• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rënia e të “paprekshmëve”, një kronikë që sapo ka filluar

by Ylli Pata
19/07/2023 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Kur Donald Lu në vitin 2016, solli metaforën e “Të Paprekshmmit” të Brian de Palma, si një histori që në Shqipëri sapo kishte filluar, e tallën. Madje më shumë se kaq, e linçuan, e sulmuan, e shanë dhe e përndoqën madje edhe në Kirgistan, ku shërbeu si ambasador i SHBA-së.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë që Kirgistani dhe ngjarjet në atë vend të largët të bëhen temë panelesh televizive në Tiranë. Në 2016, ishte koha e reformës në drejtësi si draft, ku flitej për SPAK, një prokurori që do të hetonte zyrtarët e lartë e politikanët, vetëm në letër.

Askush në emisionet e darkës, nuk e trajtoi se si do të ishte kjo drejtësi e re, se si do të ishte e mundur që do të ketë prokurorë, që mund të hetojnë njerëz të fuqishëm.

Por u bënë në atë kohë emisione pafund për drafte të Venecias, sulme ndaj ambasadorëve pa i thirrur ndonjëherë për të dhënë versionin e tyre, e gjëra të tilla, që rezultuan se ishin thjesht zhurmë për të mbuluar lajmin e madh. Atë që po niste një drejtësi e re, që do të ishte aq sa mudnej e pavarur nga politika.

Kaluan vite, e në Tiranë erdhi një tjetër ambasadore e SHBA, Yuri Kim. E cila fliste vazhdimisht për “fundin e pandëshkueshmërisë”, për çarjen e cipës që të paprekshmit shqiptarë kishin krijuar ndër vite. Edhe Yuri Kim-in, si Donald Lu-në, Romana Vlahutinin apo Luigi Soreca-s, çfarë nuk thanë. Madje kanë thënë aq shumë gjëra për ta, sa asnjëherë nuk është thënë nga këto qarqe mediatike për politikanët shqiptarë.

Ja ku jemi sot. Të gjithë ata që u paralajmëruan ndodhën. Në Tiranë ka rënë realisht muri i paprekshmërisë politike. SPAK, tashmë ka krijuar një rekord të gjatë proakriv aktiviteti penal ndaj politikanëve dhe zyrtareve. Por sërish kjo përpjekje e prokurorëve speciale nuk se ka “ngopur” publikun shqiptar.

Ka ankesa, pakënaqësi, kritika, akuza, mendime e ndjenja pafund që nuk do të reshtin asnjëherë. Por në këtë kontekst, pra atë të paprekshmërisë ka një standard apo model shqiptar që është krejt i ndryshëm nga ata që kanë ndodhur në vende të tjera. Po flasim për antikorrupsionin gjyqësor.

Hetimi tashmë mit antikorrupsion në Itali, i quajturi “Duart e Pastra” që përmbysi një “Republikë” në Itali, Republikën e Dytë, hetoi dhe çoi në gjyq kokat e politikës së lartë të vendit.

Andreotin, Craxin, Forlanin, e shumë e shumë të tjerë. Nisi si një hetim për financim të paligjshëm të partive dhe arriti të shkonte te korrupsioni e rryshfetet.

Por, ka një gjë. Asnjëri nga këta subjekte të grupit të prokurorëve milanezë, edhe pse u vërtetuan se kishin shkelur ligjin, nuk jetonin në “megalluks”. Nuk kishin apartamente pa fund në kryeqytet, vila e resorte në det, toka e troje në zona turistike, industry e biznese që sillnin para pa fund tek ata. Llogari të fshehura në shtete e parajsa fiskale që qarkullonin shuma marramendëse.

Në Shqipëri, opinion publik, nuk se ka ndonjë kërkesë shumë pretencioze ndaj SPAK; kërkon thjesht të regjistrojë vilat, apartamentet, automjetet, paratë e të mirat materiale, që politikanët zotërojnë. Të cilat njerëzit e dijnë, i flasin, e kërkojnë që shteti, që tashmë falë edhe atyre që krijuan SPAK, t’i sekuestrojë. Së paku.

E media, por sidomos politika, do të ishte mirë që thjesht të bëjë një fotografim të thjeshtë, ku jetojnë elita politike shqiptare, si jetojnë e sa shpenzojnë për të jetuar.

Një vetting i thjeshtë e i pakomplikuar që do të duhet ta bëjë në radhë të parë opinion publik- pra mediat, e më pas le të gjejë SPAK burimin e parave.

Gjasat janë që kjo nuk do të ndodhë kur nuk ka ndodhur. Këtu më thjeshtë bëhet një montim fake si Babalja sesa të dalë se ku i gjetu paratë regjizori për të prodhuar filmin me të njëjtin titull.

Megjithatë, pandëshkueshmëria ka rënë. Dhe njerëzit, ndoshta nga dita e nesërme do të postojnë foto të vilave e apartamenteve luksoze të politikanëve që financojnë zhurmën për të ndaluar furtunën. Sa mund të zgjasë?

Next Post
Veliaj tregon pse është i majtë: Nga familja ushtarake, vajtja në Amerikë dhe ndikimi i Blair

Veliaj në Rrogozhinë: Kandidati i “Bashkë Fitojmë” më kërkoi të bënim pazare! Më çoi haber se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Woodstock-Pogradec, 57 vjet në mes…

August 20, 2026
Deti Kaspik bëhet ‘arteria’ e re ruso-iraniane, çfarë po transportohet?

Deti Kaspik bëhet ‘arteria’ e re ruso-iraniane, çfarë po transportohet?

August 20, 2026
Revista prestigjioze “Ambassador”: Shqipëria, një vend që nuk e ka humbur identitetin

Revista prestigjioze “Ambassador”: Shqipëria, një vend që nuk e ka humbur identitetin

August 20, 2026
Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

Itali, 4 shqiptarë sulmohen me thika, çekiç e spraj me piper! Njëri prej tyre në gjendje të rëndë

August 20, 2026
Ndahet nga jeta Frank Beard, bateristi legjendar i ZZ Top

Ndahet nga jeta Frank Beard, bateristi legjendar i ZZ Top

August 20, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Importet e ushqimeve rriten me 12,8%, prodhimi vendas mbetet pas

August 20, 2026
Zjarr i madh edhe në malësinë e Klosit, rrezikohet një fshat i tërë! Kërkohet dhe ndërhyrje nga ajri, dyshohet i qëllimshëm

Flakët pushtojnë Pukën: Zjarri del jashtë kontrollit, rrezikohen banorët e Gojanit të Vogël

August 20, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

August 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, ja sa do jenë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, ja sa do jenë temperaturat

August 20, 2026
Natë terrori në Kiev! Goditen me raketa apartamente, shkolla dhe spitale. Të paktën 8 viktima dhe 33 të plagosur

Natë terrori në Kiev! Goditen me raketa apartamente, shkolla dhe spitale. Të paktën 8 viktima dhe 33 të plagosur

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com