Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se për shkak të remontit që po kryen OSHEE në linjën e Stacionit të Qafmollës, i cili po punon i reduktuar, do të ketë probleme të furnizimit me ujë gjatë orëve të mbrëmjes së sotme në disazona të kryeqytetit.
Kështu probleme do të ketë në Sauk- Sanatorium, Liqeni i Thatë, Tiranë e Re, Shkozë, Komuna e Parisit, Rruga e “Elbasanit”, Rruga “Tre Vëllezërit Konti”. /b.d











