• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut, Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!

by A R
25/02/2026 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në studion e emisionit “Trialog”, të moderuar nga gazetarja Alba Alishani, analisti Lorenc Vangjeli e cilësoi si paradoksal dhe deri në kufijtë e absurdit debatin mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Zv.kryeministres.

Sipas tij, vetë vendimi i Këshillit të Mandateve për të mos dalë me një vendim të qartë është tregues i kontradiktës dhe i mungesës së koherencës institucionale.

“Vetë vendimi i marrë, për të mos dalë me një vendim nga Këshilli i Mandateve, është i tillë. Këtu dallohet paradoksi, kërcitja dhe një kapërcim,” – u shpreh Vangjeli.

Ai theksoi se Këshilli i Mandateve ka për detyrë t’i rekomandojë Kuvendit vendimmarrjen e tij, duke garantuar transparencën e procesit, ekuilibrin mes pavarësisë së deputetit dhe zbatimit të ligjit, si dhe shmangien e përdorimit politik të ndjekjes penale.

“Vetë Këshilli e ka për detyrë të rekomandojë Kuvendit vendimmarrjen e tij, duke garantuar se procesi do të jetë transparent, të sigurojë ekuilibrin mes pavarësisë së deputetit që i kërkohet heqja e imunitetit dhe fillimi i ndjekjes penale, si dhe sundimin e ligjit, duke shmangur përdorimin politik të ndjekjes penale,” – tha Vangjeli.

Vangjeli shtoi se këto janë kushtet që duhej të garantonin një proces të rregullt, por sipas tij asnjë prej tyre nuk u respektua.

“Këto janë kushtet që të vazhdojë procesi në mënyrë të rregullt. Por asnjëra nga këto nuk u bë, dhe këtu është paradoksi,” – përfundoi Vangjeli.

Next Post
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com