• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rendi në duart e krimit”, Berisha akuza në Kuvend: Për 4 ditë, 4 të vrarë nën moton “kokën njëri-tjetrit”

by A R
30/03/2023 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga foltorja e Parlamentit, Sali Berisha ka folur për ngjarjet kriminale të ditëve të fundit që kanë tronditur vendin.

Përgjegjës për krimet e ndodhura, kryetari i PD-së, Berisha ka bërë kryeministrin Rama dhe qeverinë që ai drejton, të cilin e ka quajtur “krimministër”.

Sali Berisha: Nuk është këtu ai ministri i familjes. Për 4 ditë, 4 të vrarë, nën moton “Kokën njëri-tjetrit”, nën moton “Licencë për vrasje”, nën moton “Rendi në duart e krimit”, nën moton “Policia nuk ekziston”. Kjo është siguria dhe këto janë kushtet të kalkulueshme për largimin e shqiptarëve. Edhe kjo është pjesë e platformës së genocidit shqiptar. Një kryeministër që sulmon me tërbim mediat me tritol, me dinamit dhe që inkurajon breshëritë ndaj mediave të tjera me qëndrimet e tjera është krimministër dhe në kulmin e këtyre vrasjeve, prisni kur të deklarojë se “rendi sot është më i mirë se kurrë në histori”. Keni humbur përgjegjësinë më minimale.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha u shpreh se zbulimet për aferën Rama-McGonigal e bëjnë emergjente ngritjen e komisionit hetimor.

Sali Berisha: Tek po lexoj këtë fjalë para jush, më vijnë lajme se gjykata në Nju Jork ka bërë zbulime tronditëse për veprimtarinë e McGonigal, lidhjet e tij me Edi Ramën. Është vendosur që gjykata të konfiskojë të gjitha pasuritë e McGonigal kudo që ndodhen. Themi se është jetike komisioni hetimor parlamentar për të zbuluar pasuritë e McGonigal në Shqipëri, të cilat i vendosi me Ramën, Duçkën dhe Nezën. Afera McGonigal do e ndjekë Ramën deri në ditën e fundit të ekzistencës së tij. McGonigal ishte një tradhtar i vendit të tij. Në këtë kontekst, një hije e zezë bie mbi të gjithë ju, jo se ju keni afera personale me McGonigal, por se njeriu që ju mbështesni është korruptori dhe skllavi i tij. Drejtësia amerikane çdo ditë po gjen dhe zbulon fakte të reja. Ne këto do ngremë komision hetimor parlamentar për të zbuluar fakte të reja, me të cilat Edi Rama del fund e krye i inkriminuar. A mund të imagjinoni ju që Duçka, këshilltari privat i Rramës, të vërë gjoba, të denoncohet dhe të mos lëvizë drejtësia e kontrolluar shqiptare as edhe një gjë më të vogël. Jeni të zhytur në shkallën më të thellë në këtë aferë. Ndaj është emergjente ngritja e komisionit për të hetuar aferën Rama-McGonigal.

Teksa në Kuvend diskutohet për Entin Rregullator të Ujit, Berisha nga Kuvendiju ka thënë mazhorancës se po miratojnë një ligj ndëshkues për profesionet e lira që sipas tij, do nxitet shpopullimi nga shtresa e mesme.

Sali Berisha: Kjo seancë kushtuar ujit është një turbullirë e vërtetë. E përdor ujin si një mjet ndëshkimi ndaj qytetarëve. Në aktin e parë, ia rritën çmimin me 40 përqind, në një kohë kur Shqipëria në rajon, është vendi më i pasur me ujëra. Në ligj dhe moral, ujit duhet të shkojnë duke ia ulur çmimin deri në dhënien falas, për shkak të rezervave natyrore që kemi. Ju e rritët çmimin me pretendimin se duhet të garantojmë ujë 24 orë. Por Ujësjellësi i Tiranës garanton humbje 62 përqind sipas raportit të Entit Rregullator të Ujërave. I Durrësit, për të cilin u investua një kredi shumë e madhe e Bankës Botërore, ka humbje sot 71 përqind. Ju i dërguat drejt falimentimit të vërtetë këto sipërmarrje të mëdha.Por në kuadrin e të këqijave që mbillni çdo ditë në këtë vend, kjo është një e keqe që po harrohet, në kuptimin se ju kaloni sot një ligj ndëshkues për profesionet e lira. Një ligj që krijon kushte të kalkulueshme për shpopullimin e Shqipërisë. Krijimi i kushteve të kalkulueshme vlerësohet nga OKB si akt gjenocidal. Keni përzënë në 8 vite 35 përqind të shqiptarëve, por ju nuk jeni të ngopur. I jepni goditje fatale edhe shtresës së mesme, ekzistenca e të cilës është jetike për Shqipërinë. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë jetike për stomatologun, kontabilistin, avokatin, pra për të gjithë ata që quhen profesione të lira. Ju me një të rënë të lapsit, doni t’i përzini ata nga Shqipëria. Unë dënoj miratimin e këtij ligji si një ligj që krijon kushte të kalkulueshme për largimin e ekspertëve nga Shqipëria dhe shkatërrimin e shtresës së mesme, shtresë që nuk u përshtatet, nuk ndjek politikat tuaja, përkundrazi ajo i denoncon çdo ditë ato.

/a.r

Next Post
KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme 25.52%, deri më tani. Ja qarku me përqindjen më të lartë të votuesve

Disa kandidatë po braktisin garën, Celibashi: Ja ç'do të ndodhë me fletën e votimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In