• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

by E S
13/03/2026 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, zhvilloi sot një takim me strukturat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në kryeqytet. Në fokus të takimit ishte prezantimi i raportit vjetor mbi punën e kryer nga kjo strukturë, sa i përket aksionit për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Tiranës dhe kthimin e këtyre hapësirave në ambiente rekreative, për t’i shërbyer nevojave të komunitetit.

“Gjatë gjithë kësaj kohe është bërë lirimi i hapësirave publike në Tiranë, të cilat në ditët dhe kohët në vijim do të prezantohet që këto hapësira publike që përmes punës suaj u liruan, do rikthehen në lulishte apo në vende të cilat janë ideuar nga arkitektët më të mirë sot për sot në Evropë dhe këto do të kthehen në vende rekreative për qytetarët e Tiranës. Puna që u bë për lirimin e këtyre hapësirave publike do i japë më shumë ajër, frymëmarrje të gjithë kryeqytetit tonë”, tha Sulaj.

Nënkryetari Sulaj theksoi vendosmërinë për të vijuar dhe çuar më tej punën e deritanishme, duke theksuar po ashtu faktin se strukturat e IMT do të jenë mirëkuptues edhe ndaj bizneseve që operojnë pranë këtyre platformave, me qëllim krijimin e një klime të qetë bashkëjetese me komunitetin e zonës.

“Ne do çojmë përpara lirimin e çdo hapësire publike që është zënë dhe që mund të ketë mbetur. Do ta vazhdojmë së bashku lirimin e çdo hapësire publike. Ne jemi çdo ditë në terren; Inspektoriati është çdo ditë në terren, për të mos lënë edhe platformën e fundit që zë një hapësirë publike nëpër lagje, nëpër rrugë, nëpër rrugica apo edhe në zona të tjera. Është bërë një punë e jashtëzakonshme, sepse nuk është thjesht largim i një platforme por është edhe një marrëdhënie. Kemi pasur shumë kujdes që të jemi edhe të mirëkuptueshëm ndaj biznesit, në kushte e një bashkëjetese me të gjithë komunitetin që është aty afër”, përfundoi nënkryetari i Bashkisë.

Next Post
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta/ Deputeti socialist: Nëse keni alternativë më të mirë, bujrum tek kutia e votimit!

Protesta/ Deputeti socialist: Nëse keni alternativë më të mirë, bujrum tek kutia e votimit!

June 21, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Media spanjolle: Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Europës

June 21, 2026
Protesta, Berisha: Mbështesim lëvizjen e fuqishme rinore, nuk jemi kundër investimeve

Berisha mesazh Ramës: Protesta është Vaterloja jote, largohu dhe përballu me drejtësinë

June 21, 2026

Votimi ndan shapin nga sheqeri

June 21, 2026
Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

June 21, 2026
“Vetëvrasje e vrasje të dyshimta”, politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

“Vetëvrasje e vrasje të dyshimta”, politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

June 21, 2026
Sondazhi: Nëntë në 10 izraelitë besojnë se Irani e fitoi luftën me SHBA-në

Sondazhi: Nëntë në 10 izraelitë besojnë se Irani e fitoi luftën me SHBA-në

June 21, 2026
Aksident në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen dy të rinj që udhëtonin me motor

Aksident tragjik në rrugën e vjetër Fushë-Krujë–Laç, humb jetën motoristi (EMRI)

June 21, 2026
Temperaturat e larta “përvëlojnë” Francën, qeveria ndërhyn me masa drastike në eventet masive

Temperaturat e larta “përvëlojnë” Francën, qeveria ndërhyn me masa drastike në eventet masive

June 21, 2026
“Kakomenë e mbrojmë me gjak”, protestuesit shembin rrethimin dhe shkulin kabinat

“Kakomenë e mbrojmë me gjak”, protestuesit shembin rrethimin dhe shkulin kabinat

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In