• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rehabilitohet blloku i banimit “Nikollë Mekjashi” në Njësinë 1, Veliaj: “Fokusi te rrugët që lidhin periferinë me qendrën e Tiranës”

by Java News
26/09/2023 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e bllokut të banimit në Rr. “Nikollë Mekjashi” në Njësinë 1, e cila kryqëzohet nga “Kostandin Shpataraku”, “Minella Karajani” dhe “Bajazit Shehu”. Projekti parashikon ndërhyrje në rrjetin rrugor në brendësi të bllokut dhe plotësimin e segmenteve me të gjitha rrjetet e nevojshme inxhinierike, ndriçim e sinjalistikë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se gjatë këtij 4-vjeçari do të investohet në të gjitha akset lidhëse të periferisë me Unazën e Madhe të Tiranës. “E kemi bërë shumë të qartë: Në këtë mandat fokusi do të jetë te rrugët që lidhin periferinë me qendrën e Tiranës, përfshirë të gjitha zonat kufitare ku kalon Unaza e Madhe, në Astir, Farkë apo Shkozë. Këtu jemi në ‘lagjen e korçarëve’ dhe sa herë binte shi, këtu bëhej një rrëke e jashtëzakonshme. Më vjen mirë që, pasi kanë ndodhur legalizimet nga qeveria qendrore, tani vazhdon urbanizimi nga bashkia”, tha Veliaj.

Ai u shprehu mirënjohjen e tij banorëve, që janë treguar të gatshëm të bashkëpunojnë për realizimin e punimeve, të cilat do t’i rrisin vlerën pronës së tyre. “Kemi marrë një dakordësi të jashtëzakonshme nga komuniteti këtu, për t’u tërhequr nga gardhi. E kuptoj se kur tërhiqesh një metër, oborri të del më i ngushtë, por ama ke fituar një trotuar dhe ajo vajza e vogël që do të shkojë te shkolla ‘1 Maji’, do ecë në një hapësirë më të sigurt se sa kur dilte menjëherë në rrugë. Ndaj, besoj se vendimi i qytetarëve për t’iu bashkuar bashkisë, është një shembull për të gjithë të tjerët. Ku vjen bashkia, vjen civilizimi, vjen urbanizimi. Të gjitha këto shtëpi do të vlejnë më shumë kur të mbarojë rrethimi, kur të vendosen kangjellat e bukura e ku vërtet mund të thuash që jeton në Tiranë, jo vetëm si adresë, por edhe si cilësi e investimit,” deklaroi Veliaj.

Vitin tjetër, tha kryetari i Bashkisë, do të vijojë puna me një paketë tjetër investimesh. “Plani për këtë mandat është të mos presim deri në fund për të mbajtur premtimin, por që pa mbaruar kjo stinë dhe ky vit, një pjesë të madhe të investimeve t’i kemi në proces, në mënyrë që vitin tjetër të fillojmë me një paketë tjetër. Ftesa për të gjithë qytetarët është ta mirëmbajmë. Nëse bëjmë një investim të tillë, por pastaj fillojnë improvizimet dhe barrierat, atëherë kemi sabotuar të mirën tonë. Ndaj, besoj që, nëse vazhdojmë me këtë komunikim dhe frymë bashkëpunimi, vërtet do të kemi një komunitet që do ta ruajë këtë aset. Vlera e asetit varet nga vendosmëria e komunitetit për ta ruajtur atë dhe për të mos bërë ndërhyrje, apo kanalizime. Fatmirësisht, të gjitha kanalizimet dhe ndërhyrjet janë bërë. Pra, kush ka një rrjet për të shtuar, mjafton të bashkohet me aksin kryesor të shërbimeve dhe nuk ka nevojë fare për të pasur ato improvizime,” tha Veliaj.

Në projekt është parashikuar edhe ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit, si dhe linjat e telefonisë, internetit dhe të energjisë elektrike.

Next Post
Deputeti gjerman reagon ndaj deklaratës së Vuçiç: E ka gënjeshtrën element qendror të veprimeve të tij

Deputeti gjerman reagon ndaj deklaratës së Vuçiç: E ka gënjeshtrën element qendror të veprimeve të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detajet e dosjes/ Nga akuzat për vrasje, te grupi i Laert Haxhiut! Kristi Bixheku del nga burgu, si “iu zbritën” vitet e dënimit

Detajet e dosjes/ Nga akuzat për vrasje, te grupi i Laert Haxhiut! Kristi Bixheku del nga burgu, si “iu zbritën” vitet e dënimit

October 7, 2026
Modelja Gigi Hadid merr “lumë” kritikash në pasarelën e Parisit, zbulohet shkaku!

Modelja Gigi Hadid merr “lumë” kritikash në pasarelën e Parisit, zbulohet shkaku!

October 7, 2026
Nga Durrësi në Librazhd për të shitur drogë, arrestohet 27-vjeçari! I ndërronte shpesh njësitë e banimit, i gjendet edhe…

Nga Durrësi në Librazhd për të shitur drogë, arrestohet 27-vjeçari! I ndërronte shpesh njësitë e banimit, i gjendet edhe…

October 7, 2026
Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

October 7, 2026
Kreu i ri i SPAK, KLP zgjedh sot pasuesin e Altin Dumanit

KLP ende në ngërç për Kryeprokurorin! Rrëzohet me 6 vota kërkesa e Pjetërnikajt për largimin e anëtarit Vat Staka!

October 7, 2026
Inspektori i Pentagonit: Lufta në Iran ka çuar në mungesë të municioneve në SHBA -

“Dëmi shkon në 3,3 miliardë dollarë!”- Raporti i luftës: SHBA humbi 81 avionë, dronë dhe helikopterë në betejën me Iranin!

October 7, 2026
VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

October 7, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Heshtje e qëllimshme”- Përplasja GJKKO-Avokatë, Meta reagon nga qelia: Situatë e panevojshme, shkak “Ramaforma”! Kuvendi të ndërhyjë

October 7, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

“Qytetarët do të informohen”- Ministrja Ibrahimaj: Prokurimet publike do të gjurmohen nga fondi, deri te fiskalizimi!

October 7, 2026
Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Pas tre fitoreve në Ligën e Kombeve, Shqipëria ngjitet një vend në renditjen e FIFA-s! Edhe Kosova thyen rekordin e vetes

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com