• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

RENDITJA/ Eurostat: Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Evropë për shtresat vulnerabil!

by Java News
31/01/2019 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punonjësit shqiptarë deri në fund të vitit 2018 paguheshin minimalisht me 210 euro në muaj, që është më e ulëta në Europë, sipas hartës së pagës minimale, që është publikuar sot nga Eurostat. Paga bruto minimale nga 1 janari në vend është rritur nga 24 mijë në 26 mijë lekë.

Ndonëse në rritje vit pas viti, paga minimale e punonjësve shqiptarë mbetet sërish më e ulëta. Në Serbi ajo është 308 euro. Mungojnë të dhënat për Maqedoninë dhe Malin e Zi. Për Maqedoninë, por sipas të dhënave nga Ministria e Punës dhe Politikave Sociale të Maqedonisë, paga më e ulët bruto është 17,370.00 MKD (rreth 282,00 EUR). Edhe për malin e Zi, sipas burimeve zyrtare, paga minimale është rreth 288 euro, duke e bërë Shqipërinë vendin me paga më të ulëta për shtresat vulnerabil.

Industria tekstile dhe e këpucëve në Shqipëri (që punon me fason kryesisht për tregun italian) dhe disa sektorë të tjerë të industrisë përpunuese paguajnë përgjithësisht me pagë minimale dhe së fundi kanë filluar të ndjejnë mungesën e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit të punonjësve të tyre, në kërkim të të ardhurave më të larta.

Por, teksa, paga e ulët mbetet avantazhi konkurrues kryesor i Shqipërisë, këta sektorë e kanë thuajse të pamundur të rrisnin ndjeshëm pagat, pasi do të humbnin partnerët e huaj. Orientimi në sektorë me vlerë të shtuar rekomandohet nga ekspertët si zgjidhja për këtë ngërç.

Paga minimale në BE

Sipas njoftimit të Eurostat, që nga 1 janari 2019, 22 nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë paga minimale kombëtare, vetëm Danimarka, Italia, Qiproja, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë një pagë minimale. 22 Shtetet Anëtare të BE-së që kanë paga minimale kombëtare mund të ndahen në tri grupe kryesore bazuar në nivelin në euro.

Paga minimale mujore zakonisht nën 600 euro në lindje dhe mbi 1 400 euro në veriperëndim të BE.

Në janar 2019, Bullgaria kishte pagën minimale më të ulët, përkatësisht 286 euro, nga të gjithë shtetet e BE-së. Nëntë shtete anëtare, të gjitha të vendosura në lindje të BE-së, ndiqnin Bullgarinë, me paga minimale midis 400 dhe 600 euro në muaj, përkatësisht: Letonia (430 euro), Rumania (446 euro), Hungaria (464 euro), Kroacia (506 euro ), Çekia (519 euro), Sllovakia (520 euro), Polonia (523 euro), Estonia (540 euro) dhe Lituania (555 euro).

Në pesë shtete të tjera anëtare, të vendosura në jug të BE-së, pagat minimale shkonin në mes 650 dhe pak më shumë se 1 000 euro në muaj: Greqia (684 euro), Portugalia (700 euro), Malta (762 euro), Sllovenia (887 euro) dhe Spanja ( 1,050 euro).

Në shtatë vendet e tjera anëtare, të gjitha të vendosura në perëndim dhe në veri të BE, pagat minimale ishin mbi 1 450 euro në muaj: Britania e Madhe (1 453 euro), Franca (1 521 euro), Gjermania (1 557 euro) , Belgjikë (1 594 euro), Hollanda 1 616 euro), Irlanda (1 656 euro) dhe Luksemburgu (2 071 euro).

Për krahasim, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara ishte 1 098 euro në muaj në janar 2019.

Hendeku më i vogël në pagat minimale, pasi  eliminohen ndryshimet në nivelet e çmimeve

Në 22 shtetet anëtare, paga minimale më e lartë në BE ishte 7 herë më e lartë se ajo më e ulëta.

Megjithatë, pabarazitë në paga minimale në shtetet anëtare të BE-së janë dukshëm më të vogla, kur eliminohen ndryshimet në nivelin e çmimeve.

Pagat minimale në shtetet anëtare me nivele më të ulëta të çmimeve bëhen relativisht më të larta kur shprehen sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS) dhe relativisht më të ulëta në shtetet anëtare me nivele më të larta të çmimeve.

Duke eliminuar dallimet e çmimeve, pagat minimale shkonin nga 557 PPS (purchasing poëer standard) në muaj në Bullgari, deri në 1 646 PPS në Luksemburg, që do të thotë se paga minimale më e lartë ishte pothuajse 3 herë më e lartë se ajo më e ulëta.(monitor)

/a.meta

Next Post
‘Prokurori’ Basha: Rama- Veliaj do shkojnë në burg te 313-a!

'Prokurori' Basha: Rama- Veliaj do shkojnë në burg te 313-a!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

March 11, 2026
Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

March 11, 2026
Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

March 11, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

March 11, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Mars 2026

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In