• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati i Popullit, zbulohet strategjia e PS/ E preferuara e PD, Jola Hysa. Dokumenti ka 27 nga 28 firmat e duhura

by Os De
08/12/2025 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pritet të jetë seanca plenare e 11 Dhjetorit ajo e cila do të mund ti japë fund ping-pongut mes socialistëve dhe demokratëve, në një tentativë për të zgjedhur avokatin e ri të popullit. 

Një burim nga grupi parlamentar i PS tregoi Top Channel strategjinë e cila do të ndiqet në një kohë kur PD u tërhoq nga firmat e hedhura për 7 shtatë kandidatët. 

“Do t’i përcjellim seancës plenare të gjitha kandidaturat që kanë mbledhur deri me 2 Dhjetor 28 firma” deklaroi ky burim duke shtuar se “Komisioni i Ligjeve në shkresën që do ti dërgohet seancës plenare do të ketë shënimin se deputetët e PD-s janë tërhequr nga firmat”. 

Propozimi final nga ky komision do të hartohet në mbledhjes e të Martës 9 Dhjetor ora 11:00. 

Në të tilla kushte ky do të jetë një test parlamentar i cili do të provojë vullnetin e palëve për ta zgjidhur ngërçin ku është futur ky proces. 

Megjithëse PD u duk se bëri një lëvizje për tu tërhequr nga ky proces, nga brenda Selisë Blu jo zyrtarisht flitet për një preferencë të re të demokratëve për ta çuar në zyrën e avokatit të popullit. 

Nëse në të shkuarën doktor Berisha e ka shprehur haptas pëlqimin dhe mbështetjen për Besim Ndregjonin, ky pëlqim duket se është zbehur. 

Po ashtu mbetet jashtë preferencave të grupit parlamentar të PD-s avokatja Ardiana Kalaja paçka se ia kanë dhënë firmat e duhura. 

Në pol pozicion të demokratëve si pëlqim i parë, ka dalë zonja Jola Hysaj e cila në PD mban postin e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun për të cilën ka hedhur firmën mbështetëse edhe vetë Sali Berisha. 

Por a do ta dërgojë Komisioni i Ligjeve, emrin e saj në seancën plenare të 11 Dhjetorit? 

Kjo pyetje shtrohet pasi po të shikojmë dokumentin me firmat e dorëzuara nga Jola Hysaj, janë 27 dhe jo 28 sa kërkon ligji.  Firma e 18 në këtë dokument është e Agron Gjekmarkajt, e më pas duhet të vinte firma e 19-të. 

Siç shikohet mungon firma e 19të mungon dhe vijohet me firmën e 20-të të deputetit Kliti Hotit. Një matematikë e thjesht e këtij dokumenti tregon se Jola Hysaj ka depozituar vetëm 27 firma. 

Next Post
Joni Keta u propozua nga SPAK si kreu i “FBI-së shqiptare”/ Votohet nesër nga KLP drejtuesi i BKH

Joni Keta u propozua nga SPAK si kreu i “FBI-së shqiptare”/ Votohet nesër nga KLP drejtuesi i BKH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

November 2, 2026
Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Valsi i fundit i Orban me Vuçiç, po me Ramën çfarë do të ndodhë?

November 2, 2026
Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

November 2, 2026
Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

November 2, 2026
Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

November 2, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Shkelje me financimet e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

November 2, 2026
Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

November 2, 2026
“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

November 2, 2026
Punësimi i ekselentëve, thirrja e dytë në muajt gusht-shtator

Thyhet bojkoti në universitete, studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh

November 2, 2026
Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In