• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma në drejtësi drejt referendumit

by
15/10/2015 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS / Gjithnjë e më shumë në qarqet politike dhe ato parlamentare, po shqyrtohet alternativa që paketa e reformës në drejtësi të kalojë në referendum. Shkak për këtë është bërë kundërshtimi i deritanishëm i PD-së për të dhënë konsensusin për këtë reformë si dhe për të votuar në favor të kësaj në Kuvend. Për të miratuar reformën në drejtësi duhen minimalisht 96 vota. Mazhoranca nuk i ka votat në Kuvend që ta kalojë e vetme këtë reformë ndaj duhen edhe votat e PD-së. Situata duket pak më e ndërlikuar pasi edhe LSI, parti aleate kjo në qeveri, ende nuk ka dalë me një vendim të qartë nëse do ta mbështesë apo jo me vota në Kuvend reformën në drejtësi. Këtu qëndron “thembra e Akilit”,  për votim në Kuvend, të cilën po përpiqet të shfrytëzojë edhe PD-ja.

Letra më e fundit e kreut të shtetit Bujar Nishani drejtuar Kuvendit, ka zbardhur në një farë mënyre edhe arësyet se përse PD nuk dëshëron të votojë reformën në Kuvend. Ndonëse krerët më të lartë të PD-së kanë bërë “kujdes” që të mos deklarohen hapur se nuk do t’i japin votat në Kuvend për këtë reformë, nëpërmjet disa qëndrimeve sporadike, por edhe nga disa artikulime si ai Nishanit, apo ndonjë gjyqtari që njihet për afërsinëë që ka me këtë forcë politike, është bërë e qartë se deri në këto momente ajo nuk ka vullnetin për ta votuar reformën në fjalë. Edhe drafti alternativ i përgatitur nga kjo forcë politike, mësë shumti ka parasysh persona të caktuar që të vijojnë të jenë pjesë e trupës gjyqësore, sesa një reformë që do ta shkëpuste përfundimisht drejtësinë nga ndikimi politik.

Megjithë instistimin e ndërkombëtarëve që PD të mbështesë reformën në drejtësi, deri më tani nga selia blu nuk ka asnjë qëndrim përfundimtar për këtë çështje. Ajo që është e qartë tashmë është fakti se procesi I reformës në drejtësi, dakordësia apo kundërshtit nuk janë më në dorë të kryetarit aktual të PD-së Lulëzim Basha, por në dorë të ish kryeministrit Sali Berisha. Kjo është provuar edhe nga takimet që kanë pasur me Berishën ambasadori amerikan Donald Lu dhe kryesuesi i misionit të OPDATE. Reforma në drejtësi ka qenë kryefjala e këtij takimi, si dhe insistimi I ndërkombëtarëve që PD të votojë reformën në drejtësi.

Ndërkohë Berisha duket se u është përgjigjur ndërkombëtarëve, nëpërmjet letrës që Nishani dërgoi në Kuvend. Nga ana tjetër mësohet se Berisha po e shfrytëzon këtë moment edhe për një rikapitalizim të tij politik. Kjo do bëjë që ai ta fusë procesin në rrugë pa krye, në përpjekje për tu faktorizuar sa më shumë në marrëdhënie me ndërkombëtarët.

Në këto kushte është bërë e qartë se loja e tij personale mund të lërë në mëshirë të fatit miraktimin e refomës në drejtësi. Në këtë kompleksitet rrethanash po shihet mundësia nga mazhoranca që paketën e reformës në drejtësi ta kalojë edhe në referendum. Një praktikë kjo e ndjekur për miratimin e Kushtetutës në vitin 98. Ky opsion tashmë duket se po qëndron mbi tavolinën e krerëve të mazhorancës, nëse nuk arrihet një konsuensus për miratimin e reformës në drejtësi. Nga ana tjetër mësohet se edhe vetë ndërkombëtarët nuk e kanë rrëzuar apriori një opsion të tillë në kushtet kur duket se për ta po bëhet gjithnjë e më e pamundur onsususi tashmë i Berishës që PD të japë votat në Kuvend për reformën në drejtësi.

Nga Armando Meta

Next Post

“Nuk kam penis, por kam bërë seks me mbi 100 femra dhe asnjëra nuk e ka zbuluar”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com