Ankimimi i PD në Kolegj Zgjedhor për qarqet Kukës, Korçë dhe Gjirokastër! Shtyhet seanca e parë, mungoi Shkëlqim Shehu

Është shtyrë seanca e parë në Kolegjin Zgjedhor, ku do të shqyrtoheshin ankimimet e PD-ASHM për rezultatin zgjedhor të tre qarqeve Gjirokastër, Korçë dhe Kukës. Gazetarja Esiona Konomi raporton se shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e Shkëlqim Shehu të Partisë Demokratike që bëri ankimin.

Më 10 qershor, PD, pasi KAS i rrëzoi kërkesën për këto qarqe, iu drejtua Kolegjit Zgjedhor, duke i qëndruar kërkesës për pavlefshmëri rezultati dhe përsëritje të zgjedhjeve. PD nuk paraqiti prova konkrete dhe serioze sipas KAS-it, që të çonin në një rinumërim total, ndryshim rezultati apo në pavlefshmëri dhe ripërsëritje.

Kujtojmë që KAS ka vendosur hapjen e të gjitha kutive të qarkut Tiranë dhe Fier, vendim që u mor nga dy anëtarët e PD në këtë organ, dhe pritet të numërohen votat si për subjektet politike ashtu edhe për kandidatët. KAS ka vendosur gjithashtu, po me votë të anëtarëve të PD, që të hapen 257 kuti në qarkun e Durrësit. Ndërkohë që një ditë më parë, në KAS u hapën 42 kuti votimi, ku u shqyrtuan vetëm votat e kandidatëve të PD, pas pretendimit të Xhemal Gjunkshit se i kanë vjedhur votat brenda partisë.

Hapja e 42 kutive të qarkut të Dibrës tregoi se ka pasur trafikim votash mes kandidatëve të PD. Xhemal Gjunkshit i janë marrë 17 vota, të cilat u kanë shkuar kandidatëve të tjerë në listën e hapur të PD, Përparim Spahiut, i cili rezultoi kandidati më i votuar në listën e PD, i janë dhënë 49 vota tepër.

Gjunkshi i kërkoi KAS-it gjatë mbledhjes që ngushtimi i diferencës me 54 vota në këto kuti tregon se edhe në të tjerat mund të ketë prova shtesë që çojnë në ndryshimin e rezultatit të tabelave, përveçse përgjegjësisë penale të komisionerëve. Por kërkesa për hapjen e kutive të tjera të Dibrës u rrëzua.

Ndërkohë, në fillim të javës që vjen, pritet të nisë rinumërimi i votave për subjektet dhe preferenciale për qarkun e Tiranës, për të vijuar më pas me Fierin dhe me kutitë e Durrësit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka thënë se procesi pritet që të zgjasë deri në 20 ditë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com