• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Replikat/ Balla: Noka e ka pasur fiksim të shkojë njëherë në Aruba me pushime! Merri letrat dhe shko bëj kallëzim!

by Os De
29/09/2025 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në mbyllje të seancës i ka kthyer përgjigje pretendimeve dhe akuzave të opozitës. Këta të fundit u larguan nga salla në momentin që Balla mori fjalën. 

Ndër të shumtave, Balla iu përgjigj akuzave të Flamur Nokës për një takim të socialistëve me trafikantë droge në Maruba, si dhe debatit të bërë më parë në Konferencën e Kryetarëve për ndryshimin e procesit të raportimit të institucioneve të drejtësisë në Kuvend. 

Deputeti i PS-së tha se ndryshimet janë thelbësore për mirëfunksionimin e Kuvendit dhe se për këto ndryshime, opozita ka rënë dakord më parë, por tani e mohon. 

“E kapëm dhe një rekord tjetër si seanca më e gjatë për miratimin e kalendarit. Dëgjova me vëmendje disa prej deputeteve që bërtisnin që ‘kemi 1 muaj qe kemi ardhur’, ju ka lënë Luli me probleme në matematikë. 

Tani ja arritët qëllimit, e bërë rrëmujën pa ditur se për çfarë jemi mbledhur të diskutojmë, Noka mori fjalën në emër të saj që ka mbetur ‘rafmet pastë’ PD dhe foli këtu për programin. Fiksim e ka pas gjithë jetën të shkojë në Aruba me pushime dhe ‘Aruba Aruba Aruba’ pa thënë asnjë emër, asnjë fjalë, se më e pakta do marrësh letrën dhe do bësh një kallëzim. Të kesh dijeni për diçka të tillë, minimalisht do thuash emrat dhe do bësh kallëzim dhe do shkosh në SPAK. 

Kemi ngritur 11 komisione, kishim rënë dakord këtu 4 vite më parë për t’i ndryshuar dhe për ti dhënë rol të ri komisioneve në Kuvend. Më vjen mirë që Xhafaj nuk reagoi. Ai është një prej kryetarëve të komisioneve. Ai komision duhet të ishte ngritur më parë. Ishim i vetmi parlament që nuk kishim një komision të posaçëm për kërkesat e nismave qytetare. Këta e kanë votuar, por nuk dinë çfarë kanë votuar. 

Janë të vetmit që bëjnë propozime dhe nuk rrinë të votojnë për propozimet e veta. Për raportimin e institucioneve, Kuvendi në këtë mandat, duhet t’ia ndryshojmë faqen raportimeve. Mjaft me histori të vjetër. Do ketë dy komisione përgjegjës. Mbledhjet do të jenë të përbashkëta”, tha Taulant Balla. 

Next Post
VIDEO/ “Si dole më e votuara në burg”, Sara Mila-Besart Xhaferrit: Ke qenë listëmbyllur ti, e ke marrë falas karrigen 

VIDEO/ “Si dole më e votuara në burg”, Sara Mila-Besart Xhaferrit: Ke qenë listëmbyllur ti, e ke marrë falas karrigen 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia penale në Shqipëri është një drejtësi represive e jo njerëzore për individët

Stoku dhe ristrukturimi i Gjyqësorit, KLGJ kërkon rritjen e numrit të gjyqtarëve për të përballuar dosjet e prapambetura!

November 2, 2026
Trazirat në Frankfurt, Gjermania paralajmëron dënime të ashpra pas plagosjes së mbi 100 oficerëve të policisë

Trazirat në Frankfurt, Gjermania paralajmëron dënime të ashpra pas plagosjes së mbi 100 oficerëve të policisë

November 2, 2026
“Kemi mbajtur shënime nga protesta”/ Rama intervistë për gazetarin amerikan: Mafia shqiptare nuk ekziston, janë gjepura! SPAK nuk e ka thënë…

“Kemi mbajtur shënime nga protesta”/ Rama intervistë për gazetarin amerikan: Mafia shqiptare nuk ekziston, janë gjepura! SPAK nuk e ka thënë…

November 2, 2026
U braktis nga shoqëruesit e tij në 2,600 metra lartës, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet

U braktis nga shoqëruesit e tij në 2,600 metra lartës, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet

November 2, 2026
Trump i gatshëm të japë falje paraprake për Musk dhe bashkëpunëtorët e tij nëse demokratët fitojnë Kongresin

Trump i gatshëm të japë falje paraprake për Musk dhe bashkëpunëtorët e tij nëse demokratët fitojnë Kongresin

November 2, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Kur shpërdorohet autoriteti akademik

November 2, 2026
Buxheti për mbrojtjen sipas kërkesave të NATO, Shqipëria përmbush angazhimin si anëtare e Aleancës!

Buxheti për mbrojtjen sipas kërkesave të NATO, Shqipëria përmbush angazhimin si anëtare e Aleancës!

November 2, 2026
Gjykata çeke liron gazetarin kinez të akuzuar për spiunazh, u shpall i pafajshëm

Gjykata çeke liron gazetarin kinez të akuzuar për spiunazh, u shpall i pafajshëm

November 2, 2026
24 persona të vrarë nga bombardimi rus ndaj një qendre ndihmash në Ukrainë

24 persona të vrarë nga bombardimi rus ndaj një qendre ndihmash në Ukrainë

November 2, 2026
Ndotja e Semanit shkatërron florën e faunën! Mbetjet pushtojnë deltën e lumit, projekt edhe për rehabilitimin

Ndotja e Semanit shkatërron florën e faunën! Mbetjet pushtojnë deltën e lumit, projekt edhe për rehabilitimin

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In