• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rehabilitohet blloku i banimit në Rr. “Mersim Jakupi”, Veliaj: Do rritet ndjeshëm vlera e pronës

by A R
13/08/2024 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rehabilitimin e bllokut të banimit që kufizohet nga rrugët “Mersim Jakupi”, “17 nëntori”, “Gjergj Mehmeti”, “Spartak Deliu”, “Besnik Hidri”, “Princ Vidi”, dhe“Nikolla Ivanaj”, në Njësinë 11. Kryebashkiaku Veliaj tha se ky investim do i rrisë ndjeshëm vlerën pronës. Ai theksoi se Bashkia e Tiranës do të vijojë, edhe gjatë verës, punën për të transformuar lagjet e kryeqytetit, si në qendër, ashtu edhe në periferi.

“Premtimi që kemi bërë është se pavarësisht nëse jemi në ish Bllok apo në periferi, do të punojmë me të njëjtin standard. E gjithë zona këtu, zona e Treshit, e Kodër- Kamzës, kanë qenë zona që janë zhvilluar ndër vite, sidomos në vitet ’90, kryesisht me ato mjetet rrethanore, sakrificat e familjeve që kanë kursyer gjithë lekët e emigracionit për t’u transferuar në Tiranë. Këtu do të shtohet vlera e pronës. Një pronë me gropa septike, pa ndriçim, pa kanalizim e pa hyrje për zjarrfikës apo ambulancë është një pronë pa vlerë. Por, një pronë që i ka të gjitha këto, është një pronë që i shumëfishohet vlera”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se me investimet që po behen në çdo cep të Tiranës, qyteti do të bëhet edhe më i sigurt për të gjithë.

“Për sa kohë ishte me gropa septike, ujë me bote, me ndriçim elektrik, kjo s’mund të quhej Tiranë. Më në fund, po themi që edhe copa e fundit e pazëllit, pra edhe copa e fundit e qytetit, po trajtohet si në kryeqytet. Më vjen mirë që në këtë lagje po bëjmë të gjitha sistemimet e kanalizimet, pra jo më gropa septike dhe jo më derdhje direkt në lum, por nëpërmjet rrjetit të kanalizimeve të qytetit. Çështja e ndriçimit mund të duket si një detaj i vogël urban, por 165 ndriçues janë 165 mundësi për një grua që kthehet vonë natën, për dikë që punon turni i tretë, për një fëmijë që vjen nga shkolla”, nënvizoi ai.

Në fund, Veliaj falenderoi banorët për bashkëpunimin dhe tha se ata e kanë kuptuar që vetëm në këtë mënyrë realizohen punët e mira për qytetin dhe zonën ku ata jetojnë, dhe jo duke u bërë mish për top.

“Njerëzit këtu kanë kuptuar se deri dje kanë qenë mish për top, kontingjent vetëm për të xhiruar gomat e hedhur molotov e bërë zjarr. Ky komunitet ka kuptuar se nuk bëhet më mish për top për askënd. Na kanë dhënë besimin, pikërisht se besojnë në këtë mentalitet të ri dhe në këtë frymë të re. Shumë mirënjohje komunitetit, faleminderit për durimin dhe me krahë të lehta gjithë grupit!”, përfundoi ai.

/a.r

Next Post
Dogji 10 ha tokë dhe 320 rrënjë ulliri, arrestohet 63-vjeçari në Vlorë

Dogji 10 ha tokë dhe 320 rrënjë ulliri, arrestohet 63-vjeçari në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

September 27, 2026
Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

September 27, 2026
Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

September 27, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Urrejtja civile

September 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 28 Shtator 2026

September 27, 2026
Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

September 27, 2026
Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

September 27, 2026
Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com