Shqiptari Shkodran Mustafi që luan me Valencian është kthyer në qendër të mediave ditët e fundit duke hapur shumë diskutime, pasi gjatë konferencës refuzoi që të fliste me birrën mbi tavolinë, me argumentin se është mysliman.
Gjesti i futbollistit ka sjellë reagimin ironik të priftit katolik Dom Gjergj Meta.
“Birra nuk te shtin ne mekat pse qendron mbi tavoline, por kur e merr dhe e pin e pastaj ka edhe birre pa alkol thone … 🙂 Keshtu i bie me u zhduk te gjitha femrat nga qarkullimi ne Durres, sepse jam une prift…”, – shkruan Dom Gjergji.