• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjisorja e krahason Ramën me Hitlerin: Ai të vendosë për shallvaret por…

by A R
20/03/2018 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artistët vazhdojnë ta kundërshtojnë fuqishëm planin për prishjen e Teatrit Kombëtar, dhe ndërtimin e një tjetri në vend të tij.

Regjisorja Sesilia Plasari ka bërë një shkrim, ku ngre dyshime për qëllimet e vërteta të prishjes së këtij teatri, dhe ndërtimit të një të riu.

“Aktorët, si gjithë qytetarët, kanë arsye të mos jenë të bindur se teatri duhet të prishet dhe jo të restaurohet ose të rindërtohet.

Nuk janë të bindur se po bëhet më e mira. Ata kanë dyshimin se teatri po përdoret në favor të ndërtuesve e se po i «hahet» sipërfaqja. Ata kanë ndjenjën e fajit se me pretekstin e një teatri, i cili duhet të prishet e të bëhet i ri, i hapet rruga betonizimit të gjithë një lagjeje në qendër të Tiranës. Ata nuk duan që teatri të bëhet shkas për afera korruptive e kriminale e që ata ta ndjejnë veten të përdorur pa dashje e pa kuptuar.

Ata duan transparencë. Në rast se ata do bindeshin që teatri duhet prishur, nga profesionistë me besueshmëri dhe integritet, atëherë dhe vetëm atëherë do shtronin për reflektim çështjet pasardhëse: do donin të thellohet reflektimi se çfarë duhet të bëhet në rastin e keq të prishjes. A do ishte më mirë të rindërtohej i njëjti teatër, si një e tërë, e pacopëzuar eksperimentalisht, (gjë që për mendimin tim personal është zgjidhja e vetme e denjë për qytetin) – apo një tjetër”, shkruan ajo.

“Një kryeministër mund të vendosë – pa pyetur familjarët – për shtëpinë e vet dhe për letrën e mureve të zyrës së tij, – madje dhe kjo është e tepruar se është zyrë shteti dhe ajo nuk i pëlqen patjetër kujtdo – mund të vendosë për shallvaret dhe kollaret – edhe kjo në jetën zyrtare lë shkas për diskutime – por jo për gjithë Shqipërinë. Ka dhe njerëz të tjerë që jetojnë në të, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në vendimmarrje. Edhe një shtëpi kur bëhet, llogariten nevojat dhe shijet e të gjithë pjesëtarëve të familjes, jo më një shtet. Ka njerëz të ndershëm që mund të preken nga sinqeriteti i tij kur kryeministri deklaron duke këmbëngulur në televizion «Unë e dua Shqipërinë».

Është kollaj ta besosh si të vërtetë, se përndryshe për ç’arsye do t’i kushtohej transformimit të saj sipas shijes së vet për 18 vjet rresht? Por duhet pasur kujdes se sinqeriteti nuk është garanci. Gjithë të tjerët, që e duan dhe ata vendin e tyre, nuk duhet ta ulin vigjilencën për Shqipërinë që duam, përderisa edhe një Hitler e donte me ngulm Gjermaninë, por e donte ashtu siç i thoshte mendja atij dhe nuk dyshoi asnjë çast, deri në bunker, se mund edhe të mos kishte të drejtë”, vijon Plasari./a.m.

Next Post
FOTOT/ I shpëton përdhunimit duke u hedhur nga kati i 6-të, por modelen e presin me pranga

FOTOT/ I shpëton përdhunimit duke u hedhur nga kati i 6-të, por modelen e presin me pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In