Ky është momenti tronditës kur tre refugjatë të armatosur me një thikë të madh dhe “pepper spray” sulmuan gazetarët në Kalé të Francës, në vendin e njohur si xhungla.
Regjizorja holandeze Maaike Engels ishte duke filmuar me kolegun e saj, Teun Voeten, kur papritur sulmohet nga tre meshkuj të cilët e shtyjnë dhe e hedhin mbi një tendë teksa u përpoqën t’i vidhnin kamerën.
Engels vazhdoi të filmonte edhe pse u përpoq që të përballej më një nga refugjatët, i cili mbante një thikë në dorë, deri sa disa refugjatë të tjerë erdhën dhe i ndihmuan duke i larguar kërcënuesit.