• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reformimi i Partisë së Punës dhe ndarja nga e kaluara nën udhëheqjen e Nanos! Partia Socialiste feston sot 34 vjetorin e themelimit

by B K
12/06/2025 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste u themelua më 12 qershor 1991. Gjatë punimeve të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH), lidershipi komunist i asaj kohe e bëri të qartë që partia duhej rithemeluar mbi principe të reja demokratike, me një organizim, program dhe kryetar të ri, si dhe që PPSH nuk mund të ekzistonte më në asnjë formë të asaj që kishte përfaqësuar në të shkuarën.

Në këtë mënyrë, u shpërbë e gjithë byroja politike dhe anëtarësia e vjetër e partisë si dhe u zgjodh kryetari i ri Fatos Nano, i cili kishte shërbyer edhe si kryeministër nga 22 shkurti deri më 5 qershor të atij viti. Nano nisi reformimin e brendshëm të partisë, duke krijuar një anëtarësi të re, si dhe me një program politik të bazuar te ekonomia e tregut.

Megjithëkëtë, PS nuk arriti ti fitonte dot zgjedhjet e para demokratike të 22 marsit 1992, edhe për shkak se ajo kishte qenë partia në pushtet gjatë tranzicionit të butë të ndërrimit të sistemit politik.

Pavarësisht humbjes së thellë në zgjedhjet e përgjithshme elektorale, tre muaj më vonë, PS, arriti të siguronte fitoren me një rezultat të ngushtë në zgjedhjet lokale të korrikut 1992. Viti 1993 do të sillte dhe arrestimin e kryetarit të partisë Nano, i cili do të fillonte që ta udhëhiqte PS nga burgu, duke kërkuar dhe pasur dhe mbështetjen e anëtarësisë gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore.

Gjatë këtyre viteve në opozitë, PS do të arrinte të krijonte figura të reja politike në radhët e saj, të cilat do të frymëzonin edhe një frymë të re opozitarizmi ndaj Partisë Demokratike në pushtet. Por megjithatë, në një klimë të tensionuar politike, PS do ta kishte të vështirë që të fitonte zgjedhjet e përgjithshme elektorale të majit 1996, si dhe zgjedhjet lokale që pasuan në tetor të po të njëjtit vit.

Viti 1997 do të shënonte rënien e skemave piramidale në Shqipëri, dhe për pasojë do të sillte humbje të mëdha ekonomike te njerëzit që kishin investuar në to, duke sjellë dhe një destabilitet të madh politik. PS do të arrinte që të fitonte zgjedhjet e parakohshme elektorale të qershorit të vitit 1997 dhe do të qëndronte në pushtet për dy legjislatura.

Pushteti do të kalonte nga njëri kryeministër socialist tek tjetri, duke filluar me kryeministrat e rinj në moshë, Majko dhe Meta, dhe në vitet e fundit të qeverisjes do të ishte vetë Fatos Nano që do të udhëhiqte jo vetëm partinë por edhe qeverinë. Gjatë kohës së qëndrimit në pushtet (1997- 2005), PS do të zhvillonte diskutime të brendshme të mëdha për marrëdhëniet ndërmjet statutit të brendshëm të partisë dhe qeverisjes, dhe nëse roli i kryetarit të partisë duhej të përputhej me rolin e kryeministrit.

Debat i cili nga ana praktike u zgjidh me zgjedhjen e Nanos edhe si kryetar partie, por edhe si kryeministër, dhe me krijimin e një partie të re politike në shtator të vitit 2004 nga kundërshtarët e tij që lanë PS për të krijuar Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) nën udhëheqjen e Ilir Metës.

Pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme elektorale të 3 korrikut 2005, Nano dha dorëheqjen dhe brenda PS nisën përgatitjet për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, që në konkurrencën midis Edi Ramës dhe Rexhep Mejdanit, fitoi me shumicë votash Edi Rama. (Newsbomba.al)

Next Post
Ankimimi i PD në Kolegj Zgjedhor për qarqet Kukës, Korçë dhe Gjirokastër! Shtyhet seanca e parë, mungoi Shkëlqim Shehu

Ankimimi i PD në Kolegj Zgjedhor për qarqet Kukës, Korçë dhe Gjirokastër! Shtyhet seanca e parë, mungoi Shkëlqim Shehu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin

Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin

December 28, 2025
Kosova provon përsëri, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosova provon përsëri, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

December 28, 2025
Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com