• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD ka humbur shpirtin e lëvizjes, i duhet rilindje me figura dhe ideale të reja”

by Os De
08/12/2025 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Çejku dhe Bislim Ahmetaj, të ftuar në Puls nga Bruna Çifligu në A2 CNN, analizuan rëndësinë e 8 Dhjetorit dhe gjendjen aktuale të Partisë Demokratike, duke ndarë qëndrime kritike mbi mënyrën se si kjo forcë politike ka devijuar nga ideali i themelimit.

Arben Çejku u shpreh se protesta studentore ishte revolucionare për nga natyra dhe theu tabutë e një sistemi që dukej i pathyeshëm. Ai theksoi se 8 Dhjetori është sot “më i vështirë dhe më i ndërlikuar” për shkak të interpretimeve politike, duke fajesuar PD-në për humbjen e legjitimitetit dhe mbajtjen peng të simbolikës së lëvizjes. Çejku deklaroi se PD sot ka “dyert e mbyllura për pjellën e vet” dhe se mbetet e paralizuar nga aktorë të vjetër politikë. Sipas tij, PD duhet të distancohet nga figura si Sali Berisha dhe të rikthehet te thelbi reformist dhe perëndimor i lëvizjes studentore.

Nga ana tjetër, Bislim Ahmetaj, një prej figurave të hershme të studentëve, kritikoi ashpër deformimin e 8 Dhjetorit në politikë. Ai tha se sot “nuk na përket më” sepse është kapur nga politikanë që nuk kanë lidhje me origjinën e lëvizjes dhe e përdorin si fasadë. Ahmetaj deklaroi se PD ka devijuar plotësisht nga idealet e vitit 1990 dhe se udhëhiqet nga njerëz që “kanë qenë në diktaturë dhe sot shiten si antikomunistë”. Ai theksoi se shpresa e vërtetë është te ata studentë që e nisën ndryshimin pa interesa personale dhe se PD duhet të rilindë përmes figurave të reja dhe idealeve të dikurshme, jo përmes ritakimeve të së shkuarës, shkruan A2 CNN.

Megjithëse nga këndvështrime të ndryshme, të dy bashkohen në një pikë kryesore, Partia Demokratike sot nuk përfaqëson më frymën e 8 Dhjetorit, ka humbur identitetin për shkak të konflikteve të brendshme dhe mungesës së reformimit, duke pasur nevojë urgjente për një përditësim moral, politik dhe drejtues

Next Post
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS hedh poshtë formulën e propozuar nga Bardhi

Avokati i Popullit, zbulohet strategjia e PS/ E preferuara e PD, Jola Hysa. Dokumenti ka 27 nga 28 firmat e duhura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
“Lufta po vjen” – Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

“Lufta po vjen” – Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

November 2, 2026
Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

November 2, 2026
“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

November 2, 2026
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

November 2, 2026
“Kjo situatë duhet të marrë fund”, Ibrahimaj publikon fotot e bizneseve të shkatërruara nga protestuesit: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara!

Paketa fiskale, Ibrahimaj: Kthesë në rishpërndarjen e të ardhurave, fokusi te familjet dhe shtresat në nevojë

November 2, 2026
“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

November 2, 2026
Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

November 2, 2026
I moshuari ankohet në Polici: Djali ushtron dhunë, më merr paratë e pensionit

“Halloween i tërbuar”? Vetëm 1 person në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar me “Rape Drug”!

November 2, 2026
SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In