• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Refuzon ftesën e Berishës edhe “Mundësia”/ Kapri: Nuk mund të ulemi me të akuzuarit për korrupsion. I kemi dërguar ftesë Qorit, por…

by Os De
07/01/2026 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i ftuar në studion e News24, ka komentuar ftesën e Partisë Demokratike dhe të kreut të saj, Sali Berisha, drejtuar partive politike për t’u ulur në një tryezë bashkëpunimi kundër qeverisë së Partisë Socialiste. 

Kapri u shpreh se Partia Mundësia nuk mund të jetë pjesë e një tryeze ku, sipas tij, drejtuesit kryesorë janë figura të akuzuara për korrupsion. Ai përmendi konkretisht emra si Sali Berisha, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu, duke theksuar se mungesa e besueshmërisë në luftën kundër korrupsionit e bën të pamundur një bashkëpunim të tillë. 

“Nuk mund të ulemi në një tryezë ku krerët e saj janë të akuzuar për korrupsion. Ne e shohim korrupsionin si problemin kryesor në Shqipëri sot dhe pa besueshmëri në këtë aspekt, nuk mund të na kenë nga pas qytetarët,” u shpreh Kapri. 

Ai shtoi se Shqipëria ka nevojë për një model të ri politik, ku ndëshkimi i korrupsionit të jetë thelbësor dhe ku bashkëpunimet të mos kenë si qëllim goditjen e drejtësisë apo mbajtjen e karrigeve politike. Sipas tij, çdo tryezë politike duhet të synojë reforma reale dhe jo interesa personale. 

Deputeti i Partisë Mundësia bëri të ditur gjithashtu se kjo forcë politike ka organizuar tryeza të hapura me intelektualë dhe gazetarë, si pjesë e vizionit të saj për dialog publik. Në këtë kuadër, Kapri zbuloi se Partia Mundësi i ka dërguar një ftesë për bashkëpunim edhe Lëvizjes Bashkë, të drejtuar nga Arlind Qori, duke lënë të hapur mundësinë e një afrimi në të ardhmen. 

“Ne kemi bërë tryeza me intelektualë të vendit, me gazetarë. Në tryezën që ne bëmë i çuam një ftesë Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorit që nuk e vlerësuan, ndoshta në një moment tjetër”, tha ai. 

Next Post
Shkrimi i Wall Street Journal: Trump kërkon ta blejë Groenlandën, jo ta marrë me mjete ushtarake

Shkrimi i Wall Street Journal: Trump kërkon ta blejë Groenlandën, jo ta marrë me mjete ushtarake

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 days ago

    Ju lumte qe rrefuzoni hajdutet,sic eshte monstra e vicidolit,me hajdutet e tije,keshtu fitoni besimin tek votuesit.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Big Oil kërkon garanci nga Trump për Venezuelën/ Kompanitë e naftës përgatiten për takimin në Shtëpinë e Bardhë

Big Oil kërkon garanci nga Trump për Venezuelën/ Kompanitë e naftës përgatiten për takimin në Shtëpinë e Bardhë

January 9, 2026
“Përfaqësojnë parti pa emër dhe pa elektorat”, iniciatori i Kuvendit të Veriut sulmon aleatët në tryezën e PD

“Përfaqësojnë parti pa emër dhe pa elektorat”, iniciatori i Kuvendit të Veriut sulmon aleatët në tryezën e PD

January 9, 2026
Analizë/ SHBA nuk përjashton përdorimin e forcës për Groenlandën, çfarë do të thotë kjo për NATO-n

Analizë/ SHBA nuk përjashton përdorimin e forcës për Groenlandën, çfarë do të thotë kjo për NATO-n

January 9, 2026
Moti i keq, anija me flamurin e Tanzanisë mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales në Lezhë

Moti i keq, anija me flamurin e Tanzanisë mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales në Lezhë

January 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 10 Janar 2026

January 9, 2026
E RËNDË! Po fliste para gazetarëve, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë (VIDEO)

E RËNDË! Po fliste para gazetarëve, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë (VIDEO)

January 9, 2026
Një shkëndijë elektrike dyshohet se shkaktoi zjarrin te “5 Maji”, kryhet ekspertiza nga grupi hetimor

Një shkëndijë elektrike dyshohet se shkaktoi zjarrin te “5 Maji”, kryhet ekspertiza nga grupi hetimor

January 9, 2026
Berisha i jep ‘strategjinë’ partive opozitare: Ministrat sulmojini me vezë dhe domate! Ata e kanë fajin për…

Berisha i jep ‘strategjinë’ partive opozitare: Ministrat sulmojini me vezë dhe domate! Ata e kanë fajin për…

January 9, 2026
”Të vijë e të më dalë përballë”, djali i Kadri Roshit sulmon gazetarin: S’ka marrë asnjë lek nga Servet Pëllumbi! Ai kishte mik Nanon…

”Të vijë e të më dalë përballë”, djali i Kadri Roshit sulmon gazetarin: S’ka marrë asnjë lek nga Servet Pëllumbi! Ai kishte mik Nanon…

January 9, 2026
Shpërndanin lëndë narkotike në Lezhë, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë

Shpërndanin lëndë narkotike në Lezhë, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In