Ai po iu tregon forcave RENEA konkretisht në terren se ku ka qëndruar dhe si ka vepruar. Ai ka thënë se e ka hedhur në Lumin e Lanës armën e krimit dhe për këtë arsye forcat e RENEA-s po kryejnë kërkime brenda lumit.
Disa detaje të reja janë zbuluar për grupin që organizoi vrasjen e Sofisë. Ernejt Shyti autori i vrasjes së Behar Sofisë është kontaktuar në rrjete sociale nga njëri bashkëpunëtor përpara vrasjes.
Ai është kontaktuar nga Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë dhe banues në Tiranë. Ky i fundit po ashtu ka rënë në prangat e polcisë pasi rrëfimit të Shytit i cili ka treguar si është organizuar vrasja.
g.kosovari