• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rekomandimi, Gjosha: Ditë historike dhe arritje për Shqipërinë

by Java News
09/11/2016 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Data 9 nëntor 2016, do të mbetet historike për gjithë shqiptarët, kur në një moment të vështirë për Europën, Komisioni Europian, vlerëson pozitivisht progresin e bërë nga Shqipëria”.

Kështu deklaron Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha menjëherë pas rekomandimit të kushtëzuar që dha KE për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Gjosha thekson se “rekomandimi pozitiv, i dhënë sot nga Komisioni Europian, për ne do të thotë: përgjegjësi e angazhime akoma dhe më të mëdha, për të përmbushur të gjitha standardet që ne na afrojnë më shumë me Bashkimin Europian. Ky moment i ri duhet të shërbejë si shtysa më e fortë për zbatimin e të gjitha reformave shtetndërtuese”, tha Gjosha.

Edhe në një lidhje telefonike për News24 ajo theksoi se për Shqipërinë dhe shqiptarët është një ditë e gëzuar. “Deklarata e Hahn vlerëson punën e bërë në 5 pritoritetet. Për mua përgjegjësi edhe më e madhe dhe për të gjithë klasën politike për të vazhduar punën drejt procesit të integrimit. Nga ana tjetër duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi shumë punë për të bërë”, tha ajo.

E pyetur nëse pritej kushtëzimi nga KE-ja, Gjosha tha se është normale dhe e pritshme.
“Është normale dhe totalisht e pritshme, sepse e ne e dimë se ndryshimet kushtetuese ishin hapi i parë. Shpresojmë që në dhejtor të kemi një përgjigje nga Venecia për vettingun që reforma në drejtësi të fillojë zbatimin”, tha ajo.

Gjosha tha se dita e sotme, është një arritje e gjithë shqiptarëve, ‘në rrugën tonë pa kthim pas të integrimit europian’. “Ndjehem krenare si qytetare e vendit tim dhe si Ministre e Integrimit që të gjithë bashkë ia dolëm të shohim Shqipërinë të ecë përpara! Një falënderim i veçantë për qytetarët shqiptarë, mbështetësit më besnikë të procesit. Falënderoj institucionet të cilat punojnë çdo ditë për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe veçanërisht Kuvendin e Shqipërisë për rikthimin e besimit në politikën konsensuale dhe konstruktive!”, ka shkruar Gjosha në Facebook.
BW/d.i.

Next Post
Femra, pistoleta, tradhti, të gjitha sekretet e presidentëve, nga Washington te Trump

Femra, pistoleta, tradhti, të gjitha sekretet e presidentëve, nga Washington te Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla në Bruksel me Raporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

Balla në Bruksel me Raporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

February 25, 2026
“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

February 25, 2026
Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

February 25, 2026
Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

February 25, 2026
‘I ati i Malltezit iu tha familjeve jeni dëmshpërblyer me monedha ari’, Paro Laçi: Na dolën pseudo-pronarët! Berisha me dhëndrin më bënë presion

“Kërkoi shkatërrimin e klubit “Partizani”, Paro Laçi: Berisha ka dhënë urdhër për të vrarë!

February 25, 2026
Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

February 25, 2026
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

February 25, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Këshilli i Mandateve nuk mori vendim njësoj si “Kushtetuesja”. Duket që ka një ngërç

February 25, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

February 25, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut, Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In