• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Relativiteti i çështjeve të sigurisë si histori, teori dhe praktikë

by A R
31/08/2022 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermir Gjinishi

Koncepti i sigurisë mbetet një term relativ, si në aspektin teorik dhe në atë praktik. Evoluimi i tij lidhet me zhvillimin e shoqërive dhe perceptimin e marrëdhënieve mes tyre. Studiuesit e qytetërimeve të lashta konfirmojnë se siguria nuk është një term i sapokrijuar, por gjendje që njeriu kërkon të arrijë që nga lashtësia. Shtetet, që në strukturën fillestare të tyre, si entitete që bazohen në një territor të kufizuar, me një sistem qeverisës që e administron atë, e kanë konsideruar sigurinë shqetësimin e tyre më të madh. Pavarësisht mendimeve kontradiktore mbi natyrën e qelizës së parë shoqërore, studiuesit konfirmojnë rëndësinë e faktorit të sigurisë në ndërtimin e qytetërimeve.

Historia fakton se mbretërit e Mesopotamisë kishin ndjeshmëri absolute mbi sigurinë.  Për të siguruar vendin e tyre nga kërcënimet dhe për të kontrolluar burimet pasurore në rajon, përfshinë nën autoritetin e tyre qytetet pranë brigjeve të Mesdheut si garanci e kufijve detar, ndërsa siguria tokësore shtyu akadianët në kontrollin e rajoneve malore lindore dhe verilindore duke aneksuar qytete të Asirisë, Alamitëve dhe rajone të tjera në Lindje. Koncepti i sigurisë nuk mungonte dhe tek faraonët. Megjithëse Egjipti faraonik ndodhej në kontonentin afrikan, luftërat e Thutmosesit dhe Ramsesit drejt Lindjes së Mesme, përcjellin vetëdijen faraonike mbi konceptin e sigurisë në parandalimin e pranisë së çdo fuqie të huaj pranë kufijve të tij.

Në shekujt XVI dhe XVII Europa u bë stacion i rëndësishëm i qasjes teorike e praktike të sigurisë. Shfaqja e nacionalizmit, sidomos gjatë dhe pas reformacionit, që çoi në copëzimin e Evropës dhe krijimin e një sërë shoqërive politike, krijoi një gjendje destabiliteti. Kjo nxiti idenë e zgjerimit të kufijve të shtetit dhe krijimin e “barrierave natyrore”, si linja mbrojtëse ndaj kërcënimeve të jashtme. Ky koncept justifikoi pushtimet për të siguruar mbrojtjen e vetvetes. Kështu, zhvillimet teorike e praktike të fenomenit të nacionalizmit dhe rrethanat që mbizotëruan pas Luftës së Dytë Botërore, krijuan termin modern të “sigurisë kombëtare”.

Pas ndarjes ndërkombëtare midis kampeve lindore dhe perëndimore në fillim të Luftës së Ftohtë, “politikat e sigurisë” u bënë më të rëndësishme se “koncepti i sigurisë”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të parat që krijuan “Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, si koordinator i strategjive të shtetit. Që atëherë, përdorimi i konceptit të sigurisë kombëtare është shfaqur në nivele të ndryshme, në varësi të natyrës, kushteve lokale, rajonale dhe ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhe, në shumicën e vendeve, koncepti i sigurisë u kufizua në dimensionet e jashtme, kryesisht në kërcënimet ushtarake që mund të vinin nga shtete rivale dhe neglizhoi dimensionet e brendshme, rëndësia e të cilave zbuloi transformimet që pasuan në Europën Lindore. Përmbysjet e mëdha që ndodhen atje, nuk ishin rezultat i konflikteve luftarake ndërshtetërore, por pasojë e dështimit të qeverive dhe presioneve të brendshme. Ato ishin faktorët që nxitën transformimet drejt modelit politiko-ekonomik perëndimor dhe rikonceptimin e kuptimeve të reja të sigurisë. Cka nënkupton se siguria nuk arrihet vetëm me forcë ushtarake. Siguria matet me aftësi. Shqetesimi këtu qëndron në faktin se shtetet në fazat e tranzicionit janë në gjendjen e tyre më të dobët, për shkak të  luftës së ashpër nga sistemi i vjetër përmes mekanizmave të rezistencës, të ndjekura nga “Deep State”. Prandaj, sa më e gjatë të jetë periudha e tranzicionit, aq më i madh është kërcënimi për sigurinë.

Me rënien e Murit të Berlinit, erdhi koha e braktisjes së konceptit të ngushtë të sigurisë, i cili përqëndrohej kryesisht në aspektin ushtarak, për të nisur faza e dytë. Pas viteve 90-të, shkolla e Kopenhagenit i shtoi kuptimit edhe katër dimensione të reja, përvec atij ushtarak. Atë politik, ekonomik, social dhe mjedisor.

Krizat e ndryshme tregojnë orientimin e shteteve. Ekziston mundësia që shtetet të bëhen më autoritare e të rëshqasin drejt diktaturave, nëpërmjet masave të pa justifikuara, injorimit apo sulmit ndaj rivalëve politikë, shtrëngimit të lirive, censurës, madje cënimit të të drejtës ndërkombëtare, në emër të rritjes së sigurisë së shtetit të tyre. Ky lloj kërcënimi i balancave, po ushqen perspektivat hegjemone të shteteve të mëdha me histori perandorake, në idene e startimit të një bote shumëpolare, “rënien e Perëndimit” dhe daljen në skenë të Rusisë dhe Kinës si fuqi dominuese në të ardhmen e afërt.

Pa u ndalur gjatë, fillimisht duhet thënë se në një farë mënyre bota gjithnjë ka qenë shumëpolare, në kuptimin kulturor, qytetërimor, ushtarak, ekonomik etj. Pyetja që bëhet këtu është; cili shtet apo aleancë mbetet në maje, superfuqi? Pa dyshim, SHBA dhe Perëndimi janë dominantë absolut në treguesit e tyre. Çdo  analizë tjetër  mbetet në kufijtë e emocioneve apo dëshirave irracionale. Fundi i Luftës së Ftohtë, u dominua nga SHBA, të cilat ndryshe nga pritshmërite teorike, kontribuan në zhvillimin e BE-së, Rusisë Kinës e Japonisë. Cka nënkupton se SHBA-të nuk e ndjejnë veten të rivalizuara nga një fuqi e re që mund ti zëvendësoi. Kundërvëniet “opozitare” ndaj SHBA-ve, kryesisht në Këshillin e Sigurimit,  kufizohen në politika të caktuara. Opsioni i krijimit të një fuqie të re apo balancimi i fuqive, kërkon hapa më të ashpër në kufizimin e fuqisë ekzistuese dominante, të cilat mesa duket rivalët e SHBA-ve nuk i bëjnë dot.

Rusia, pertej analizave alucinate të dashamirësve të saj, nuk ka asnjë mundësi të bëhet fuqi lider në arenën botërore. Agresioni ndaj Ukrainës ishte prova e saj e dështuar. Perëndimi, pa u angazhuar ushtarakisht në konflikt, e ka frenuar Rusinë vetëm nepërmjet armëve të dërguara atje. Kërcënimet ndaj Perëndimit me gazin dhe naftën ruse, kanë krijuar një krizë të përkohshme ekonomike, por jo më tepër. Ndërsa influenca ruse po dobësohet. Dhe ky është vetëm fillimi. Fuqia dominante është shumë më tepër se armë, gaz dhe grurë.

Sa i përket Kinës, rivaliteti me Perendimin është domethënës. Por edhe Kina, përtej potencialeve të saj, mbetet rivale e kufizuar. Tregues i këtij kufizimi është rasti i Huaweit. Huawei, kompania lider në botë për prodhimin e celularëve smart në vitin 2020, realizuesja e projektit G5, por dhe krenaria e Kinës, sot është në pozita mbijetese. Cila është arsyeja? Baza e produkteve elektronike smart bazohet tek cipet elektronike. Kompanitë projektuese më të mëdha në botë për dizenjimin  e tyre, janë amerikane. Për  ti prodhuar vetë këto cipe, Kinës i nevojiten pajisje si softwere apo ADA (electronic desing automation). Edhe këtu janë katër kompani, të gjitha amerikane, konkretisht “cadence”, “synopsys”, “Ansys”, “Mentor Graphics”, që mbulojnë mbi 90% të prodhimit botëror.  E nëse Kina do tendonte ti prodhonte vetë softweret apo ADA-të, thjesht e ka të pamundur për shkak të teknologjisë së munguar. Jane vetëm 5 kompani në botë nga të cilat 3  amerikane, 1 holandeze dhe 1 japoneze, të cilat posedojnë një teknologji të tillë.

Thënë ndryshe, globalizimi ka sjell ndryshime në konceptin e sigurisë. Fuqia nuk lidhet më me faktorin ushtarak, por me politikën, teknologjinë, arsimin, rritjen ekonomike dhe adoptimin e informacionit. Popujt janë më pranë qasjeve liberale, me gjithë kritikat që mbartin ato. Fuqitë rivale të Perendimit dhe SHBA-ve, nuk kanë mundur ti ofrojnë botës vlerat e tyre në kohezion konkurence, por si opsione të padiskutuesheme dhe përjashtuese. Në fakt, këtu edhe Perëndimi ka cfarë të ndreqë në raport me vlerat e të tjerëve. Gjithësesi, preludi qytetërimor i të gjitha kohërave ofron mundësinë e reflektimit brenda tharmit të tij; “Kohët e vështira lindin njerëz të fortë. Njerëzit e fortë sjellin kohë të mira. Kohët e mira lindin njerëz të dobët. Njërezit e dobët sjellin kohë të vështira”. 

Next Post
“Mbyllja e faqeve web e basteve online, shumë e vështirë”/ Drejtori i AKEP: Pronari e ringre në pak minuta, e pamundur të ndalen

"Mbyllja e faqeve web e basteve online, shumë e vështirë"/ Drejtori i AKEP: Pronari e ringre në pak minuta, e pamundur të ndalen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peskov: Një takim trepalësh midis Putin, Trump dhe Xi në Kinë është i mundshëm

Peskov: Një takim trepalësh midis Putin, Trump dhe Xi në Kinë është i mundshëm

October 19, 2026
Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

October 19, 2026
“Studentët janë liderët tanë në shesh”- 735 pedagogë apel Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike

“Studentët janë liderët tanë në shesh”- 735 pedagogë apel Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike

October 19, 2026
Nuk është Italia apo Anglia, por tifozët po mbushin stadiumin për Shqipërinë

Nuk është Italia apo Anglia, por tifozët po mbushin stadiumin për Shqipërinë

October 19, 2026
Si do të rimbursohen dëmet? – Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat

Si do të rimbursohen dëmet? – Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat

October 19, 2026
VIDEO/ “Turp e faqe e zezë!”- Të rinjtë vandalizojnë monumentin e At Gjergj Fishtës, ironia e analistit Martin Leka: Një herë ia zhduku komunizmi, tani…

VIDEO/ “Turp e faqe e zezë!”- Të rinjtë vandalizojnë monumentin e At Gjergj Fishtës, ironia e analistit Martin Leka: Një herë ia zhduku komunizmi, tani…

October 19, 2026
Republika popullore e protestës

Kë po ndëshkoni, kryeministrin apo veten?

October 19, 2026
“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

October 19, 2026
VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

October 19, 2026
“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com