• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rehabilitohet nënstacioni elektrik në Lushnjë/ Balluku: Teknologjitë e reja ofrojmë shërbime më cilësore

by Java News
01/02/2020 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë përfunduar punimet rehabilituese në nënstacionin 110 kV të Lushnjes, një investim i Operatorit të Sistemit të Transmetimit me vlerë afro 1 milionë dollarë, i cili bëri të mundur një rikonstruksion rrënjësor të të gjithë impiantit 110 KV.

Siç njofton ministria Infrastrukturës dhe Energjisë në këtë nënstacion u ndërtua edhe sistemi i ri SCADA, i cili siguron operim të shpejt, të sigurt dhe që krijon akses për komandimin nga distanca, një risi kjo e cila vjen si pjesë e modernizmit në tërësi të sistemit SCADA për të gjithë vendin.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Skerdi Drenova inspektuan nga afër punimet e bëra në këtë nënstacion.

Duke vlerësuar investimin, ministrja Balluku tha se aplikimi i teknologjive të reja në energjetikë rrit efikasitetin në këtë sektor, duke ofruar shërbime më cilësore për qytetarët, por njëkohësisht duke rritur edhe efikasitetin e punonjësve.

“Energjia është një fushë avangardë, një nga fushat ku aplikohen shërbimet e reja, ku aplikohen teknologjitë e reja. Sigurisht ka ardhur duke u përmirësuar edhe në Shqipëri. Të tre ndërmarrjet KESH-i, OST-ja dhe OSHEE-ja kanë investuar në teknologji. Kjo teknologji na ndihmon për të ofruar shërbime më cilësore, por mbi të gjitha për të qenë efektiv dhe efikas dhe për të qenë të lidhur në mënyrë teknologjike me njëri tjetrin, për t’ju përgjigjur dhe për të pasur ndërveprime në kohë reale”, nënvizoi ministrja Balluku.

Ministrja e Infrastrukturë dhe Energjisë shtoi më tej se synimi është aplikimi i sistemit SCADA në të gjitha nënstacionet elektrike, me qëllim automatizimin e kontrolluar, i cili jep mundësi për të identifikuar në kohë reale çdo defekt të mundshëm dhe për të ndërhyrë pa humbur kohë për riparimin e tij.

“Synimi ynë është që të mbulohet i gjithë territori, pra në të gjitha nënstacionet ne të aplikojmë sistemin SCADA, duke krijuar interaktivitet me sistemin SCADA të OSHEE-së dhe duke qenë kështu të gjithë nën një kontroll të automatizuar, për të mos pasur më nevojë për lajmerime nga qytetarët, ose kur teknikët identifikonin problematikën, por tani i kemi të gjitha në kohë reale në sistemin tonë”, u shpreh Balluku.

Drejtori i OST, bëri të ditur ndikimin, që pritet të ketë ky investim në furnizimin me energji elektrike në qytetin e Lushnjes, por edhe zonën përreth.

Investimi në nënstacionin e Lushnjes përfshiu gjithashtu demontimin dhe ndërtimin e dy trakteve të reja 110 kV Plasmas-Fier dhe Plasmas-Kavajë, pajisjet e të cilave ishin mbi 50-vjeçare, totalisht të amortizuara dhe nuk plotësonin kushtet teknike të sigurisë, si dhe u zëvendësuan panelet e vjetra të mbrojtjes dhe komandimit. /e.s/

Next Post
“E blerë nga Berisha”, ish-e dashura e Izet Haxhisë i kthehet kritikëve: Të sëmurë, s’ju dhimbset tjetri

“E blerë nga Berisha”, ish-e dashura e Izet Haxhisë i kthehet kritikëve: Të sëmurë, s’ju dhimbset tjetri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

February 16, 2026

2/3 e të burgosurve janë të pafajshëm, Hoxha: Rama fajësoi Gjykatën dhe jo SPAK-un

February 16, 2026
Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

February 16, 2026

Propozimi i PS, avokati zbulon ‘prapavijën’: SPAK nuk mund t’i drejtohet më GJKKO për pezullime

February 16, 2026
Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

February 16, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

Ish-prokurori: Reforma në Drejtësi ka dështuar, 200 mijë dosje janë të mbartura

February 16, 2026
“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

February 16, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Koha për një ‘rivendosje’ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në

February 16, 2026
‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In