Klubi i Patriotëve të Rinj ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste përpara ambasadës maqedonase në Tiranë.
Përmes një delarate për shtyp, të rinjtë njoftojnë se tubimi do të zhvillohet ditën e premte, ora 11:45, përpara ambienteve të ambasadës.
Protesta e të rinjve zhvillohet në mbështetje të partive politike shqiptare në Maqedoni, ndaj të cilave Presidenti George Ivanov refuzoi formimin e qeverisë së re, duke mos pranuar kushtet e shqiptarëve./b.d