• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Banda e gjyshëve në Londër, vjedhje e denjë për filma

by A R
20/01/2016 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër burra të moshuar, nga 60 deri në 76 vjeç, arritën që më 4 prill të vitit 2015 të hapin 73 nga 999 kasetat e sigurisë të Kompanisë Safety Deposit, një argjendari private plot ar dhe kartëmonedha, pikërisht ato që mbanin thesarin më të madh, dhe arritën të marrin 20 mln paund, dhe i fshehën në varrin e familjes së Jones, në varrezat Edmonton.

“The Castle” është një pijetore e vogël në rrugën Pentonville në veri të Londrës. Një vit më parë, çdo të premte pasdite katër burra të moshuar pinin birrë në një tryezë të vetmuar diskutonin në heshtje.

Ata ishin John Collins, 75 vjeç, Daniel Jones, 60, Terry Perkins, 67 vjeç, dhe Brian Reader, 76. Ata flisnin për gjërat që flasin të moshuarit: Dobësimi i fuqive, diabeti, pensioni që nuk është kurrë i mjaftueshëm, shkruan La Stampa.

Edhe për një ndërtesë që ishte pak metra larg pijetores, ku ndodhej Kompania Safety Deposit, një argjendari private plot ar dhe kartëmonedha.

Skena filmi

Procesi në Gjykatën Woolwich Crown lejoi të zbulohej çdo detaj të vjedhjes së pensionistëve, më i madhi që Britania kujton të ketë ndodhur dhe që ka nisur të xhirohet një film, sepse nuk është nevoja që t’i shkruhet skenari.

Brian Reader jetonte në Dartford, dhe vinte me tren në stacionin e Urës së Londrës, ku të tjerët e merrnin me makinë. Për të udhëtuar, përdorte Freedom Pass, leja e udhëtimit e dhënë për të moshuarit. Banda i kaloi muajt shkurt e mars duke bërë inspektime në zonën e quajtur Hatton Garden. Survejonin kamerat, alarmet, portat e mëdha të çelikut dhe muret e larta.

Të fortë nga përvoja e tyre si hajdutë në vitet ’80, të katërt e kuptuan shpejt se dyert e argjendarisë së Thesarit nuk mund të hapeshin kollaj. Por kishte një zgjidhje: Hilti DD350, një matrapik që arrin të bëjë tre vrima të mëdha në mur.

Nuk ishte e vështirë të mësoje përdorimin e saj, mjafton ta shikoje në Youtube.

2 prill 2015, në prag të një fundjave gjatë Pashkëve, anëtarët e grupit u ritakuan në Hatton Garden. Reader kishte në kokë një kapuç të verdhë, Collins i jepte furgonit Ford Tranzit. Jones, Perkins dhe Carl Wood, një bashkëpunëtor të cilit iu tregua aq sa duhet të dinte, u veshën si punëtorë. Ishte dhe një tjetër burrë me flokë të kuqe që i priste ata, i njohur me nofkën “Basil”, njeriu më i rëndësishëm nga të gjithë, ai që kishte çelësat e ndërtesës. Disa orë më vonë, kur argjendari i fundit doli si zakonisht për lehtësi duke përdorur derën e sigurisë, Basil ishte brenda tashmë duke futur nga e njëjta derë bashkëpunëtorët.

20 milionë stërlina

Për të evituar sistemet e alarmit, hajdutët kaluan nga boshti i ashensorit, dhe shpuan një mur betoni në tre vrima, të mjaftueshme sa për të kaluar një person. Por nga ana tjetër, u doli një e paparashikueshme: një dollap i blinduar që jo vetëm që nuk çahej por as nuk spostohej nga vendi, as me mjetet hidraulike që hajdutët kishin marrë me vete. Kjo bëri që hajdutët të dilnin e të shkonin në shtëpi, duke menduar të hiqnin dorë.

Por të shtunën e 4 prillit shkuan në Machine Mart, për të blerë një mjet akoma më të fuqishëm, dhe në orën 8 të darkës ishin kthyer përsëri tek argjendaria, por kësaj radhe pa Reader-in dhe Wood që hoqën dorë nga aksioni nga frika se mos përfundonte keq.

Të tjerët arritën të hapin 73 nga 999 kasetat e sigurisë, pikërisht ato që mbanin thesarin më të madh, dhe arritën të marrin 20 mln paund, dhe i fshehën në varrin e familjes së Jones, në varrezat Edmonton. Policia arriti t’i kapë falë gjurmimeve në telefon. Por ende vazhdon të jetë i lirë i ashtuquajturi “Basil”, shefi i grupit, personi që kishte çelësat dhe dinte se cilat kaseta duheshin hapur.

pleqte pleqte1 pleqte2 pleqte3

Next Post

Seks me prostituta, rrënuese për xhepat e pensionistëve në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In