• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Refugjatët, Kodheli: Marrim rolin tonë sipas një plani ndërkombëtar

by Java News
19/10/2016 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë punimve të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore (Southeastern European Defense Ministerial, SEDM), që u mbajt në Romë, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi takime dypalëshe me ministren e Mbrojtjes të Italisë Roberta Pinotti dhe atë turk Fikri Işık. Në takimin me homologen e saj italine, ministrja e Mbrojtjes znj. Kodheli e falenderoi Pinotti për mbështetjen që Forcat e Armatosura të Italisë kanë dhënë për Forcat e Armatosura shqiptare, si në logjistikë, edukim ashtu edhe në trajnim.

Të dyja bashkëbisedueset vlerësuan nivelin e lartë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe veçanërisht atë në fushën e mbrojtjes. Ministrja Kodheli vlerësoi kontributin e madh të Italisë në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it, për të cilin e njohu bashkëbiseduesen e saj me vendimin e Shqipërisë për të dyfishuar kontributin e Forcave të Armatosura në këtë mision pas kërkesës së autoriteteve ushtarake të NATO-s.

Dy personalitetet vlerësuan bashkëpunimin në kuadër të misionit Resolute Support në Afganistan, ku shumë shpejt Forcat e Armatosura shqiptare do të kontribuojnë përkrah atyre italiane në Herat. Sa i përket krizës së refugjatëve, ministrja Kodheli shprehu gatishmërinë e vendit tonë për të marrë përgjegjësitë që i takojnë si pjesë e një plani ndërkombëtar, si dhe e njohu ministren Pinotti me pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin e NATO-s në Detin Egje.
Gjatë Ministerialit të SEDM ministrja Kodheli zhvilloi një takim dypalësh edhe me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë Fikri Işık.

Ministrja Kodheli përfitoi nga rasti të falënderojë homologun e saj turk për ndihmën dhe mbështetjen bujare që vendi i tij ka dhënë për Forcat e Armatosura shqiptare. Dy ministrat vlerësuan nivelin e lartë të bashkëpunimit që dy forcat tona të armatosura kanë në kuadër të misionit Resolute Support në Afganistan, ku FA shqiptare shërbejnë nën komandën e FA turke në Kabul.

ma.me

Next Post
4 shqiptarë mbahen në kushte çnjerëzore në rajonin e Igumenicës

4 shqiptarë mbahen në kushte çnjerëzore në rajonin e Igumenicës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nëse Basha ishte i kapur me dy dosje, Berisha me sa dosje është i marrë peng nga pushteti?

Nëse Basha ishte i kapur me dy dosje, Berisha me sa dosje është i marrë peng nga pushteti?

January 20, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

Presidenti ukrainas merr ftesën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Zelensky: S’mund të qëndroj krah Putinit

January 20, 2026
Berisha kundër dhunës: Rama ikën me revoltë popullore paqësore! Të zaptojmë Bulevardin derisa të largohet

Berisha kundër dhunës: Rama ikën me revoltë popullore paqësore! Të zaptojmë Bulevardin derisa të largohet

January 20, 2026
Si vinin skedina dhe organizonin baste sportive, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë: 200-en time mbaje…

Si vinin skedina dhe organizonin baste sportive, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë: 200-en time mbaje…

January 20, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Ftesa e Trump për Ramën/ Leka: Shqipëria vend lakmues në sferën globale. Asnjë shpresë që Berishës t’i hiqet ‘non grata’

January 20, 2026
Lukashenko akuzon: Kievi ka hedhur raketa drejt Bjellorusisë

Lukashenko: Bordi i Paqes për Gazën mund të ndihmojë edhe për Ukrainën

January 20, 2026
Mot i keq me stuhi përfshin jugun e Italisë, shemben rrugë e varreza, mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat

Mot i keq me stuhi përfshin jugun e Italisë, shemben rrugë e varreza, mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat

January 20, 2026
“Alarmante mungesa e energjisë në QSUT”/ Alimehmeti: Që prej tetorit spitali pa kontratë mirëmbajtje për gjeneratorët. Më 24 janar në shesh..

“Alarmante mungesa e energjisë në QSUT”/ Alimehmeti: Që prej tetorit spitali pa kontratë mirëmbajtje për gjeneratorët. Më 24 janar në shesh..

January 20, 2026
“Babai ka 8 muaj që lufton me jetën”, Redon Makashi rrëfen sfidën me sëmundjen e pashërueshme

“Babai ka 8 muaj që lufton me jetën”, Redon Makashi rrëfen sfidën me sëmundjen e pashërueshme

January 20, 2026
105-vjetori i Batalionit të Xhenios, Vengu: Forcimi i këtij reparti me mjete, objektivi ynë

105-vjetori i Batalionit të Xhenios, Vengu: Forcimi i këtij reparti me mjete, objektivi ynë

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In