• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paradoksi/ Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten ‘nuk e duan’ punën! Papunësia e tyre rritet me 16 për qind

by A. Q
11/09/2026 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po humbet popullsi dhe veçanërisht të rinj, por tkurrja e kësaj grup-moshe nuk po shoqërohet me një lehtësim të tregut të punës.

Përkundrazi, të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i të papunëve 15-29 vjeç është rritur me ritme dyshifrore gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, ndërsa punësimi i tyre ka rënë.

Më 1 janar 2026, popullsia banuese e Shqipërisë zbriti në 2,335,930 rreth 27.4 mijë banorë më pak se në 1 janar 2025. Tkurrja është më e dukshme te moshat e reja, ku ndërmjet vitit 2022 dhe janar 2026 kishte të rinjtë në grup-moshën 15-29 vjeç u tkurren me 62 mijë persona ose 13.4%.

Por, teksa numri i të rinjve po bie, numri i atyre që kërkojnë punë dhe nuk e gjejnë atë po rritet.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e dytë të vitit 2026 kishte 36.7 mijë të papunë të moshës 15-29 vjeç, nga 31.6 mijë në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Brenda një viti janë shtuar mbi 5 mijë të rinj të papunë, ose 16.1%.

Në të njëjtën kohë, numri i të rinjve të punësuar ra nga 177.4 mijë në 170.3 mijë persona, ose me rreth 7 mijë të punësuar, apo 4% më pak. Forca e punës 15-29 vjeç, që përfshin të punësuarit dhe të papunët, zbriti lehtë nga 209 mijë në 207 mijë persona.

Llogaritjet mbi të dhënat e INSTAT tregojnë se shkalla e papunësisë tek të rinjtë u rrit në rreth 17.7% në tremujorin e dytë 2026, nga 15.1% një vit më parë, një përkeqësim me rreth 2.6 pikë përqindjeje.

Ecuria e të rinjve bie në kontrast me pjesën tjetër të tregut të punës. Numri i përgjithshëm i të papunëve në vend u ul me 4.2% në një vit, në 104.6 mijë persona. Te grup-mosha 30-64 vjeç, numri i të papunëve ra me 12.1%, ose rreth 9.2 mijë persona. Vetëm te të rinjtë tendenca ishte në drejtim të kundërt.

Si rrjedhojë, të rinjtë po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të të papunëve në vend. Në tremujorin e dytë 2025, 15-29-vjeçarët përbënin rreth 29% të të papunëve gjithsej, por një vit më vonë pesha e tyre u ngjit në rreth 35%.

Tregu i punës në vendin tonë nuk ka qenë historikisht tërheqës për të rinjtë, mirëpo së fundmi kushtet janë vështirësuar më tej. Sistemi arsimor duket se nuk prodhon profilet që kërkojnë bizneset aktuale. Ka një mbiprodhim të të diplomuarve në degë tradicionale dhe një mungesë të theksuar të specialistëve në fusha teknike, teknologji, apo zanate të specializuara që kërkohen nga sektori privat.

Largimi masiv i të rinjve, veçanërisht i atyre me arsim të lartë apo aftësi të mira, krijon një paqëndrueshmëri në treg. Ndërkohë, shumë të rinj që mbeten ose presin të largohen, ose janë në fazë tranzicioni duke kërkuar punë më të mira, por pa sukses afatgjatë. /Monitor/

Next Post
Putin mbërrin në Indi përpara samitit të BRICS, në fokus luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme -

Putin mbërrin në Indi përpara samitit të BRICS, në fokus luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

November 1, 2026
“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

November 1, 2026
“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

November 1, 2026
Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

November 1, 2026
Nga ndërtimet te plazhet dhe hotelet, projektligji i ri për turizmin: Gjobat deri në 400 mijë lekë

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

November 1, 2026
Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shqiptarit në Selanik, arrestohet në Greqi 26-vjeçari

November 1, 2026
“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In