• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rëndësi ka fabula

by
22/04/2015 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Skënder Minxhozi
Askush s’e çan kokën për ekonominë, askush s’e vret mendjen se vetëm pak javë më parë një pjesë e Jugut u përmbyt, e që përmbytja mund të rikthehet. Asnjeri nuk e çan kokën për të folur një çast për pensionistët…
Keni problem me pensionin? Ju ka ardhur një faturë e lartë energjie e s’keni me çfarë ta paguani? Keni një problem problem prone dhe nuk ju hapet asnjë derë? Apo jeni keq me shëndet dhe nuk mund t’i lejoni vetes kurën e duhur, sepse kushton shtrenjtë? Pa problem. Mos mendoni asnjërin nga probleme tuaja. Thjesht blini një tufë gazetash, ose uluni para televizorit: po (ri)fillon telenovela Doshi-Marku!
U bë një muaj që i gjithë vendi është paralizuar. Kur themi vendi, nënkuptojmë klasa politike që e drejton atë, bashkë me instiucionet qëndrore. Askush nuk flet më për ekonominë, për problemet sociale, për arsimin, shëndetësinë, rrugët, energjinë, ambjentin. Në një botë tjetër, këto janë komponentet që përcaktojnë nëse një vend është normal apo anormal, i zhvilluar ose i varfër, demokratik ose jo. Por këtu tek ne, siç ka ndodhur rëndom në 24 vjetët e fundit, asnjëri nga këto elemente esenciale për jetën e një vendi, nuk ka qenë në plan të parë. Edhe kur ka qenë, medoemos kjo ka ndodhur sepse në themel ka qenë një fabul politike.
Le ta sqarojmë çfarë kuptojmë me fabul politike. Kur ekonomia ecën keq, pala që kritikon, opozita, mediat, shoqëria civile etj, nuk mundohen thuajse asnjëherë të ofrojnë një mendim racional, një ide, një propozim, sesi bëhet më mirë. Jo, rregullisht të gjithë ndalen tek më e lehta: kritikat dhe akuzat. Nga më të lehtat, tek më të rëndat. Kështu ka qenë, kështu vazhdon të jetë. Kësisoj, megjithëse jemi në një situatë aspak rozë ekonomike, megjithëse krizat sociale në vend duket se ndodhen pranë shpërthimit, megjithëse jeta shqiptare është gri, e varfër dhe pa rrugëdalje, ajo që ka rëndësi është sërish Fabula! E cila në momentin aktual, mban emrin e dy deputetëve që sapo janë vënë në hetim për akuza të rënda.
Doshi-Marku, është një fabul që luhet nga mëngjesi në darkë, në çdo media, në çdo institucion qëndror të vendit. Çdo të enjte shohim sesi parlamenti, vendi ku duhet të merren vendimet më të rëndësishme për vendin, fokusohet në 99% të kohës dhe energjive të tij, në faktin se cili ka qenë rrethi i miqve të Durim Bamit në dhjetë vjetët e fundit, se kush e njeh X killer nga Fushë-Kruja, se ku ka ngrënë drekë apo darkë Y politikan, me një vrasës nga Mamurrasi. Një panoramë instiktesh aspak dinjitoze, shpërfaqet në Kuvendin e Shqipërisë, sapo deputetët kuptojnë se mbi kamerat që rrethojnë sallën plenare, u ndezën llampat e kuqe, që tregojnë se transmetimi direkt filloi. Dhe gjatë gjithë ditës së enjte, Shqipëria gozhdohet “live” në poltron, për të ndjekur se cilët ka përzgjedhur kësaj rradhe përtë sharë Berisha dhe se çfarë replikash do të marrë nga pala tjetër, sapo të uleët në vendin e tij.
Askush s’e çan kokën për ekonominë, askush s’e vret mendjen se vetëm pak javë më parë një pjesë e Jugut u përmbyt, e që përmbytja mund të rikthehet. Asnjeri nuk e çan kokën për të folur një çast për pensionistët, për të pastrehët, për marrëveshjet milionëshe që presin të miratohen, për politikën e jashtme ose për bujqësinë. Jo, jo, këto janë “rrasur” në fund të seancës, atëhere kur askush  nuk qëndron më në sallë dhe kur thuajse të gjitha mediat e kanë hequr fishën e transmetimit.
Rëndësi ka fabula e rradhës, jo se çfarë do të hamë, ku do të strehohemi dhe ku do të shërohemi apo mësojmë. Sepse ky është një vend telenovelash. Turke, indiane apo…edhe shqiptare. Natyrisht, kur aktorët janë politikanë.
Next Post

Tirana, shumë kandidatë, asnjë projekt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

March 4, 2026
Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

March 4, 2026
“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

March 4, 2026
Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

March 4, 2026
A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In