• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rëndohet situata e zjarreve, shënohen 14 vatra të reja në 24 orët e fundit

by Java News
26/08/2017 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 14 vatra zjarri në disa qarqe të  vendit.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 135 punonjës zjarrfikës, 16 automjete zjarrfikëse, 80 forca ushtarake, rreth 100 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

 QARKU SHKODËR

Vijojnë të jetë aktiv zjarri në pyllin me pisha në fshatin Karmë, të Pukës. Forcat zjarrfikëse të mbështetur nga punonjës të pyjores kanë punuar deri në orët e mbrëmjes, por pa arritur të izolojnë flakët. Terreni i thyer dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e zjarrit duke përfshirë dhe një pjesë të zonës pyjore të fshatit Dush. Si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pyll pishe.

Në lagjen nr.4 të qytetit të Shkodrës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pisha. Zjarri ndodhej pranë banesave. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre e ferra dhe 20 pisha.

Në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 2 ha me shkurre dhe pisha.

 QARKU DIBËR

Vijon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në fshatin Lenë, Bulqizë. Ditën djeshme zjarri i favorizuar nga era është përhapur në drejtim të fshatit Peshk dhe Ndërfushas. Shërbimi  zjarrfikës i mbështetur nga forcat e ushtrisë, ato të pyjores dhe banorë të zonës kanë izoluar vatrat e zjarrit në fshatin Peshk dhe Ndërfushas, si dhe disa vatra zjarri në fshatin Lenë, duke shpëtuar banesat. Në orët e para të mëngjesit është ndërhyrë edhe me anë të helikopterit për shuar vatrat e zjarrit.

Në Parkun Kombëtar të Lurës në zonën e Liqenit të Zi dhe Liqenit të Madh ka pasur disa vatra zjarri. Forcat e pyjores dhe disa vullnetarë kanë punuar për shuar flakët ndërkohë në ndihmë ka shkuar edhe një helikopter i cili ka bërë të mundur fikjen e zjarreve.

Në fshatin Gurrë e Madhe, Klos  ka rënë zjarr në pyll dushku dhe ahu. Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 25 forca ushtarake të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 2 ha me pyll dushku dhe ahu.

QARKU LEZHË

Në fshatin Perlat Qendër, Mirditë ka rënë zjarr në zonë pyjore me dru lisi. Zjarri ka rënë në një terren të thyer dhe i favorizuar nga era e fortë ka rrezikuar banesat e fshatit. Si pasojë e tymit të krijuar nga zjarri një banor i fshatit pësoi gjendje asfiksie dhe u dërgua menjëherë me helikopter në Spitalin Rajonal të Rrëshenit. Forcat në terren vazhduan punën dhe në orët e mbrëmjes duke izoluar të gjithë vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me shkurre dhe pyll lisi.

Në fshatin Skuraj, Kurbin ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha dhe shkurre. Për izolimin e vatrave të zjarrit kanë punuar me mjete rrethanore deri në mbrëmje forca zjarrfikësve të  Kurbinit, të pyjores, ushtria të mbështetur dhe nga një helikopter. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon edhe gjatë ditës së sotme.

QARKU FIER

Në qytetin e Patosit ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë izoluar. Si pasojë u dogjën shkurre dhe ferra.

Në Qafën e Lalërit në Patos ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe rreth 100 rrënjë ullinj.

Në fshatin Peshtan i Vogël, Fier ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë u dogj rreth 5 ha me shkurre dhe ullishte.

Në fshatin Radostinë, Fier ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Shërbimi zjarrfikës ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës të cilët të ndihmuar dhe nga disa banorë të zonës kanë shuar zjarrin. Si pasojë u dogj rreth 1.5 ha me shkurre dhe ullishte.

QARKU VLORË

Në fshatin Finiq ka rënë zjarri në një sipërfaqe me pyll Dushku. Zjarri ka rrezikuar edhe Parkun Arkeologjik. Në mbështetje të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 25 forca ushtarake dhe 1 automjet zjarrfikës. Zjarri është shuar gjatë mbrëmjes. Si pasojë u dogj rreth 3 ha me shkurre dhe pyll dushku.

QARKU GJIROKASTËR

Në fshatin Suhë, Libohovë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarri i favorizuar nga era është përhapur në drejtim të banesave të fshatit Suhë dhe Stegopull. Zjarrfikëset së bashku me banorët e zonës kanë bërë të mundur që deri në orët e vona të natës të izolojnë zjarrin që ka rrezikuar banesat e të dy fshatrave. Si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe bar.

Next Post
Samiti i kryeministrave të Ballkanit, Rama nuk heq dorë nga atletet e bardha (FOTO)

Samiti i kryeministrave të Ballkanit, Rama nuk heq dorë nga atletet e bardha (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për kërcënim në konsullatën e Ukrainës në Dyseldorf, policia kontrollon ndërtesën!

Alarm për kërcënim në konsullatën e Ukrainës në Dyseldorf, policia kontrollon ndërtesën!

September 11, 2026
Ndeshjet e UEFA Nations League, dalin në shitje biletat e San Marino-Shqipëri për tifozët!

Ndeshjet e UEFA Nations League, dalin në shitje biletat e San Marino-Shqipëri për tifozët!

September 11, 2026
Banorët e ish-“Kënetës” në protestë, bllokojnë dhe rrugën: Kërkojmë investime dhe pastrim të kanaleve!

Banorët e ish-“Kënetës” në protestë, bllokojnë dhe rrugën: Kërkojmë investime dhe pastrim të kanaleve!

September 11, 2026
Tenis/ Rybakina dhe Sabalenka shkojnë në finalen e “Us Open”

Tenis/ Rybakina dhe Sabalenka shkojnë në finalen e “Us Open”

September 11, 2026
NATO ndjek anijet ruse në Arktik, dyshime për armë sekrete kundër kabllove nënujore!

NATO ndjek anijet ruse në Arktik, dyshime për armë sekrete kundër kabllove nënujore!

September 11, 2026
Lufta ‘ndizet’ përsëri! Teherani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-ve, bombardon anijet luftarake dhe cisternat në Hormuz

Përshkallëzohet lufta dhe rriten tensionet, Irani bombardon 2 anije amerikane në Hormuz!

September 11, 2026
Paradoksi/ Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten ‘nuk e duan’ punën! Papunësia e tyre rritet me 16 për qind

Paradoksi/ Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten ‘nuk e duan’ punën! Papunësia e tyre rritet me 16 për qind

September 11, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Parashikimi i motit/ Temperaturat e larta nuk largohen as sot, por në zonat malore do ketë reshje shiu

September 11, 2026
VIDEO/ Sot 25-vjetori i sulmeve të “11 shtatorit” në SHBA, një dritë për çdo viktimë, spektakël me 2977 dronë në qiellin e Nju Jorkut!

VIDEO/ Sot 25-vjetori i sulmeve të “11 shtatorit” në SHBA, një dritë për çdo viktimë, spektakël me 2977 dronë në qiellin e Nju Jorkut!

September 11, 2026
Zbulohet e shkuara e errët e shqiptarit! Vrau gruan me thikë në Kretë, Policia greke jep detajet e krimit në familje

E rëndë në Greqi, 51-vjeçari shqiptar akuzohet për p*rdhunimin e mbesës së tij 8-vjeçare!

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com