• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rekomandimin për hapjen e negociatave, Ekonomi: Ka efekt në rritjen e investimeve dhe punësimin!

by Java News
18/04/2018 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Shqipërinë, marrja e rekomandimit për hapjen e negociatave me BE-në do të thotë klimë më e përshtatshme për rritjen e investimeve të huaja, punësimit dhe mundësive të financimit.

Deputetja e Partisë Socialiste, njëherazi eksperte e shkencave ekonomike Milva Ekonomi në një intervistë për ATSH-në tha se, “për Shqipërinë është një shans i madhe marrja e rekomandimin për hapjen e negociatave të pakushtëzuara më BE-në, sepse kjo kjo të thotë që investimet e huaja kanë një klimë më të përshtatshme për të ardhur në Shqipëri, ç’ka do të thotë që Shqipëria duhet të shihet si një treg i mundësive të financimit, mundësive të punësimit jo vetëm për shqiptarët por edhe të huajt në rajon”.

Marrja e rekomandimin për hapjen e negociatave me BE-në, do të thotë që Shqipëria ia ka dalë të rrisë ekonominë drejt zhvillimit të qëndrueshëm, duke ndjekur kriterin ekonomik që parashikojnë negociatat me BE-në, deklaroi Ekonomi.

Sipas saj, për kriterin ekonomik që parashikojnë negociatat me BE-në, Shqipëria ka kohë që punon për të qenë pjesë e këtij procesi dhe ka marrë përsipër dhe zbaton atë që quhet programi i reformave ekonomike.

Program i reformave ekonomike ka një qasje që synon të rrisë Prodhim e Brendshëm Bruto (PBB), krahas të gjithë angazhimeve të tjera që vijnë nga rekomandimet e KE-së dhe kërkesave që vijnë për një zhvillim të qëndrueshëm. Në këtë kuadër Shqipëria është e angazhuar për të sjellë rritje ekonomike dhe ia ka dalë. Rritja ekonomike e Shqipërisë është një rritje që ka marrë vlerësimet më të mira në rajon. Shqipëria ia ka dalë të rrisë punësimin dhe ia ka dalë të ulë pabarazinë me 5%”, theksoi Ekonomi.

Shqipëria ia ka dalë të menaxhojë defiçitin buxhetor, ia ka dalë të ketë një sistem bankar i cili kontrollon kreditë e këqija. Shqipëria ia ka dalë të ketë edhe një politikë fiskale gjithnjë e më të qëndrueshme.

“Në kuadër të angazhimit për aspiratën europiane, detyrat tona kanë qenë të realizuara, por rritja ekonomike që mendohet të vijë për të pasur një mirëqënie edhe më të mirë për qytetarët do të ishte një rritje ekonomike që do të shkonte te 6-7%, gjë që e thonë dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm”, deklaroi Ekonomi.

Prandaj dhe program i reforma ekonomike, vijoi ajo, është një nxitje për të kuptuar se çfarë shpejtësie, duhet t’i japim ekonomisë që të nxisë këtë nivel rritje.ATA

ma.me

Next Post
Drejt rikuperimit, Neymar kërkon me çdo kusht botërorin

Drejt rikuperimit, Neymar kërkon me çdo kusht botërorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In