• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rektori Artan Hoxha: Pjesëmarrja online më shumë se në auditore! Tarifat nuk ndryshojnë, fakultetet kanë shpenzime

by Ardit Rada
07/12/2020 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky vit për shkak të pandemisë bëri që studentët të mos i afrohen auditorëve për të marrë leksionet, por ta zhvillojnë procesin mësimor online. Kjo mënyrë e re mësimdhënie e kushtëzuar nga koronavursi ka problematikat dhe vështirësitë e veta, por ajo që ka ngjallur interes në këtë muaj të parë të mësimit online është pjesëmarrja e studentëve, ku për rektorin e Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha numri i tyre është shumë më i lartë online se në kohën kur vinin në auditore.

Në një intervistë për Report Tv, rektori Artan Hoxha tha se deri tani pjesëmarrja në mësimin online është 85 % e studentëve, shumë më i lartë se kur mësimor zhvillohej në auditore. Në lidhje me 15 % tjetër të studentëve, Hoxha tha se po bëhen verifikime nëse janë studentë që nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin online apo se nuk duan të marrin pjesë. Vetë Artan Hoxha beson se një numër i vogël studentësh nuk kanë mundësi dhe po punohet për t’i identifikuar ato dhe gjetur mënyra për t’i ndihmuar që të behën pjesë e procesit mësimor.

“I gjithë programi i studimit zhvillohet online. Në të dhënat e Universiteti të Tiranës është se 85 % e numrit të studenteve janë pjesëmarrës në mësimin online. Janë më shumë online se në auditore. 15 % është një nga ato kërkesat që kemi bërë si rektorat të identifikojmë nëse janë nga pamundësia apo se kanë vendosur të mos e ndjekin online mësimin. Mendoj se gjysma nuk do vetë ta ndjekë mësimin online dhe një numër i vogël nuk ka mundësi, që ne po punojmë për t’i ndihmuar dhe t’i bëjmë pjesëmarrës në proceset mësimore”, tha Hoxha.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Hoxha tha se për këtë vit edhe pse mësimi zhvillohet online tarifa e viti shkollor nuk ka ndryshuar, pasi sipas tij shpenzimet e universiteteve mbeten të njëjta dhe nuk janë ulur. E vetmja gjë që ka pësuar pak ulje është tarifa e regjistrimit për studentë që ndjekin masterin.

“Universiteti i Tiranës e ka marrë në shqyrtim dhe kanë miratuar tarifat për këtë vit akademik. Atë që kemi kompetencë ne është cikli i dytë i studimeve, masteri,  dhe kemi ruajtur të njëjtën tarifë nga viti i shkuar dhe kemi ulur tarifën e regjistrimit të masterit. Ne nuk kemi ulje të shpenzimeve dhe kostove pse nuk kemi studente. Tarifat e shkollimit nuk merret në kushte jo normale, ne sot mund të vendosim për një situatë, por nesër mund të na sjellë pasoja të tjera, nësë ulim tarifa sot, nesër nuk mund t’i ngremë”, tha Hoxha./a.p

 

Next Post
Reja flet përpara Bjellorusisë për largimin e Brojës dëmtimin e Gjasulës dhe stadiumin: Ja çfarë duhet të bëjmë…

Edi Reja flet pas shortit: Më i vështiri që mund të na binte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In