• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reformë e imponuar

by A R
24/12/2015 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi

Reforma në drejtësi duket se ka marrë një drejtim. Ajo tashmë po kristalizohet. Aktorët kryesisht politik, duket se po e plotësojnë qëllimin e tyre, kjo për vetë faktin se ata tashmë, çdo mendimi ndryshe i paraqesin si argument për këtë reformë, Komisionin e Venecias. Fatkeqësisht, te dy kampet politike janë në të njëjtën linjë. Kjo tregon dhe një herë se, kjo Reformë nuk bëhet për të mirën e vendit, por për ta kapur drejtësinë.

Komisioni i Venecias

Nëse e shohim me vëmendje, ky komision ka pranuar propozimet e dërguara nga politika. Këto sugjerime politikës shqiptare ju a kanë dhënë po ndërkombëtarët. Pra K.Venecias vetëm sa i noterizoi këto sugjerime. Është ky Komision, i cili kërkon të ndërhyjë dhe në Preambulën e Kushtetutës duke shtuar fjalët “vlerat evropiane” dhe nuk prek thelbin apo dëshirën e popullit shqiptar për bashkimin e trojeve. Nëse ky Komision do kishte sadopak dëshirën e mirë të popullit tonë, do kërkonte që në Preambulën e Kushtetutës të zëvëndësohej fjala “ i Shqipërisë” me fjalën “ Shqiptarë” Mirë po, ky nuk është qëllimi i këtij Komisioni, qëllimi i tijë është që të kënaq servilizmin e politikës shqiptare.

Ky komision, e shikon Kushtetutën si një copë rrobë e cila mundet të arnohet në çdo kohë e në çdo moment. Ajo që është e rëndësishme. Është fakti se në brendësinw e saj, ka një paçavure të vërtetë. Aq sa të vjen turp për të gjithë ata që dalin në mbrojtje të këtyre ndryshimeve të sugjeruara nga K. Venecias. Duket hapur se çdo kush ( të paktën nga juristët) e kupton se nga këto ndryshime, nuk ka reformë por thjeshtë do kryhet eksperimenti i radhës në kurriz të shqiptarve.

Është e kuptueshme se Komisioni i Venecias nuk mundet të deklarojë se kjo kushtetutë ka rënë apo ka humbur funksionin e sajë juridik e moral. Kjo, pasi është ky Komision i cili më 1998-tën, dha pëlqimin për këtë Kushtetutë që kërkojmë ta ridimesionojmë në një formë tjetër.

EURALUS-i.

Në të njëjtën linjë është dhe EURALUSI. Edhe ky organizëm ka 20 vjet në Shqipëri. Po ka dhe kaq vjet që është i dështuar në të gjitha drejtimet.  Këtë e vërteton fakti se, në Kodet e Shqipërisë qoftë civil apo penal, ndërhyrjet janë aq të shumta sa nuk ka njeri që ta kuptojë. Çdo muaj ndryshojnë ligjet sipas dëshirës së politikanve. Kuvendarët tanë, pjesa dërrmuese injorant juridik. Bëjnë çdo lloj ndryshimi pa pasur idenë se përse votojnë. Kështu që kodet tona janë në ditë të hallit. Përgjegjësi për këtë katrahurë mban pikërisht EURALUSI. Kjo pasi është organi që prodhon e kalon ligjet para se ato të aprovohen në Kuvend.

Kushtetuta.

Ashtu siç kamë deklaruar prej tre vjetësh e në vazhdim. Sistemi në Shqipëri ka rënë. Tashmë këtë e tregon qartazi dhe të 60 nenet e sajë që duhet të ndryshojnë. Nëse i ndryshojmë këto nene kushtetuese, del qartazi se vetë Kushtetuta e humbet funksionin e sajë.

Ajo e humbet pasi në nenin 1(një) të faj përcaktohet forma e regjimit. Mirë po, ndryshimet që duan ti bëjnë, ja heq këtë të drejtë pikërisht këtij neni. Prandaj deklarova më lartë se me ndryshimet Kushtetuese po bëhet një eksperiment me shqiptarët.

Nëse do i futemi nene për nen ndryshimeve. Do duheshin faqe të tëra analizash dhe sugjerimesh. Ajo që të bie në sy në tërësinë e propozimeve, është fakti se dhe në shqipërim ato çalojnë. Por, ka dhe një gjë mjaft të vërtetë. Kjo Reformë do t’ju kushtojë mjaft shtrenjë shqiptarve. Në këto ndryshime kërkohet të ngrihen institucione të tjera, të copëtohen ato që janë etj etj.

Gjithashtu, kjo paketë e sjellë si e mirëpritur nga Venecia, ka dhe funksionet e gjykatave, por dhe atë të Gjykatës Kushtetuese. Pikërisht, nëse ndryshimet e bërë në kushtetutë, nuk mundet të animohen në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është një shkelje e hapur e të drejtës për tu ankimuar. Pra çdo gjë është tepër e qartë. Shqipëria duhet të bëjë një reformë për reformë.

Trupi Diplomatik dhe KE e BE

Për këtë reformë. Mjaft aktiv është sidomos ambasadori Donald Lu. Ku, jo radhë ka folur për këtë reformë. Por dhe nuk ka ngelur pa folur dhe për korrupsionin në drejtësi. Të bie në sy një gjë, të gjithë flasin për korrupsion në drejtësi. Të gjithë na e kanë vënë si kusht se, po nuk u bë reforma, nuk mundet të ketë bisedime për në Bashkimin Evropian.

Dakort, po si nuk doli njëherë të vetme z. Donald Lu apo çdokush tjetër të thoshte emra gjyqtarësh e prokurorësh? Dikush thotë se nuk e lejon etika e Diplomatit. Unë pyes. Po të ndërhyjë në punët e një Shteti Sovran, e lejon etika e diplomatit? Të dyja rastet janë kontradiktore me njëra tjetrën. Gjithsesi, duke pasur një nevojë për mbështetjen e ndërkombëtareve, kjo gjë anashkalohet në heshtje. Por nuk mundet të anashkalohet problemi i reformës së kaq kërkuar. Nga njëra anë flitet për korrupsion. Nga ana tjetër bëhen ligje ku kriteret vihen me vjetërsi në sistem Ekzaktësisht 20 vjet duhet të emerohesh në sistemin e drejtësisë.

Kjo nxjerr jashtë loje automatikisht, shtresën e të përndjekurve politik. Këtu e kam fjalën për të përndjekurit rreal. Ata që nuk kishin kurrfarë mundësie të vazhdonin shkollën e lartë në atë sistem e jo më të vazhdonin për Drejtësi. Kësaj i thonë se e gjithë reforma do bëhet brenda llojit. Pra më thjeshtë. Kjo reformë është e dështuar . dhe ndërkombëtarët e dinë mjaft mirë këtë gjë, ata tashmë s’po bëjnë asgjë më shumë se sa po hynë dhe po bëhen pa e kuptuar ndoshta as vetë, pjesë e lojës së politikës Shqiptare.

Reforma

Nëse do ishte një reformë reale. Kuptohet do të kishte kundërshti nga vetë sistemi. Dakortësia e vetë aktrove të sistemit, tregon se kjo është një fasadë. Ashtu siç e kam deklaruar dhe më parë. Kjo Reformë do katandiset si kokoshi me një thelë. Do hiqen disa gjyqtarw e prokurorë dhe do zëvendësohen me ushtarë partie. Kështu ka ndodhur në çdo reformë. Partia qe ka bërë reformën, ka punësuar pas reforme anëtarët e saj. Kështu u bë në arsim, shëndetësi, api kur u bë Statusi i Nëpunësit Civil. Pas daljes së statusit, vërshuan militantët, duke fryrë organikat. Sot në vazhdojmë të paguajmë një vend pune dy e më shumë persona. Kështu që dhe kjo reformë të njëjtën gjë do sjellë.

Nëse nuk e fillojmë nga koka. Nëse nuk e bëjmë Kushtetutën vetë ne shqiptarët, mos të dyshoj askush në dështimin dhe amullinë që do sjelli kjo reformë.

Next Post

Angelina Jolie dhe Brad Pitt çaste të lumtura në Vietnam (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

October 31, 2026
Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

October 31, 2026
Hakimi rekord në Binance, kompania mbulon 90% të kriptomonedhave të vjedhura me vlerë 6.3 miliardë dollarë

Hakimi rekord në Binance, kompania mbulon 90% të kriptomonedhave të vjedhura me vlerë 6.3 miliardë dollarë

October 31, 2026
Avokati Plarent Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, gati kallëzimi penal ndaj punonjësve përgjegjës

Avokati Plarent Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, gati kallëzimi penal ndaj punonjësve përgjegjës

October 31, 2026
Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

October 31, 2026
Leka: Berishës i janë larguar 200 mijë vota, protesta kombëtare tregoi tkurrjen e mbështetjes për PD-në

Leka: Berishës i janë larguar 200 mijë vota, protesta kombëtare tregoi tkurrjen e mbështetjes për PD-në

October 31, 2026
Molotovët në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

Molotovët në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

October 31, 2026
Trump optimist: Po i afrohemi arritjes së një marrëveshje Rusi-Ukrainë

Trump optimist: Po i afrohemi arritjes së një marrëveshje Rusi-Ukrainë

October 31, 2026
Analisti nxjerr prapaskenat nga protesta: Në shesh nuk dalin njerëzit e lirisë, por grupe të dhunshme dhe të paguara

Analisti nxjerr prapaskenat nga protesta: Në shesh nuk dalin njerëzit e lirisë, por grupe të dhunshme dhe të paguara

October 31, 2026
Revolucioni pa popull

Revolucioni pa popull

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In