• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Reperi amerikan Macklemore largohet nga turneu i Ed Sheeran pas deklaratave pro-palestineze –

by Java News
14/09/2026 20:11
Reperi amerikan Macklemore largohet nga turneu i Ed Sheeran pas deklaratave pro-palestineze -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Reperi amerikan Macklemore nuk do të performojë në datat e mbetura të turneut të Ed Sheeran në stadiumet amerikane, pasi disa prej vendeve ku janë planifikuar koncertet dyshohet se kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e tij për shkak të deklaratave publike në mbështetje të palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Macklemore ishte planifikuar të performonte në tetë nga 10 koncertet e mbetura të pjesës amerikane të turneut “Loop” të Sheeran. Promotori amerikan, Messina Touring Group, konfirmoi se ishte njoftuar nga disa prej ambienteve se nuk do të lejonin koncertet me reperin.

Në një deklaratë për Rolling Stone, promotori tha pjesëmarrja e reperit mund të rrezikonte anulimin e turneut dhe të prekte qindra mijëra fansa.

Ndër stadiumet që raportohet se kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e Macklemore janë Lincoln Financial Field në Filadelfia, Gillette Stadium në Massachusetts, Mercedes-Benz Stadium në Atlanta, Lucas Oil Stadium në Indianapolis, Bank of America Stadium në Charlotte, AT&T Stadium në Teksas dhe Raymond James Stadium në Tampa.

Turneu i Ed Sheeran pritet të vijojë këtë të premte në Filadelfia.

Macklemore është shprehur vazhdimisht publikisht në mbështetje të palestinezëve dhe ka kritikuar luftën e Izraelit në Gaza. Gjatë koncerteve dhe daljeve publike, ai ka bërë thirrje për një “Palestinë të lirë” dhe ka shprehur solidaritet me palestinezët.

Promotori nuk ka bërë të ditur se cilat prej ambienteve kanë kundërshtuar konkretisht pjesëmarrjen e reperit.

Next Post
Trump: Do të shqyrtoj kërkesën e familjeve të viktimave për publikimin e të dhënave të 11 shtatorit -

"Uzinat po punojnë 24 orë"- Trump: SHBA po prodhon më shumë armë elitare se kurrë më parë, i dërgojmë në Lindjen e Mesme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com