• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjistrohet “Kukës International Airport”, ja kush janë dy aksionerët

by Java News
21/02/2019 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy kompanitë që fituan të drejtën e koncesionit për aeroportin e Kukësit për një periudhë 35 vjeçare kanë regjistruar së fundmi shoqërinë tregtare për këtë nismë. Në 31 janar 2019 pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit  është regjistruar “Kukës International Airport” me dy aksionerët e saj “Global Technical Mechanics” dhe Bami sh.p.k ku i pari zotëron 30 për qind të aksioneve dhe i dyti 70 për qind të tyre.

Shoqëria e re ka për administrator Ridgers Memën dhe ka një kapital fillestar 10 milionë lekë. Referuar objektit të aktivitetit që do të ketë shoqëria thuhet se “shoqëria Koncesionare ” KUKES INTERNATIONAL AIRPORT ” SHPK, është subjekt i themeluar për qellim te veçante dhe ka objekt veprimtarie zbatimin dhe përmbushjen e kushteve te Kontratës se Koncesionit qe do te lidhet midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (Autoriteti Kontraktues) dhe kësaj shoqërie koncesionare, me objekt: “Rikonstruksion, Operim dhe Transferim i Aeroportit te Kukësit, si dhe kryerjen e çdo aktiviteti tjetër të nevojshëm, ndihmës apo plotësues ne funksion të zbatimit dhe përmbushjes së kushteve të kontratës së koncesionit”.

Në 11 janar 2018 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije se fituesi i procedurës së koncesionit për Aeroportin e Kukësit ishin dy kompani të cilat në planin e tyre parashikonin një investim rreth 8 milionë euro. Në njoftimin e bërë nga ministria një nga arsyet që çuan shpalljen fitues të kompanive ishte një marrëveshje e operatorëve me kompaninë holandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve

Kush janë dy kompanitë e koncesionit

Global Technical Mechanics është një kompani e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në vitin 2017 e cila ka ndër të tjera në objekt të aktivitetit të saj “shërbime në fushën e Aviacionit Civil dhe në fushën e ndërtimit, përfshirë por pa u kufizuar në: Planiflkim të punimeve aeroportuale. Operim dhe menaxhim aeroportual. Siguria ajrore dhe siguria në fluturim. Proceset përgatitore për certifikimin e aeroporteve. Manualet aeroportuale. Përgatitje e planit mjedisor dhe të zhurmave krijuar në aviacionin Civil. Ndërtim të pistës së fluturimit, zonës lëvizëse midis pistës dhe platformës së parkimit të avionëve. Menaxhimi i linjave ajrore dhe personel profesionist për menaxhim operacional aeroportual”. Shoqëria ka si aksioner të vetë Ridgers Mema. Ky i fundit zotëron 66% të aksioneve te kompania AL.GLOBAL OIL që në janar 2018  finalizoi blerjen e Uzinës së Naftës në Fier për 5 milionë dollarë, pas një ankandi të bankave për shitjen e uzinës që prodhonte bitum, pjesë e rafinerisë ARMO.

Nga ana tjetër shoqëria Bami sh.p.k është një kompani ndërtimi e cila në objekt të aktivitetit ka punime të përgjithshme dhe speciale ndërtimi. Ndërtim rrugësh, autostrada, mbikalime, hekurudha, tramvaji, metro, pista aeroportuale. Kompnia është krijuar që në vitin 1999 dhe ka si aksioner të vetëm Besnik Bamin. Në vitin 2017, të ardhurat e Bami shpk ishin rreth 9 milionë euro dhe fitimet rreth 1.1 milionë euro.

Të dhëna mbi llojin e investimeve që do kryhen

Investimi parashikon rehabilitimin dhe operimin e Aeroportit të Kukësit, duke bërë zgjerimin e pistës së aeroportit, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, zgjerimin e zonës së parkingut etj. Aeroporti do të ketë qëllim të funksionojë si aeroport për transportuesit me kosto të ulët duke qenë se për nga infrastruktura, thjeshtësia dhe teknologjia e tij, ai i përshtatet modelit të biznesit të linjave ajrore me kosto të ulët.

Pista për avionët në flotën e linjave ajrore me kosto të ulët, do të zgjerohet deri në një gjatësi prej 2.200 metra, dhe do të ketë kodin me numrin 4. Me rritjen e kodit do të rritet edhe gjerësia e pistës në 45 metra. Me qëllim të zgjerimit  dhe zonave të sigurisë do të bëhet një shtesë prej 66.000 m2 të zonës së aeroportit. Zgjerimi i propozuar i terminalit të udhëtarëve do të jetë nga aktualisht 600 m 2 deri 3.800 m 2 ose me fjalë të tjera do të bëhet zgjerimi i terminalit maksimumi deri në stacionin e zjarrfikës./Monitor.

Next Post
Protesta/ Mbi 1500 forca policie në terren, nisen pak autobusë nga rrethet

Protesta/ Mbi 1500 forca policie në terren, nisen pak autobusë nga rrethet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com