• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rend or rend, shko e thuaj se Berishën e shpëtuam

by Java News
23/04/2025 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Minella Aleksi

Atmosferë lufte, më shumë në studiot televizive sesa në fushëbetejat jashtë tyre. Mes analistëve, në gjirin e vështirësive, atje ku rriten mrekullitë. Maratonimi i tyre si triumfi i dëshirës mbi arsyen.

Zhurmojnë ekranet televizive nga thashethemet gjithëfarëllojshe që sipas stilit 24/7 nënkuptojnë vazhdimësinë pa pushim. Studiot televizive në garë, të njëjtët analistë, opinionistë e inventoristë. “Fokusi” mbetet te enigma e çlirimit të Berishës nga “Non Grata”. Politika na është bërw opiumi, Media është shiringa me të cilën na e injektojnë. U thonë shqiptarëve çfarë u do zëmra, se mëndjen e mbajnw mbyllur në shtëpi.

Kur do vij ajo ditë që lajmet për shqiptarët të jenë ashtu si thonë mjeshtrat e lajmeve nëpër botë: Modeli, një histori lajmi si ajo bluza mbi trupin e një gruaje të bukur. Aq e gjatë dhe e mbyllur sa për të mbuluar objektin nën të dhe aq e shkurtër dhe e hapur sa për të qenë interesante.

Atmosfera e elektrizuar nga prania e Magjistarit dhe Strategut nga përtej oqeanit.

Mungon ftesa për Berishën, dyert e mbyllura përgjithmonë. Ankthi dhe frika rri fshehur, si gjarpëri pas qoshes . Ç’është kjo frikë që ende pritet për t’u humbur?. Këtë lloj humbje e dimë, anketimet e japin të qartë. Atëhere? Paska akoma për të humbur nga “Non Grata dhe PD-ja? Pritkërkan tjetërlloj humbjeje?. Ndoshta është rrëzim, ose më saktë rënie, si rënia në një humnerë. T’a kenë ndjer këtë grupi i zonjave dhe zotërinjve ideologë në PD që nuk po dalin më në ekrane për të na thwnw se po lobojmw fort?

Nga “Fokus” Roberti na mban frymën. Diçka po lëviz, ka progres. Thotë se në webin e departamentit të shtetit e paskan hequr njoftimin “Non Grata” të Berishës. Të çudit lehtësia me të cilën çfaqen krenar për budallallëkun e tyre. Budallenj nuk janë por duket që i detyrohen shumë Atij, Kryetarit.

Ishte një kohë kur njerëzit thoshin: “Më jep lirinë ose më jep vdekje, tani thonë: Më bëj skllav, më paguaj mjaftueshëm”.

Vazhdon të mungojë e mezipritura ftesë, por në vënd të saj erdhën Lacivita dhe Manafort, Dy paterica solide, “bio” , pa asnjë grimcë pesticidesh qëndronin për mbështetje të Berishës, një në të majtë dhe një në të djathtë të tij. Plot shpresë. “Shpresa është një ëndërr me sy hapur”, thuhej në Athinën e lashtë.

Latif Magjistari çfaqet krah Berishës në orët e ditës, Strategu Manafort ju bashkua në orët e natës. E ruajnë thonë nga dukja e ditës, se mos u shkrihet si dylli nga drita e diellit. Pritshmëria është e madhe. Aq sa Berisha po krijon qeverinë e paszgjedhjeve. Janë orë dhe ditë tensioni. Magjistari Lacivita fillon të çfaq magjinë. Është radha e tij të prek butë krahun e Berishës. Ka vetëm një shpresë. Të bësh aktin e fundit mbas gjithë atyre që ke bërë këto 35 vjet. Krimi i parë është numër, të tjerat më pas statistikë.

Diçka e ngjashme me një copë deti që u dhurove grekëve. Por tani fjala është për të tërën. T’a thajmë Shqipër…., t’i heqim detin?, s`duron dot Berisha? Prit, bëj durim, i thotë Magjistari. Bëhet më lehtë. Të kapim kohën, që është në anën tënde. Je rrëzuar shumë herë, kjo e fundit “Non Grata” dua të them ishte shumë e rëndë, por lavdia jote qëndron në aftësinë e ringritjes pas çdo rënieje. Sa energjik që është, thonë. Nuk po u shkon mëndja të të krahasojnë me ish presidentin Bide-n.

Kur një mëngjes presidenti Trump bashkon në twiter, si të ishin kukulla, Kanadanë, Groenlandën dhe Panamanë me Amerikën, bashkimi për arsye gjeostrategjike globale, për paqen afatgjatë të botës është gjëja më e mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë, si ngjyra e pëllumbit të paqes. Më 11 Maj mbas fitores së zgjedhjeve vjen mrekullia e dytë. Këto 35 vjet ti ke sjellë paqe për shqiptarët, bëj të pamundurën edhe për atë botërore. Imagjino mëngjesin me Trump përpara kamerave duke ftuar kanadanë e të tjerat në radhe për të ndjekur shëmbullin e Shqipërisë e të kreshnikut të saj legjendar që e regjistron bashkëngjitur me gjithë det vendin e tij të vogël si shtetin e 55-të të Shteteve të Bashkuara. Kanë provuar të tjerë para teje, dështuan me kohën historike.

Një dhuratë e papritur për Perandorin tonë mahnitës. Një javë para zgjedhjeve shkruaj një memo kërkesë ku të garantosh se në rast fitoreje, bashkimi territorial me Amerikën është mrekullia e dytë pas Natos. I fute shqiptarët në Nato edhe pse ishe i sigurtë se po shkurtoje vitet e tua në krye të shtetit. Si në letrat e bixhozit. Me dy koka, njëra e Natos lart dhe tjetra e rrëzimit me votë, ajo poshtë. Me këtë garanton përjetësinë. Koha e artë e Urdhërave ekzekutiv. Di se ç’bën. Si në ëndërr Berisha dëgjonte magjistarin. Kjo është magjia mrekulli që mund të bëj. Përndryshe në humnerën ku do biesh, do mbyllesh si faraonët sëbashku me PD-në, të adhuruarën tënde dhe skllevërit e tu.

Noli i njihte mirë shqiptarët e tij, të cilëve pwrswrite se Don Kishoti u shkonte shumë më mirë sesa popujve të tjerë.

Rend or rend, rend e u thuaj, se u çthur lëmshi i huaj, se betejën e fituam dhe Berishën e shpëtuam………. E shpëtuam, brohoritën dhe për tokë u përpëlitën…

Next Post
“Në 100 ditët e para, zero varfëri ekstreme”, Berisha në Fier: Nuk do ketë më shqiptarë që do numërojnë kafshatat

"Në 100 ditët e para, zero varfëri ekstreme", Berisha në Fier: Nuk do ketë më shqiptarë që do numërojnë kafshatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

“Rrezikojnë hetimet”, Prokurorët reagojnë të shqetësuar për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

October 1, 2026
“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

October 1, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Evropa ka ndryshuar, po ashtu dhe qëndrimi i saj ndaj Shqipërisë

October 1, 2026
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

October 1, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 1 tetor 2026: Gaforrja zgjidh një problem të vjetër, Bricjapi hap një fazë të fortë

October 1, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Hetimet ndaj Vlora Hysenit, reagon PS: Të lihet SPAK të bëjë punën, askush nuk është mbi ligjin

October 1, 2026
Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

October 1, 2026
Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

October 1, 2026
WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

October 1, 2026
I theu hundën të dashurës me bishtin e fshesës, arrestohet shqiptari në Itali

Tentoi të vriste të atin, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Itali

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com