• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të bëhet dot Reforma Zgjedhore?

by A R
08/08/2017 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ashtu si ndodh pas çdo zgjedhje që bëhet në vend ka akuza dhe kundër/akuza për zgjedhjet dhe pastaj fashitet çdo gjë derisa vjen afati zgjedhor dhe ndryshimet janë ose të momenteve të fundit ose nuk ka gjasa të mos bëhen. Pak a shumë kështu ndodhi me zgjedhjet e fundit. Ndërkohë që do të mjaftonin të shikoheshin konkluzionet e OSBE/ODIHR, për të tre zgjedhjet e fundit, kuptohet duke përfshirë dhe këto të fundit, që tashmë kanë filluar të përfliten dhe pastaj të konkludohej. Ende vota blihet, presioni me vendin e punës është evident dhe më shumë se kaq, mosdakordësia për përdorimin e teknologjisë në procesin zgjedhor, si edhe votimi i shtetasve që banojnë jashtë territorit të Shqipërisë e bën procesin krejt të pamundur. Në shtator flitet se do të diskutohet sistemi Prim, i cili duhet të përfshihet në Kodin Zgjedhor. Edhe pse është një sistem fare i aplikueshëm, mund të ndodhë që të lindin probleme pas zgjedhjeve, pasi partitë politike nuk arrijnë të krijojnë shumicën.

Në fakt, ndryshimet specialistë i shikojnë në një marrëveshje të madhe, që do të thotë një mirëkuptim mes të gjithë partive, një element, që duket i largët nga sjellja deri tani politike. Në një intervistë për median, Kristaq Kume mendonte se: “Mundësitë për të patur një sistem zgjedhor më të administrueshëm dhe vështirësisht të manipulueshëm, duhen shfrytëzuar mundësitë që sistemi ka. Kjo do të thotë që të vazhdohet me sistemet e tipit proporcional dhe ndër to të zgjidhet proporcional rajonali, është e nevojshme që të bëhen ndryshime ose duke ulur numrin e njësive zgjedhore nga 12 në 4 ose maksimumi 6, ose duke bërë korrektimin me një listë kombëtare, ose nëpërmjet trajtimit ndryshe të problemit të ndarjes së mandateve midis garuesve. Për mua do ishte mirë që të kalohej në proporcionalin e pastër zgjedhor dhe jo më shumë se 100 vende në Parlament. Dhe gjithashtu të përdorej pragu zgjedhor natyror 1 për qind”.

Ndërkohë që problematik duket edhe i ashtuquajturi sistemi Primi, që mund të bëjë se pas zgjedhjeve të ndeshemi me situata të tilla që, rezultati zgjedhor mund të bëjë të pamundur krijimin e qeverisë. Në këtë logjikë ndodh që asnjë parti nuk e merr dot numrin e nevojshëm dhe do t’i duhet që të bëhen koalicione paszgjedhore të sforcuara ose ndryshe të kalohet në zgjedhje të parakohshme. Në një farë mënyre duhet një studim i kujdesshëm dhe në nivel specialistësh në fillim se çfarë mund të bëhet me futjen e këtij sistemi dhe pastaj duhet të shihet se çfarë sjell një sistem i tillë zgjedhor. Por, mbi të gjitha reforma zgjedhore do kohë dhe vullnet. Shtatori do ta provojë realisht të gjithë predispozitën e duhur. (JavaNews)

 

Next Post
Shqipëria mund të bëhet kryeqendra e golfit në Europë

Shqipëria mund të bëhet kryeqendra e golfit në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In