatë.
-Abi s’ka faj, thotë dikush aty, se se ka flamurin e vet, po të ishte himni boshnjak, ndoshta s’do fliste kështu.
Policia e moralit
Nata e tretë po gdhin dhe protestuesit gjysmë të dehur i ka qeposur gjumi. Mbështetur ku të munden po marrin një sy gjumë. Polici digital i Berishes, edhe ai fle. I vetmi që rri zgjuar është polici i moralit. Ai është një djalë i gjatë rreth, të cilin e kanë caktuar të vëzhgojë se mos bëhet ndonjë gjest i papëlqyer në cadër dhe e kapin kamerat e na i nxjerrin ne rrjetet sociale.
-Të mos jem unë, thotë, e ke gjysmën e cadrës me barrë.
-Ti aty rri më larg , shtyu më tutje të them, i gërmushët njërit.
-Ti ku shkon. Shurra bëhët me radhe. Dhe degjo se mos e ben afër çadrës.
Ndersa të gjithë flenë, degjohet një britmë që shan me nanë e motër. Dikush ka hequr këpucët, me ç’duket, apo më keq akoma ka ofenduar protestën dhe madhështinë e saj./Tema